SMS në DITA
Në 0689073730
Të dashur miq! Shumëkujt prej jush nuk i ka rënë rasti të shohë një pamje të turpshme të degradimit mjedisor në jug të Tiranës, në breg të liqenit artificial. Prej rreth 1 viti, për qindra metra, midis sipërfaqes ujore dhe unazës së madhe të lënë përgjysmë nga Saliu, syri të “çlodhet” e shpirti “të kënaqet” duke parë “male” me mbeturina të çdo lloji: inerte, pisllëqe, qen të ngordhur etj. etj. E mes tyre “hedh shtat e lulëzon” qyteza e romëve me 20-30 “shtëpi” prej teneqeje, plastmasi, kartona, dërrasa… Në vijë ajrore, ky “oaz” pisllëku, shëmtie e turpi, është rreth 4 km nga godina e bashkisë së Tiranës. A do kujtohet ndonjë ditë kjo bashki ta zhbëjë e të eliminojë këtë gjendje skandaloze? Me respekt, Th.N.
