SI KA MUNDËSI?! E dashur DITA! Pyetjen “si ka mundësi?!” dua t’ua drejtoj kukuvajkave dhe laraskave të PD-së, që vetëm me ju në opozitë shtohen vrasjet, djegiet, atentatet e të gjitha llojeve. Ju jeni të predispozuar që të mbizotërojë kaosi në vend, ju kurrë nuk mund të bashkëjetoni me qetësinë, me rregullin, pasi normaliteti për ju është i huaj. Lëreni pas, si një ëndërr të keqe modelin e të menduarit e të vepruarit të MONSTRËS (Sali). I drejtohem ministrit Tahiri: të ngrejë një strukturë të besueshme për zbatim të ligjit, të evidentojë çdo akt terrorist, çdo grabitje me maska, çdo trafik apo kontrabandë, çdo pengmarrje apo atentat që bëhet në këtë vend, do të shohësh se 100 për qind e tyre janë njerëz që për 23 vjet janë nxitur nëpërmjet deklaratave politike dhe pasi ata janë vënë në pranga, janë mbrojtur po me deklarata politike nga faqja e zezë e Shqipërisë (Saliu). Kriminelëve, po u sigurove mbrojtje politike siç ua siguron PD-ja, janë gati për zjarr. Vini re çdo prurje të re në PD, thua se e ka pjellë (Saliu e Jozefina) nga hundët. E vini re prurjen intelektuale në PD, znj.Grida Guma, një intelektuale e kompletuar, një femër plot sharm? Po ç’e do se Grida gjithë natën rebelohet me Zotin pse ai e ka krijuar femër. Jooo, ajo do të jetë mashkull, pasi fare mirë ajo e di se një femër që sillet si mashkull është aq e shëmtuar sa një mashkull që sillet si femër. Mirëpo s’ka si ndodh ndryshe në PD, që femrat të rebelohen me Zotin vetëm pse Zoti i madh nuk ju ka dhënë disa aksesorë të tjerë për të justifikuar sjelljen e tyre vulgare. Shumë e respektuar Grida, mos rri duke vajtur nga një studio në një tjetër, të jesh e sigurt se do të përfundosh në një llafazane të rëndomtë. PD-ja ka nevojë emergjente për mendje të qeta.
Letër e nënshkruar në Dita, Gjon Nezha, Laç.