Një eksperiment social i kryer nga një televizion britanik ka nxjerrë një përfundim shokues. Dy vajza të vogla u shtirën sikur kishin humbur në një qendër tregtare dhe brenda një ore vetëm një grua e moshuar i pyeti ato nëse kishin ndonjë problem. Të paktën 600 të tjerë kaluan pranë tyre indiferentë.
Motrat Uma, 7 vjeçe, dhe Ema, 5 vjeçe, e para me një lodër në dorë, ndërsa tjetra me gishtin në gojë, luajtën rolin sikur kishin humbur në turmën e madhe të njerëzve. Pak metra më tutje, së bashku me ekipin që mbante kamerat e fshehura, ndodhej nëna e tyre.
Por nëse në një kohë të shkuar, shumë prej të rriturve do të kishin ndaluar për t’i pyetur vogëlushet se ku i kishin prindërit, duket se kjo nuk ndodh më. Altruizmi dhe qytetaria duket se ia kanë lënë vendin indiferencës dhe ftohtësisë së njeriut të kohëve moderne.
Vajzat qëndruan për një orë në qendrën tregtare Victoria Place, pranë stacionit Victoria, një nga zonat më të frekuentuara në Londër. Ato madje edhe u ndanë nga njëra-tjetra dhe u vërtitën nëpër turmën e njerëzve që nxitonin, por asnjë nuk ndali hapin as të pyeste nëse kishin nevojë për ndihmë.
Lajmin e publikon versioni online i Daily Mail, e cila dy vjet më parë trajtoi një rast të ngjashëm në Kinë. Në atë kohë, artikulli tregonte historinë e vajze 5-vjeçare në Kinë, e cila ishte aksidentuar nga një makinë, por asnjë nga kalimtarët nuk afrohej për t’i dhënë ndihmë.
Shkrimi titullohej “Vajza që turpëroi Kinën” dhe rasti gjeti vend në mediat e mbarë botës. Vogëlushja e gjymtuar ndërroi jetë pak ditë pas aksidentit, ndërsa sociologët e trajtuan gjatë indiferencën dhe largësinë që sa vjen e rritet mes njerëzve, në një botë ku teknologjia dhe rrjetet sociale pretendojnë të bëjnë të kundërtën.
Pavarësisht se rastet nuk janë të njëjta (sigurisht ai i Kinës është shumë më i rëndë), duket se britanikët nuk ndryshojnë shumë nga kinezët. Dhe nuk janë të vetmit! / Gazmira Sokoli


Dalëngadalë njerëzit do të transformohen 1 00 përqind në ujq!? Pse çuditeni ? Ky është sistemi i dehumanizimit. Ndjenjat humane i nënshtrohen të gjitha parasë. Altruizmi nuk është tipar i kapitalizmit por i socializmit. Individi në kapitalizëm bëhet gjithnjë e me i vetmuar sepse kushdo rreth tij e ka mëndjen vetëm te paraja. Duke e pasur te paraja ose te ngrënia e deles dalëngadale transformohet në ujk. Ata prane ujrave transformohen në peshkaqenë ose krokodilé. Shikojeni vehten në pasqyrë pas këtij komenti? Transformimi ka filluar!?
Perse i ofendon Uqerit?
Njihu me menyren e jeteses se tyre dhe perkujdesjen qe kane ata per njeri tjetrin dhe kerko falje ne forum kundrejt tyre.
ka dhe nje arsye tjeter….. shoqatat e egra te femrave, femijeve, kafsheve etj etj (keto qe luftojne fort per te marre fonde)…..kane arritur qe te vene ligje te tmerrshme per ngacmimet, ndaj femrave, femijeve, dhe kafsheve………askujt nuk ja mban ti afrohet nje femije se gjen belane……. vetem ne shqiperi (shyqyr Zotit) ndodh qe te kapesh nga faqja nje femije…… ne Europe te hedhin prangat…….kjo ka sjelle nje frike tek shoqeria,…..prandaj te panjohurit kalojne dhe i evitojne vajzat
Ka vdekur NJERIU ! Me mire me thene ka ngordhur ! Tani Bota eshte gati per sundimin fuqiplote mbi “njerezit-kafshe” ! Te me falin kafshet , iu kerkoj ndjese ! Ky eshte KAPITALIZMI , rendi i KAPITALI dhe JO i NJERIUT !
Mirese erdhet ne fundin tuaj o qenie ! Pertej ketij caku ……ka mjegull !
Ne kriminalistike “sindroma kitty genoveze” u fut 4-5 dekada me pare; si simbol i “mos-kokcarjes” ne jeten e Metropoleve; Kity, vazje e re u masakrua disa here me thike e vdiq ne shkallet e pallatit; te gjithe e degjuan ne mbremje; asnje nuk nderhyri vete a te therrase Policine. Kur i pyeten me pas, thonin “menduan se e beri dikush tjeter kerkesen per ndihme” Kjo quhet dhe “hollimi i pergjegjesise” kur ka shume njerez perreth. Ne Britani nuk eshte vetem 1) efekti i ftohjes, e nuk eshte puna ima 2) Victoria st. eshte zone eshte arterie e madhe transporti /prinderit mund te jeten afer…3) Njerezit kane sh. ndrojtje tu afrohen femijeve; nuk ka gje me te frikshme se te akuzohesh per…
—
Mese 10 vjet me pare, kisha shkuar per te pare Fishekzjarret per Vit te Ri. Policia me bllokime e trafiku na la 4-5 ore naten ne rruge. Kur permbi 200m larg shoh nje vajze qe ngjitet nga nje skarpate ne trotuar. Sa po afrohej e shoh qe kish dy kepuce ne dore, dridhej nuk dinte ku shkonte, tundej si e tronditur…rruga ishte “dite” nga dritat…asnje nuk levizte. Nuk e di as sot Pse, a ishte “Shqiptari tek une” apo nje ndjenje zemerimi me “humanizmin” si ka mundesi askush s’ben asgje, fus makinen ne trotuar dal jashte e i afrohem..sa i kam prekur doren…U shkri e me “ngeli ne dore” 20 metra me pas e futa ne nje kabine telefoni, marr policine ne tel mobile, e kishte humbur dhe kishte bere “freeze”. Syte tregonin distance nga realiteti e traume ekstreme. Turiste Japoneze, perdhunuar e rrahur barbarisht.
Erdhi Policia ne 3-4 minuta… me pyeten c’ndodhi u thashe se di, me kerkuan emrin e per falenderim u thashe jo, pastaj me ndihmuan te futen prape ne trafikun e ngjeshur. Ne jeten e nje personi (dhe te nje shteti) mireqenia e “nje jete tjeter” nganjhere kane nje pagese te Larte; i.e Izolim e vetmi. Dallohet tek te huajt kur semuren, kane nje hall apo duan dy fjale muhabet. Si dhe po re ne rruge “s’ta ngjet kush doren”
Tarrasi? E kam fjalën për një tip ujku që quhet “ujku politik”ose “ujku shpellar”ose…ose i atyre që rrinë ditë-natë pranë këtyre llojeve? Ujqve të pyllit ju kërkoj falje! Ata përkujdesen për njëri-tjetrin. Eshtë ashtu siç thoni ju? Nderime!
normale qe si ka ndihmu njeri…. se atje te rrasin brenda dhe te akuzojne per pedofili po e me nje femij ne sy…. ka frik dynjaja
Ne qofte se une do te kisha kaluar rastesisht ne ate rruge, me siguri do te isha kalimtari i 601, qe bente indiferentin dhe kjo jo se une jam zemer gur dhe sme dhimbsen femijet, por se ne kohet e sotme, te ndalosh, te perkedhelesh nje femije, qe dikur ka qene mese normale, te akuzojne per pedofili.
Ne nje rast ketu ku banoj, babai mbasi e la djalin e tij mbi dy ore duke luajtur tek lojrat, shkoi te merrte djalin e vet dhe te shkonte ne shtepi, por djali 4 vjecar donte te luante akoma dhe si pasoje filloi te qaje, dhe nje grua plake qe pa kete skene therriti policine dhe kur vjen policia, per dreq djali i tha nga inati qe ky burri seshte babi im dhe si perfundim, burri i botes, per nje kaprico te djalit te vet, kaloi disa ore ne rajonin e policise dhe mos te kishte ardhur gruaja e vet, do ti kishin bete akuzen si pedofil dhe grabites femijesh.
Kjo eshte nje histori e vertete.
Per kete sot ka ikur ndjeshmeria, perkedhelia per te vegjelit, dashuria per femijet qe jane si engjej, qe me levizjet e tyre, te vjen ti “hash”.
Sot njerezit jane bete si shtazet, qe skane asnje lloj dhembshurie dhe dashurie.
Iku koha kur femijet 1 vjec, dilnin dhe luanin te patrazuar ne kendin e lojrave, te pashoqeruar nga prinderit, por te sigurte nga shoqeria e civilizuar.
Ne kapitalizem faktore te denatyrimit apo ftohjes se ndjenjave te mira jane dhe streset qe vine nga ngarkesa ne pune dhe frika e perzjerjes ne situata te panjohura qe mund te te sjellin pasoja qe s’i pret. Por kjo nuk do te thote se nuk ka dhe njerez qe i marrin parasysh kete rreziqe vetem per te ndihmuar. Keta jane sot heronjte e vertete te ketij sistemi.
une nuk mund te kaloja kurre kaq indiferente, jam nene vete