Një pagesë tek Rruga e Kombit?

redaktor

Jo një por me dhjetra bishta prapa kanë “dardhat” e punëve tona; ose më saktë, punët e pushtetarëve tanë në vite, që dhe kur është menduar se çoç po e bëjnë një punë të mirë, thjesht e kanë bërë keq. Rruga e Kombit, i vetmi nishan krenarie e qeverisjes së PD-së, përjetuar me një idilizëm patriotik të pashoq, është ndër ato vepra, që parë në gjendje të esëllt, është përplot gropa e probleme që i nxjerr koha, që vetëm në vende si i yni, me një papërgjegjshmëri të frikshme të atyre që qeverisin, mund të ndodhin.

Dhe nuk është thjesht fjala se nuk është përfunduar e  se është lënë e cungët në disa segmente, porse do vijojë të na marrë sërish para, – pasi na i ka marrë njëherë nëpërmjet taksave dhe jo pak – siç është thënë për mirëmbajtjen. Parimisht, Rruga e Kombit nuk është vepër konçensionare që të funksionojë me pagesë, – ku sigurisht përfshihet investimi për ndërtim dhe mirëmbajtja, – por është investimi i buxhetit të shtetit, ku nuk ka pse për mirëmbajtjen të ketë një pagesë të qytetarëve plus asaj që e kanë dhënë me taksat e tyre.

Kur ka nisur ndërtimi i rrugës, kjo pagesë nuk u është bërë e ditur qytetarëve, nuk u është thënë. Meseleja e pamundësisë për ta mirëmbajtjur lindi kur vepra u maturua në terren. Ndryshe është në pjesën kosovare, ku sheh rregullisht punëtorë që meremetojnë dhe mirëmbajnë rrugën. Më parë se të vendos për një pagesë të detyrueshme kalimi në këtë rrugë, qeveria më s`pakku duhet të sqarojë se çfarë nuk ka shkuar në kontratë? Si e kishin menduar mirëmbajtjen, si e kishin parashikuar në kontratë e si u doli më vonë? A e ekzistojnë shkelje dhe në këtë pikë?

Njerëzit, – atyre që u janë shkundur xhepat nga kjo rrugë, për të cilën PD u investua me një propagandë të shfrenuar për t`ua hipur dhe katër vjet të tjera mbi shpinë, – e kanë të nevojshme të dijnë, nëse ua ka futur dhe në këtë pikë qeveria e shkuar?!                     

Share This Article
3 Comments
  • Une para dy javesh kame udhtuar nga Finlanda neper shtete Baltike Estoni,Lituani,Letoni,Ceki ,Austri,Slloveni,Kroaci,Mali i zi ,Shqiperi dhe ne Kosove kerkun rrug ma te kqia se ne Shqipri nuk ka.
    E dua shqiperin por sinqerisht nuk sinjalistika nuk ka respektim te rregullave kaos eshte.
    Shteti duhet qe te gjithe vozitsit ti detyroi qe te hyjn ne provim per autoshkoll sepse nuk din as me vozit as me i respektu edhe ato pak sinjalistika.

  • Takse per mirembajtje rruge? Pse jo , madje e vonuar. Kudo ne bote ka te tilla , por thjesht ne nuk jemi mesuar Ndertimi i rruges dhe cdo gje qe lidhet me te , me taksen jane dy probleme te ndryshme.

  • NUK ESHTE E VERTETE QE AUTOSTRADAT NE BOTE JANE ME PAGESE.

    Idea e pageses per rrugen e rezilit Durres-Kukes si simbol i kuserise se pushtetit lakmitar pa piken e llogjikes minimale ekonomike, Durres-Kukes ka lindur nga qeveria socialiste sepse buxheti i shtetit ka mbetur troke pa LEKA dhe historia e kesaj rruge rezili te kuserise se Saliut po vazhdon me kuserine e LSI-se me ndihmen e Edvin Piktorit.

    Po te udhetosh ne SHBA do te kuptosh se ne autostradat e ketij vendi nuk paguhet kurfare takse apo pagese sic ndodh ne Maqedoni pershembell ne dallim nga vendet fqinje si Greqia, Serbia apo pak me larg Bullgaria, Hungaria etj te ish kampit komunist ne te cilat mund te bredhesh me makine autostradat 10 here me te mira se rruga e ANTIKOMBIT Durres-Kukes pa paguar asnje LEKA.

    Por po te udhetosh edhe ne Gjermani apo France, Holande, Belgjike gjithashtu nuk do te merrni vesh kur kaloni nga nje autostrade ne tjetren apo nga nje shtet ne tjetrin, sepse askush nuk ju kerkon taksa apo pagesa. Kjo vlen edhe per shume shtete te Evropes Perendimore sidomos per vendet skandinave.

    Lind pyetja si keshtu keto vende qe jane nikoqire nuk mbledhin taksa per cdo 10 km per autostradat e tyre sic bejne maqedonasit dru me pre ne autostradat e tyre te Kohes se Qepes te komunistit te moderuar Josip Tito. Qysh keshtu? Pergjigja eshte fare e lehte dhe kete jua a jep nastradini o milet i paditur qe jeni bere gadi te hapni portofolet tuaj dhe t’i paguani Ilir mete Ryshfetit taksen apo GJOBEN per rrugen e mafies se Saliut qe e quajne pa piken e turpit si Rruga e Kombit:

    Ne vendet e civilizuara dhe te zhvilluara ekonomistet kane menduar se ndalimi i trafikut te automjeteve ne pikat e autostrades ka kosto per biznesin dhe vonon qarkullimin e mallrave dhe per kete arsye ka vendosur taksat vjetore, mujrore apo javore qe paguhen ne shtet nga cdo drejtues mjeti sipas nevojes dhe vleresimit te pronarit te automjetit. Kjo takse qe shitet ne cdo karburant apo kankileri quhet “Vignette (road tax)” dhe shteti me ane te tyre mbledh te ardhura ne buxhet, te cilat shkojne me destinacion te pandryshuar nga qeveria per mirembajtjen e rrugeve dhe autostradave. Por qe te mblidhen shume taksa duhet te kete shume trafik automjetesh dhe qe te kete shume trafik automjetesh kryesisht maune me mallra ne te dy drejtimet duhet qe rruga te jete projetuar mbi bazen e llogjikes ekonomike duke kryer me pare studim per fisibilitetin apo leverdine ekonomike. A ka ndodhur kjo gje ne rrugen e Kombit dhe Rezilit. Kursesi JO! kategorike sepse kjo rruge e kuserise se mafies me pushtet nuk kishte as projekt dhe as preventiv dhe ishte menduar nga familja Berisha vetem per te vjedhur fondet publike duke i kamufluar me parrulla patriotike dhe kush i dilte kunder marrise se Saliut shpallej menjehere ARMIK si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes per bunkeret qesharake komuniste kur ASKUSH nuk guxoi t’i thote Mehmetit apo Enverit se cfare marrezie ekonomike po luanin ne syte e popullit shqyptar dru me pre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *