Duke parë se ngjarja e dhimbshme e vrasjes të bankierit A.Santo u politizua, natyrshëm lind e drejta për ta përbuzur me urrejtje mënyrën nekrofile të të komunikuarit siç ndodhi atë ditë. Do të ishte njerëzore, që vetëm pas ceremonisë mortore të diskutohej kjo ndodhi, në mënyrë që me qetësi të mund të nxirreshin konkluzionet e rastit. Por, pa llogaritur rrokopujën që nxjerr nga goja ai administratori i bordellove politike, të thuash siç ish-Kryetarja e Parlamentit zonja Topalli “vajtoi” se “kjo është ngjarja më e rëndë pas vrasjes të Azem Hajdarit”, nuk ka heshtje që ta mbajë. Pse? Pse pas vrasjes të Azem Hajdarit, kjo vrasje është ngjarja më e rëndë dhe a ka qenë motiv i njëjtë? Jo! Në rastin e të ndjerit Azem Hajdari, motivi është ende mister. Nëse ka qenë politik, zonja ish-Kryetare di edhe akuzatorin edhe të akuzuarin. Ndërkohë që organet hetimore dhe ato gjyqësore bënë një vrimë në ujë. Kurse në rastin e të ndjerit zotit Santo, qoftë edhe apriori, nisur nga niveli dhe tipi i tij, motivi ka qenë krejtësisht ekonomik. Një grupimi të caktuar i janë rrezikuar privilegje ekonomike, e për pasojë i ndjeri ose duhet të luante rrolin e levës, ose në të kundërt duhet të dilte nga sportelet e bankës me gjuhën e forcës. Aq më tepër, nëse protagonisti tashmë i pa jetë, nuk kishte arritur të ndalë rrezikun e falimentimit që i kanosej regjisorit besëprerë. Ngjarja lëviz vetëm brenda këtyre kufijve, e asgjë nuk e afron atë me vrasjen e Azem Hajdarit. Për të mos ta përmendur më këtë vrasje, është vendi të kujtojmë e të vazhdojmë të pyesim, nëse ngjarje të rëndë, Topalli quan vrasjen e tij, apo atë që rrodhi si pasojë e shpërdorimit makabër të kufomës që krijoi kjo ngjarje. Sali Berisha i cili 9 vjet më parë, premtoi me “siguri të plotë” se do të bënte transparencën e kësaj vrasjeje, bëri vetëm transparencën e demagogjisë së vet, duke e lënë të ndjerin të vazhdojë të prehet në rrethin e vet të vakive misterioze, së bashku me 4 Prillin e Shkodrës ku ka lindur kjo “burrneshë”.
Është krejt e sigurt se në rastin e vrasjes së zotit Santo, ngjarja mund të klasifikohet nga ato që do të mbetet mister i përhershëm dhe asnjë nuk do të marri kurajon ta zbardhi këtë të vërtetë. Avokat Ngjela, fatkeqësisht i ka rënë në të kur me përbuzjen dhe ironinë e njeriut të ditur tha se “në Shqipëri krimet nuk zbulohen, ato harrohen”. Në fund të fundit, kush do ta zbulojë? Prokuroria qysh ditën e ndodhisë na paralajmëroi për vështirësitë që do të hasë, duke na thënë se “vrasjen e kanë kryer killera profesionistë e me pagesë”. Zbulim fenomenal! Por një zbulim pakëz…idiot, natyrisht kur këtë konkluzion e nxjerr organi që e ka për detyrë të hetojë e zbulojë autorët e vrasjes. Pasi, në rastet e tjera ka plot budallenj që ngjarjen e sofistikojnë dhe e komplikojnë, duke u larguar në mënyrën më të pakuptimtë nga pasojat që lindin prej këtyre veprave kriminale. Ashtu siç bën zonja ish-Kryetare, me origjinë nga Shkodra, e cila bëri barazvlerësimin, siç përmendet qysh në fillim. Nuk thonë keq, “çdo budalla do të gjejë një budalla tjetër që të mahnitet me të”. Pyetje! Si ka mundësi që vrasësit që po kërkohen, kanë qenë killera profesionistë e me pagesë? Pasi, për një lloj të tillë vrasësi, ka rëndësi kryerja e veprës të porositur. Se si e ku, e di ai. Llogjika më minimale thotë se një profesionist nuk do të zgjidhte atë ditë, atë orë e atë vend për të kryer veprën makabre. Sepse ndryshe nuk do të ishte profesionist, pasi për të minimumi do të tregonin edhe gurët e trotuareve. Ose do të qëlloheshin, apo pengoheshin nga rojet e bankës. Ose do të kapeshin nga policia rrugore. Ose do të hapnin luftë me patrullat policore. Ose do të karamboloheshin me ndonjë mjet në trafik. Përveçse do të vëzhgoheshin nga qindra sy kalimtarësh, nga vendi i vrasjes e deri në fund. Pra, mundësia e një gjurme kompromentuese ishte fare e qartë. Asgjë nga këto nuk ndodhi, ata janë zhdukur si ti kishte përpirë dheu. Çfarë kanë qenë atëherë? Pa dyshim që nuk kanë qenë budallenj, nga ata që i ka për qejf ish-Kryetarja. Së pari kanë qenë të përgatitur për ta kryer këtë vrasje në atë orë e në atë vend. Së dyti, së treti, së pesti e së njëqindi ata kanë qenë krejt të sigurt që asgjë nuk do t’u ndodhte. Ata nuk kanë patur arsye pse të studionin, ata i kanë njohur shumë mirë lëvizjet e policisë, ata e kanë njohur si eksperta itinerarin se nga do të lëviznin e ku do të “humbisnin”, ata e kanë ditur në pëllëmbë të dorës se ku do ju dali para ndonjë polic “budalla”, ata e kanë patur krejt të qartë se në ç’bisht të urës të Gjoles policët do të mbeteshin si qolet. Ata e kanë ditur se si do të ngatërroheshin 60 e ca katundarë, nga të cilët dikush kishte motorr, dikush kaska, dikush servis e dikush shante me zë të lartë kur pinte raki. Zoti më faltë nëse gaboj e nëse kjo ngjarje nuk e ka zanafillën e vet nga aty, ku unë e kam në majë të gjuhës. Ngjarja është përgatitur nga persona që kanë patur influencë, të ardhur ndofta edhe nga ish-Policia e Shtetit, e që ende kanë influenca e bëjnë ligjin në rajonet e sotme policore, për hir të lugës së çorbës që kanë ndarë në “kohën e kolerës”. Pse në atë orë e atë vend? Sepse nuk është kollaj të marrësh vendim si bankë apo si bankier që të sekuestrosh apo të falimentosh pasuri grupesh që kanë marrë miliarda kredi e që nuk i kthejnë dot, sepse e kapërceu vitin periudha kur u pre burimi i shpellave të Ali Babës. Të gjitha bankat e tjera pranë e jo pranë, duhet ta marrin vesh mirë se cilat janë pasojat, nëse u bëhet pritë parave që shkojnë në gjirizet e atyre që përgatisin gjithçka duhet, nëse në Shqipëri pushteti shkon drejt “bllokmenëve të rinj”. Apo, kur bankave ju është rritur “mendja” e nuk bëjnë më transferta si një here e një kohë, ose, për më keq, tentojnë të japin ndonjë lloj informacioni për ç’ka mund të ketë ndodhur, atëherë kur asfaltit të rrugëve e kodrave të hashashit, hante qeni pare.
“Një palë krime ju hapin rrugë të tjerave”, ky është flamuri që bota e krimit valvit në mes të Shqipërisë, në qendër të Tiranës. Shumë interesant u bë Prokurori i Përgjithshëm rreth një muaj më parë, kur nën buzët e veta të qepura me hundë, për çudi tha se shumë shpejt vendi do t’i gëzohej ngjarjeve që kishin lidhje me aktivitetin e institucionit që drejton. Se përse e kishte fjalën, e di ai dhe pas tij Zeusi në majë të Olimpit. Por nga kuotat e ultësirave, prej nga vrasjet e grabitjet janë bërë si natyrë e dytë e shoqërisë ku përpiqemi të jetojmë, mund të themi se ai e krejt piramida që ai ka “projektuar” janë bërë një barrë kaq e rëndë sa nuk mund të mbahen dot më. Me apo pa dashje, ai është bërë kompliçe në çmimin me të cilin na paguan bota kriminale, me terror, frikë, nënshtrim e me vrasje. Guxim tepër të madh ka zoti Prokuror që merr përgjegjësira të tilla, e që e kapërcejnë devocionin dhe aftësinë e tij. Është krejt evidente paaftësia e papërshtatshmëria intelektuale e këtij individi në detyrën që i kanë ngarkuar. Por, është krejt e errët arsyeja se pse po ky individ nuk e jep urgjentisht dorëheqjen nga kjo detyrë, duke i dhënë mundësi këtij sistemi fare minimal nga pikëpamja e drejtësisë të fillojë të marrë pak frymë. Motive ka shumë, por për t’ia lehtësuar pak namuzin, do t’i mjaftonte vetëm t’i kujtojmë se ajo për të cilën u tall, nuk ndodhi. Vendi nuk ju gëzua ngjarjeve të mëdha që do rridhnin prej tij. Përkundrazi! Vendi po tmerrohet nga pasojat e paaftësisë të parandalimit të ngjarjeve kriminale si dhe punës krejt mizerabël të këtij organi për zbulimin e tyre kur ato ndodhin. Sa më shpejtë aq më mirë. A ka mundësi sot? Nesër është vonë, e kjo vonesë e ka emrin përsëri…krim. “Kush, duke patur mundësi të parandalojë krimin, nuk e bën këtë, bëhet bashkëpunëtor”. Është fare e rëndë kur mendon se edhe kjo vrasje tronditëse e domethënëse, mund të arshivohet aty ku flenë dosjet e vrasjes të deputetit socialist në prag të shtëpisë, e masakrimit të trupit të gjyqtarit në qendër të Vlorës, të vrasjes e djegies të punonjësit të lartë të shërbimeve sekrete në Durrës, etj. Burri e provon qoftë edhe vetëm një herë në jetë të vet, se sa i vlen burrëria. I ka ardhur ky rast zotit Prokuror të Përgjithshëm. Le ta pyesë ish-Kryetaren e Parlamentit se pse ajo e lidh këtë vrasje me atë të Azem Hajdarit. Ndofta ajo ka një lloj të drejte, vrasja mund të ketë zanafillë ekonomike për mbrojtje interesash të fshehta politike. Kjo farë gruaje e mjerë, kjo pizevenge që ka filluar t’i shtojë kakarisjet kohët e fundit, mbase pa dashje ka bërë ndonjë kokërr vezë.

mjere ne per vendin ku jetojme…
Fiks fare!Doja te shtoja se kjo grua na perfaqeson ne NATO dhe ka nje zyre ne kuvendin e Shqiperise
SHKRIMI NUK KA NEVOJE PER KOMENTE ,E AQE ME TEPER PENA E AUTORIT.
E vetemja gje qe ndjej ta them ,te pakten pr etike intelektuale eshte qe pas 24 vjetesh duket se po na jepet rrasti te lexojme informacion te pa varur e te lire nga 2-3 te perditeshme.
Ne shenje respekti per redaksine e kesaj te perditeshme,te respektuarit autor te ketij shkrimi nuk me ngelet gje veçse te cioj disa rreshta nga njerit prej intelektualve me origjine shqipetare e simbolit te gazetarise e inteligjences boterore Antonio Gramshi ne letren e tij nga burgu dt.12 Tetor 1931:
”Une kurre nuk kam qene nje gazetar profesionist,qe shet penen e tij atij qe ja paguan me shume e qe duhet te vazhdoje te genjeje….Kam qene gazetar shume i lire gjithmon me te vetemin opinion,e nuk kam kurre fshere bindjet e mija te thella per te kenaqur padronet”.
P.s Evetemja ‘kleçke’ e ketij shkrimi eshte permendja e emrave paçavure qe 25 vjet pasi dogjen kete vend tani kerkojne si per tu tallur me ‘sovranin’ te ‘SANTIFIKOJNE’njeri tjetrin per krimin ekonomik,bankar e financiar qe i ka mberthyer per gryke e i ka mbyllur ne parlamentin qe i kane vjedhur popullit.RESPEKT!
Vrasesit nuk ishin fare profesioniste, ishte policia jo profesioniste.
Cfare krahasimi ben kjo “topallja” nga mendte, Jozefina Berisha, midis vrasjes se Artan Santos dhe Azem Hajdarit? Por, nese kur u vra Azemi, te pakten gjysma e shqiptareve tha se “e pesoi ashtu si veproi”, per te ndjerin Artan Santo reagoi me indinjate nje opinion i tere publik ane e kend Shqiperise. Si ka sy e faqe kjo “lavire politike” te beje nje krahasim te tille, nderkohe qe ka perkrahur “babain” e saj shpirteror, Saliun e zi, ne te gjithe veprmtarine e tij vrastare gjate kohes se “mbreterimit” te tij? Lotet e saj te kokodilit per te ndjerin Artan jane vetem thika te tjera ne shpirtin e prinderve, bashkeshortes dhe femijeve te Artan Santos. Mallkuar qofsh moj zemersterosur qe perdor emrin e nje pesonaliteti te tlle, si Santo, per interesat e tua meskine.