Një paradoks në sondazhet e IPR-së

anazapta

Në dy sondazhet e prezantuara sot nga IPR Marketing në Ora Neës, një për Qarkun Tiranë dhe një për të gjithë vendin, shumica e shifrave të paraqitura përputheshin me trendin e votave në të kaluarën. Koalicioni i Majtë, si në Qarkun Tiranë, edhe në rang vendi, ishte 2-3 pikë përqindje larg kuotës që partitë aktuale të koalicionit kanë arritur në vitin 2009. Ndërsa Koalicioni i djathtë ishte 4-5 pikë përqindje larg kuotës që partitë aktuale të koalicionit kanë arritur në vitin 2009. Me pak fjalë, sipas IPR Marketing, Koalicioni i Majtë është 4.5 pikë përqindje para Kolaicionit të Djathtë, si në Qarkun Tiranë edhe në rang vendi.

Gjithashtu i arsyeshëm ishte rezultati për LSI-në. Ajo ndodhet 0.5 pikë përqindje poshtë kuotës që kapi në 2011-ën në Qarkun Tiranë (8.5%) dhe 1 pikë përqindje poshtë koutës që kapi në rang vendi në 2011-ën (7.5%).

Ndërsa rezultatet për FRD-në ishin krejtësisht paradoksale. Në Qarkun Tiranë, ku i madh e i vogël e di që FRD-ja ka bastionin e vet, kishte vetëm 2%, ndërsa në rang vendi kishte 3.5%. I bie që FRD-ja të ketë 5% jashtë Tiranës, që mesatrja e vendit të dalë 3.5%. Ndoshta IPR Marketing, në rastin e FRD-së, u ka ngatërruar vendin shifrave të Tiranës me ato të të gjithë vendit…

 

Online nga adresa: respublica.al

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *