Unë pensionisti nga zona e thellë e Zall-Bastarit të Tiranës , i quajtur Banush Ruci , mora këto ditë një mesazh nga Berisha , ku midis të tjerave më përmendte si arritje të madhe edhe rritjen e pensioneve. Ia ktheva përgjigjen në mesazh, por nuk pati as një reagim ndaj, po i përgjigjem edhe një herë nëpërmjet gazetës tonë Dita kryeministrit, ministrit të Financave dhe gjithë pëdëistëve që na shurdhuan me përrallën e rritjes së pensioneve.
Kam mbushur moshën e pensionit në vitin 1991, pas një pune të gjatë në kooperativë prej dhjetra vjetësh. Pasi jam sorollatur dy vjet për përgatitjen e dokumentacionit, përfitova një pension 2200 lekë në muaj. Me rritjen që ka bërë qeveria e Berishës , pensioni im ka shkuar në 8750 lekë. Rritje e madhe mund të thotë dikush, gati katër fish ii pensionit të 1991. Kjo mund të jetë për qeveritarët, por jo për mua që vuaj cdo ditë në kurriz rritjen alarmante të cmimeve, rritjen e korrupsionit në kryerjen e cdo shërbimi personal e familjar.
Isha i kënaqur me pensionin e asaj kohe sepse merrja më shumë ushqime, ushqehesha më mirë dhe më shërbenin më me kulturë. Me 22 mijë lekë të vjetra atëhere merrja 110 kg bukë, kurse sot me 87 500 lekë marr vetëm 87 kg bukë. Dmth 23 kg më pak. Me atë pension blija 220 kg patate sot me pensionin e rritur marr vetëm 9o kg , 130kg më pak. Futesha në klubin e qytetit dhe me ato lekë pija 220 kafe, kurse në klubin e fshatit pija 400 kafe , kurse sot nuk i pi dot as 130 kafe. E kështu pot ë vazhdoj me radhë me atë pension blija 700 bileta urbani, sot blej 290 , blija 150 paketa duhani, sot blej 60 paketa etj. Nuk po të llogaris në pensionin tim edhe ryshvetin që paguaj kudo apo llacet me cmim të lartë. Atëhere 10 përqind të pensionit harxhoja për ilace, kurse tani nuk më del gjysma e pensionit. Bëj llogaritë e mia zoti Sali, me lapsin tim jo me tëndin dhe pastaj më dërgo mesazh që të ngre edhe unë dy gishtat lart. Me respekt, Banush Ruci.
Letër e nënshkruar, Banush Ruci

E çfarë përgjigje të japë ditëziu Sali, o z, Banush, atij i është tharë pështyma në grykë nga sms jote
kete leter botojeni print ne faqe te pare me germa korsive