Një përgjigje në vitet ’90-të, dhe situata sot

anazapta

Nji mjek nga spitali i Shkodrës, në fillim të viteve ’90-të, iu dha e drejta për eksperiencë, a për njohje, të shkonte jashtë vendit. Shkoi në Angli. Kur u kthye e pyeta: Si t’u duk kapitalizmi?

 

Flakë për flakë, m’u përgjigj: Ishte në kalbëzim e sipër (teoria e Leninit). Me ju thanë të drejtën, kam qeshur aq shumë atëherë, se nuk e prisnja nji përgjigje kaq të fortë.

 

Mirëpo, përgjigjja e atëhershme po del e vërtetë sot. Kapitalizmi i ka shtrirë duart. I shtruar në reanimacion kërkon të thithë oksigjen kinez. Historikisht, çdo e re lind, zhvillohet, arrin kulmin dhe, më në fund, vdes. Apo shuhet. Kështu kanë lindur dhe vdekur gjithë perandoritë. Edhe Migjeni ynë shkruante: “Bin poshtë të naltit, e i vogli qohet”.

 

E-mail nga adresa: [email protected]

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *