Një përgjigje për Blushin, “Kohën për lodra i kam rezervuar Zahos”

Saimir Lleshi

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk kishte kohë që të merrej me ata që sulmojnë Partinë Socialiste.

Në intervistën për emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës, Rama deklaron se nuk merret me ata që nuk i duan të mirën PS-së.

…Nuk kam asnjë dëshirë të hyj në një diskutim të tillë. Merrem me parimin… Nuk merrem normalisht sepse unë i kam duart të dyja të zëna me punë… Nuk besoj që të mirën e PS-së e duan ata që e shajnë PS-në…Kjo është farsë e gjitha dhe nuk ka lidhje me mua…”, thotë ai.

I pyetur për garën për kryetar të Partisë, Rama jep këtë përgjigje: Kjo është një gjë që do ta vendosë kongresi, meqenëse ka një pretendim ndërkohë, që kjo nuk është një çështje në këndvështrimin tim…”.

Më tej Rama shtoi: “Unë e kam pikëpamjen time dhe nuk kam asnjë arsye vetjake personale që t’i shmangem çfarëdolloj sfide dhe cilitdo sfidanti, por kam respekt për njerëzit që më kanë votuar dhe për detyrën e madhe që kam mbi shpatulla, që nuk me lejon që të luaj…”, tha Rama, i cili nuk nguroi që debatin e Blushit ta cilësojë si lodër. “Kjo është një lodër dhe kohën për lodra ia kam rezervuar Zahos”.

Kryeministri Edi Rama nuk beson te teoria e riformatimeve. “Është një teori që nuk i besoj, ndërkohë që nuk ka asnjë ministër që mund të rrijë nëse nuk justifikon punën. Deri tani të gjithë e kanë justifikuar realisht dhe plotësisht…”, tha ai.

Duke folur për akuzat ndaj të vëllait si i përfshirë në një sërë koncesionesh, Rama thotë se “vinte dorën në zjarr” dhe se të gjitha akuzat ishin të stisura. Rama mori si shembull akuzat që atij i janë adresuar ndër vite nga politika. “…Që nga të qenit homoseksual, që mund edhe të kisha qenë, por nuk jam edhe pse nuk është asgjë kriminale të jesh, deri te padrino, te pastrues i parave etj.”.

Lidhur me akuzat drejtuar Vilma Nushit apo Koço Kokëdhimës, Rama tha se ata kanë qenë njerëz të suksesshëm që para se ai të merrej me politikë. /Dita/

 

 

Share This Article
5 Comments
  • kurse kohen qe duhet te bej kryeministrin e ka rezervuar per pikturat ,zhgarravina ne zhargon popullor .
    dhe ajo me e rendesishmja eshte qe ka marr gruan me lek ,me materiale te varfera ngriti bunkerin ne surrel , po shetit gjith boten me shpuren e eunukeve gjithmone me leket e gruas ….
    kur me merr malli per tine ,dal e shikoj Shqiperine ….
    per te takuar ndonje shqiptar duhet te flas me Gjermanine ….plasja te rente me gjith Blush e partine !

  • Rama nuk merret me ata qe nuk ia duan te miren partise. Po Rama a ia do te miren partise?
    Rames i pelqejne farsat vetem kur ai eshte ne rolin kryesor, sa per parime ai nuk pyet as per statut e as per rregulla se nuk ka kohe e i ka te dyja duart te zena me pune. Ai nuk ka kurre per qellim t’i shmanget sfidave por meqe ka respekt per njerezit qe e kane votuar ai e quan te panevojshme tu kerkoje votebesimin. Natyrisht ketu nuk ka asnje arsye vetjake personale por pesha e madhe e detyres qe mban mbi shpatulla. Vilma Nushi e Koco Kokedhima kane qene te suksesshme perpara se Rama te merrej me politike, po atehere cfare nevoje kishte tu jepte ne shkelje gjithe ato koncesione kur fare mire mund tu jepte nje mundesi atyre qe plotesonin kushtet e koncesioneve? Perse koncesioni i Spitalles u anullua kur paska qene nje afere kaq e paster? Po kur arrihet si ne rastin e Besnik Sules qe te jepen koncesione te pakerkuara nga qeveria por qe u ka ardhur oferte nga biznesmene!!!
    Tashme ky eshte ne fazen e fundit te cmendurise dhe papergjegjshmerise. Nuk e di sa te papergjegjshem kane mbetur qe ta ndjekin kete njeri ne zullumet e tij. Ne rast se ka akoma te tille atehere ai ka te gjithe te drejten t’ua bej akoma me keq sec ua ka bere e te pellase “nuk keni pare gje akoma”.

  • Po vertet ta dha elektorati e populli po ti mor zotri ta dhane si kryetar i PS e jo si kryeminister se keshtu na dalke qe ke bere fushate per kryeminister si Obama apo Putini per president. Prandaj mos luaj ti me lodre si Zajoja jot po konkuro sipas statutit dhe cdo gje mbaron. Jo se e fitoi Blushi a ndonje tjeter e do beje mrekullira te gjithe njelloj ini si brenda PS e ne te tjeret parti nuk ka ndonje ndryshimin. Nqf se fiton ndrysho statutin e behu manark se drejt asaj je nisur ngjyren e stemen e flamurit e ndrove, zp e mbylle, pesistet i bere yzmeqare te tu e te Like kufomes dhe mos harosh fronin tja lesh Grigorit se Zahoja eshte i vogel me qe ke pasur depulese per manarkite ku ka punuar gjyshja plotesohe dhe kete merak..

  • ” “Kjo është një lodër dhe kohën për lodra ia kam rezervuar Zahos”.”
    mirë blushin na i krahasove me zahon,po këta 3 mijë muxhahidinët që do të na i fusësh në babrru si do ti quash??
    loja luftash??si mund të pranosh një grup të armatosur në mënyrë të fshehtë??si mund të gënjesh pikërisht në ditën që ti ke folur për këtë problem!ditën kur ti ke pranuar dhe 2 mij të tjerë!!
    “Kryeministri Edi Rama nuk beson te teoria e riformatimeve. “Është një teori që nuk i besoj, ndërkohë që nuk ka asnjë ministër që mund të rrijë nëse nuk justifikon punën. Deri tani të gjithë e kanë justifikuar realisht dhe plotësisht…”, tha ai”ministrat paskan bërë shkëlqyeshëm punën??????
    çfar pune ka kodheli?? të gjënjejë??
    nëse është kjo puna e saj atëherë e ka bërë shumë mirë!!
    u bëre dhe ti si enveri o pallosh!!ai të ngrinte në qiell përpara se të të çonte para skuadrës së pushkatimit!!kështu e bëre dhe me canin??
    a mor pallosh tirone që si duken punët do të jesh ti ripërsëritja e ’97ës!!pavarsisht se gardën tënde po e lokalizon në babrru!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *