Një përpjekje për ta mirëkuptuar Schutz, edhe një pyetje për të…

Bora Basholli

Pas deklaratës së ambasadores gjermane në Tiranë Susanne Schutz, ka reaguar zv/kryetari i LSI-së Luan Rama. Me anë të një postimi Rama shprehet se përpos vëmendjes që i kushtojë deklaratës së Schutz, e mirëkupton dhe e justifikon atë për ti dhënë vetes një mundësi.

Më tej ai shkruan se, zonja ambasadore as që e ka idenë se në çfarë gjendje është cilësia e demokracisë në Shqipëri.

 

Postimi i plotë nga Luan Rama, zv/kryetar i LSI-së

E lexova me vëmendje deklaratën e ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, të publikuar gati dy orë më parë.

E madje, edhe e rilexova, për ta motivuar më shumë veten drejt vullnetit të mirë jo vetëm për ta mirëkuptuar atë, por, edhe për t’i dhënë vetes një mundësi reflektimi!

Dhe natyrisht, e mirëkuptoj plotësisht.

E mirëkuptoj dhe e justifikoj.

Sepse zonja ambasadore as që e ka idenë se në ç’gjendjen është cilësia e demokracisë në Shqipëri, ku shumicën parlamentare e përcaktojnë votat e blera nga grupet kriminale dhe jo vullneti i lirë i qytetarëve, siç ndodh në Gjermaninë e saj e kudo tjetër në botën demokratike! Të paktën, këtë perceptim më jep mundësinë të kem deklarata e saj.

Por, në këtë çështje, nuk mund ta ndihmoj më shumë se kaq. Thjeshtë, vetëm mund ta mirëkuptoj e po aq ta justifikoj.

Sepse, unë e di që në Gjermani nuk ndodh që të ketë përgjime të prokurorisë, të ketë dosje të administruara ligjërisht prej saj, ku dokumentohet se kriminelë flasin për blerje votash, për të prodhuar deputetë për qeverinë e të mos ndodhë asgjë!

Sepse, unë e di që në Gjermani nuk ka ndodhur ndonjëherë që Kancelari Federal të ketë marrë në mbrojtje e të ketë kandiduar në listat e partisë së vet kriminelë, për t’i bërë deputetë dhe kryetarë bashkish!

Unë e di që në Gjermani nuk ndodh si në Shqipëri ku nuk funksionon prej kohësh Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe as nuk janë në kolaps e të bllokuara gjykatat e niveleve të tjera!

Ndaj, thjeshtë vetëm mund ta mirëkuptoj e po aq ta justifikoj zonjën ambasadore të Gjermanisë.

Por, kam edhe një pyetje për të:

A mund të ketë demokraci në një vend ku nuk ka drejtësi dhe a mund të ketë drejtësi në atë vend ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë?!

Ajo, zonja ambasadore në deklaratën e vet nënvizon se:“E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumente të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale”.

Nuk mund të jem dakord me këtë përcaktim të  zonjës ambasadore, jo nga që kështu dua apo mendoj unë, por, sepse fatkeqësisht ajo shpreh mosnjohje në rastin më të mirë, e njohje të deformuar në rastin më të keq për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë në Republikën e Shqipërisë!

Ndaj po ia shpjegoj se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk janë “instrument të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor” siç shprehet ajo!

Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë i drejtësisë kushtetuese, ndërsa Gjykata e Lartë është shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu po i shpjegoj zonjës ambasadore të Gjermanisë në Tiranë, se ndërsa ajo na flet për shtetin ligjor, duhet ta dijë se në sistemet demokratike shteti është shtet i së drejtës, pra shumë më tepër se vetëm shtet ligjor, sepse jo çdo shtet ligjor është edhe shtet demokratik, pra edhe shtet i së drejtës!

E për fat të keq, Shqipëria ime nuk është bërë ende shtet i të drejtës, e nëse zonja ambasadore kur flet për shtet ligjor ka parasysh këtë të vërtetë, atëherë po, ka të drejtë.

Por, duke iu referuar sërish deklaratës së të nderuarës ambasadore, në të me të drejtë ajo thekson se: “Ne presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Por, ndërkaq, duhet ta dijë mirë, se nuk mund të ketë sukses në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa luftuar edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin zgjedhor, prej nga buron ajo që deklaratën e vet zonja ambasadore e quan  “qeveri e legjitimuar në mënyrë demokratike”!

Dhe në fund, edhe një korrektim tjetër për deklaratën e saj, teksa shprehet se: “Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët, por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore”.

Drejtësia shqiptare duhet të garantojë jo “siguri ligjore”, por drejtësi ligjore, sepse është drejtësia ligjore që garanton siguri ligjore bazuar në parimet e shtetit të së drejtës.

 

b.b/dita

Share This Article
20 Comments
  • O katunari, o kari e kupton ti mendje kari i Lesh e lise dhe i ben pyetje amabasadores se nderuar Schutz. Hajvan ajo flet ne emer te qeverise Gjermane dhe jo ne emrin e saj personal.
    Cfare mundesie po i jep ajo vetes ore cope e mutit nga Librazhdi, nuk i vjen mire bazhelles Mona dhe Sali-Lulushit qe i kane hyre detit ne kembe, por me mire me thene, gropes se mutit ku jane zhytur.
    Shume po ju durojme, por po ja shpejtoni vetes varrin, gropen e hapet vete, nuk ishte e nevojshme te lodheshim, aty do t’u fusim por pasi te keni dhene llogari para drejtesise dhe kur t’ju shkerdhjeme grate e motrat ore bythe qire.

    • More koketul po si merr guximin te shkruash idiotizma. Po te gjitha ato gjykata qe thua zotrote nuk funksionojne sepse i keni bllokuar ju ore te marre! Ti mendon se ambasadorja gjermane nuk e njeh Shqiperine. Po ajo e njeh vendin tone me mire se ti ore fshatar i perkedhelur, per sherbimet qe ju ben ciftit hajdut te LSI-se.

  • Ore bythqir i Ilir Hajdutit. Ajo zonje e nderuar e njeh shume here me mire perberjen e atij Parlamenti ku pislleku fshihet pas emrit Lesheli dhe PeDe. Ajo e njeh po aq mire sa cdo shqiptar se blerja e votes e ka emrin Lesheli nje sekt kriminal qe u lind dhe u mbajt ne kembe vetem mbi bazen e parase se piset dhe ofrimit te vendeve te punes. Prandaj shut the fuck up o teveqel i cizmes presidenciale

  • Ky prononcim i z. Rama për znj. Schutz të kujton kohën kur Enver Hoxha për t’u dhënë leksione komunistëve evro-perëndimorë se ç’është komunizmi i vërtetë, shkroi librin “Eurokomunizmi është antikomunizëm”. Për të qenë paralelizmi më i saktë, në përputhje edhe me synimet e autorëve Hoxha e Rama në kohët dhe sistemet përkatëse, shkrimi i z. Rama do të duhej titulluar: Eurodemokracia është anti-demokraci. Sepse vetëm Shqipëria ka privilegjin të lancojë sistemet e vërteta, qoftë komuniste e diktatoriale, qoftë liberale e demokratike. Mbase mund të shpresojmë që fjalimet e tanishme të Bashës e të suitës së tij të përmbilidhen në një libër që do të mbante titullin e sugjeruar prej meje falas.

  • Shkelqyeshem Luan Rama , argumentat dhe konkluzioni juaj eshte shume i qarte. Njerezit me mende ne koke e kuptojne , injorantet i shkojne pas avazit dhe Shqiperia rreshqet drejt gremines!!!???? Eh po atehere do te jete vone dhe ambasadorja do te jete larguar dhe petllat qe leshon sot helmojne me shume se kurre demokracine e brishte .

  • Dhe po nuk je ti dakort 80% te shqiptare u plasi bytha.. Pse nuk e dime se se çfare monstre je ti me gjithe ata qe te rrethojne? Bastard qe nuk paski kufi per edukaten, pa lere kulturen se e keni ngrene me çizme!

  • Luanit i duket vetja me te vertet Luan dhe i jep “mesime demokracie”Ambasadores Gjermane!Rritu , rritu ,qe te behesh ne mos Luan te pakten lepur qe te vraposh shpejt dhe mos te zene ne pozicione te papershtateshme si njihere e nji kohe!

  • Me vjen keq zoti Luan per cfare ke shkruar. Me vjen keq per ju personalisht dhe per forcen politike qe perfaqesoni. Nuk mund te besoj qe ju keni aq kapacitet kulturor e profesional sa t’i jepni leksione demokracie dhe te njohjes e zbatimit te ligjes zonjes ne fjale. Personalisht po ju sugjeroj qe te mos bashkoheni me enderrat halucinante te dy politikaneve te deshtuar, Bashes dhe Kryemadhit, me besimin qe ne LSI ka njerez qe mendojne qe e majta e vertete, jo ajo qe trasheguam por ajo qe po krijohet nga PS dhe Edi Rama, eshte forca e vetme aktualisht qe po punon per Shqiperine demokraike dhe europiane.

  • O Rame ,ushtari i vene ne rjesht nga Like Floriri me ze e figure . Ske surrat to o idiot bythlepires ,te kritikosh z amb te Gjermanise .
    PS: Sa per ta kujtuar ty o Rame :
    U bene mbi 7 vite qe u vra me dinamit cpecial te prodhuar ne CEKI Gjygjtari Konomi . Kemi pasur ne gjykate te larte ne ate kohe ,e,pse fle dosja e Gjygjtar Konomit ne gjykate mir sot ,po atehere , apo te ka penguar ty o luan zonja e nderuar amb e gjermanise ?rri o Luan mos i hap petat e lakrorit ,,se do jete me keq per ju .Bej nje xhiro dhe shiko nje here kush ka investuar ne pronat e Gjyshes se konomit ,ne Lalez . Po e shpejtoni SPAKun dhe Recin e Shkodres o Luan .Dhe mos e degjo ,per cdo gje shefin tend ,o bythelepires pa byth.,se vetem diskrititon vehten tende. .

  • Duhet te jesh fare idjot , te deklarosh se ambasada gjermane ne Tirane , as qe e ka fare idene , se ne cfar shkalle eshte demokracia ne Shqiperi !
    E thene ndryshe , do te thote , te mos e kesh idene fare se pse ekziston kjo ambasade ne Tirane , se shteti gjerman nuk ia ka idene fare se cfar eshte demokracia dhe , se fundi … sikur Shqiperia eshte nje ishull i vogel ne oqeanin Paqesor , me permasa mikroskopike qe nuk e kap dot asnje harte ! Nga do qe ta kapesh , z. Luan Rama , del qe eshte per te mos e marre fare ne konsiderate si politikan !

  • O tru peshk ! A e di ti se cfar sherbimi sekret shteteror ka shteti gjerman dhe sa mire e me detaje e njeh ai gjendjen ne Shqiperi ?! Me siguri qe ti nuk ke as idene me te vogel ! Me “politikane” si ti , kushdo qe te ishte , do ti vinte turp te diskutonte !

  • UNE NUK E LEXOVA ARTIKULLIN,SE E DI CFARE KUNGULLESHKA LUHEN, POR AMBASADORJA NUK TE PYETI TY, AJO FLET SIMBAS LIGJEVE TE DEMOKRACISE POR JUVE NUK E DINI C’ESHTE DEMOKRACIA.

  • Me te ardhe turp te lexosh kete legen, pa nder e dinjitet. Kerkon t’i beje shpjegime dhe jape leksione ambasadores gjermane mbi demokracine dhe shtetin e se drejtes. Nese kerkon vertete shtetin e se drejtes ne Shqiperi, ish – Kryetari dhe kryetarja aktuale e partise tende ( LSI ) duhet te shkojne ne burg si hajdute. Pastaj shihemi e flasim per shtet te se drejtes. A nuk te ben fare pershtypje fakti qe drejtuesit e partise tende gezojne besueshmeri tek populli shqiptar vetem nga 1-9% dhe ti kerkon ta ndertosh Shqiperine sipas mendjes dhe moralit te tyre ? Ikni nga skena o njerez te pa nder, pa din dhe iman!

  • Që ka të drejtë, nuk mund ta mohoj. Por që kjo kurvë e NDYRË politike e morale të jap mësime virgjërie, sikur të ishte akoma e paprekur?! Nuk ka bythë ku të rrijë.

  • Ti luan bashkë me kupolën e partisë dallkauke që keni ndihmuar katëlër herë në shkatërrimin e Shqipërisë, bën mirë që na flet për ato që nuk di se si bëhet në gjermani. Por na fol për ato që ti i di mirë seç ndodh në Shqipëri dhe me që e je fjalën tek blerje shitje votash na thuaj dhe na sqaro për demokracinë e partisë së biznesit familjar këto të vërteta:
    – si e mbyllët rastin e QOKËS në Lezhë ku kryetari i bashkisë, “arsenali” juaj i dha zarfën ngushëlluese duke zbritur shkallët në prag të zgjedhjeve?
    – si e demokratizoni rastin kur po në Lezhë ish kryetari juaj u armatos dhe deklaroi forcën ushtarake në prag të zgjedhjeve?
    -si e quani ju rastin kur ish deputetja dhe sot kryetarja juaj shkonte në Elbasan dhe jepte urdhëra për të futur në punë vetëm njerzit e partisë tuaj? Po ti pse u shite nga PS dhe u bleve nga LSI?. KUR FLISI JU E KUPTONI QË JENI VETË TË PARËT TË ZHYTUR NË…
    Nejse luan, keni shumë gjynahe, zullume dhe sigurisht kur mbushet tenxherja kapaku nuk arrin ta mbulojë dhe derdhet çka ka brenda.
    Së fundi po ju japim një këshillë: “Ruhuni, fshihuni sa më shpejt se “anglo-amerikanët” kanë hyrë në prag dhe në derë, dhe nuk ju shpëton dot sovjetiku.
    Drinzi Bardhi

  • Bravo Dita dhe filtri I saj per per kete skuadron te Zi. komentuesish.
    Edhe Muti do to kishte zili per ndotjen e tyre
    ne komente

  • Ik mor qimeuriq shyqyr qe s’do ta shohim me surratin perjete ne parlament, shkofsh prapa sharebajgave te leshitlikes qe iken per lesh dhije

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *