Mirë se vjen o kolopuç,
Mirë se vjen në Shqipëri,
Me pellush e me kapuç,
Se është ftohtë e bie shi!
Mirë se vjen o Vit i Ri,
S’e harrove Shqipërinë,
Të na falësh po akoma,
Ne në krye mbajmë Salinë!
Kolopuç mos u habit,
Mos më shih ashtu në sy,
Neve jemi Republikë,
Po jemi dhe Mbretëri!
Një djalosh që e quajnë princ,
Këshillon Nishanin vetë,
Është edhe “parti e mbretit”,
Brenda bash në kabinet!
Kur të bësh ndonjë shëtitje,
Andej nga stacion’i trenit,
Një statujë aty do shohësh
Është statujë e mbret legenit!
Njëqind vjet në pamvarsi,
Bëmë një festë me zhurmë e bujë,
Po premtimet si përherë,
Plasën si ca fllucka ujë!
Dhe ky viti që kaluam,
Na ka bër’ dhe më të varfër!
Herë pas here qeveria,
Kafshon popullin si gjarpër
E kafshon, madje e vret
I lëshon plumba në trup
Në Bashki e Qeveri
Kemi vrasës që s’kanë turp
Kur të marrësh inventarin,
Shiko se diçka mungon,
Dhe jo pak e një fjalë goje,
Por një pjesë e detit Jon!
Ti tani vjen i gëzuar,
Situatën merr në dorë,
Mund të jesh vit i trazuar,
Se ke zgjedhje në qershor,
Merre shtruar kolopuç,
Mos e prish hiç terezinë,
Gjysëm viti veç do kesh,
Rrugëtimin me Salinë!
Do të thuash pse këtij,
Ja përmend emrin kaq shpesh,
Se është vetë ligësia,
Dhe përçarje mbjell mes nesh!
Ty s’të mbaj asnjë sekret,
Se të dua veç të mirën,
Do ta njohësh Salën vetë,
Do ta njohësh vetë picirën!
Desh harrova kryesoren
Unë jam nga gazeta DITA,
Veç dy muaj ka në treg,
Por po ngjitet shpejt si drita
Mirupafshim kolopuç,
S’po të shtoj më gjë në listë,
Pa do shihemi së shpejti,
Të na japësh intervistë!
PEN E ART MOS VDEKSH KURR
Forca, bukuria dhe permbajtja jane elementet qe me bejne te pelqej te gjithe vargjet e tua Arben. Ne keto dite festash te uroj me te mirat.