Një shtetas është gjetur i pajetë këtë të enjte në Tiranë.
Nga raportimet e para mësohet se bëhet fjalë për një endacak, identiteti dhe mosha e të cilit ende nuk dihet.
Ai është gjetur nga kalimtarë të rastit në trotuar, pranë zonës së “Ushtarit të Panjohur”.
Burime nga Policia e Tiranës konfirmuan se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se po punohet për të zbardhur shkaqet.