Kanceri i lëkurës mund të diagnostikohet përmes analizës së gjakut. Një studim i ri i publikuar në revistën “Plos One” ka arritur në përfundimin se mjafton një pikë gjaku për të diagnostikuar melanomën që në fazat e hershme. Studimi është kryer nga Instituti Italian i Shëndetësisë në bashkëpunim me disa spitale të Romës. Metoda është zhvilluar përmes analizave inovative të serumit që përdorej për 10 pacientë të prekur nga melanoma.