Një Polici për parkimin apo për krimin?!

editor

Starti  në rilindjen e Rendit, nisi fillimisht me emra, me ikjet e ardhjet e marra me mend, që në opinion u pompuan si fytyra e re e Policisë së Shtetit, e jo vetëm kaq, por dhe e pakorruptuar dhe me një efikasitet të pritshëm në situatën në terren. Dhe çupërlinat blu që u shfaqën si bleta punëtore në rrugët e kryeqytetit me bllokun e gjobave në dorë, ishin si të thuash, kremosja në portretin e vrazhdë të “policit”, e për më tepër aspak produktiv për situatën e sigurisë. Rilindja ka ngecur tashmë vetëm tek gjobat e Rrugores, një gjë jo fort e zorshme.

Nuk ka shqiptar në timon, që në një realitet ku gjithçka funksionon gabim, të mos jetë dhe pa dashjen e tij, në shkelje të vazhdueshme gjatë ngarjes së makinës. Mjaft që një automjet policie të bëjë dy partrullime në ecje përgjatë aksit Tiranë – Durrës, e do mblidhte para me thasë nga gjobat. Edhe vënia e tyre, nuk është ndonjë problem, është gjëja me e lehtë që mund të bëjë një polic rrugor. Por nga ana tjetër, po kalojnë javë dhe nuk po zbulohet se cili i vuri tritol automjetit të prefektit të Vlorës, cili vuri tritol në një shtyllë tensioni në Milot shoqëruar me mesazhe antiqeveritare, cilët ishin ata “babagjyshër” që vodhën sasi bizhush e parash në një Qendër Tregtare, cilët ishin ata “policë” që grabitën e plagosën tre kambistë në qendër të Durrësit, cilët janë ata maska që grabitën një karburant në Burrel duke lidhur dhe rojen.

Cilët pra?! Në situatën rrugore ka shenja të mira, drejtuesit janë bërë më të ndjeshëm ndaj rregullave, duke nisur që në një raport më miqësor me rripin e sigurimit, ndërsa krimi nuk po ndalet, sepse po e ushqen me pushtet e siguri fakti që, askush deri më tani nga ata që u përmendën më sipër, nuk është vënë në pranga. Edhe njëherë po kujtoj rastin e vëllezërve Çuko në `93, që pas krimit të tyre të llahtarshëm, u kapën brenda 24 orëve, u gjykuan e dënuan brenda dy javësh. Rilindja e Rendit, do ndihet se ka nisur, nëse na “dhurohet” një preçedent i ngjashëm.

Por nëse bëhet kërdia me gjoba për një parkim a ndonjë rrip sigurimi, e nga ana tjetër, vënës tritoli e grabitës të maskuar, po hanë e pinë diku për shtatë palë qejfe, jo vetëm që nuk ka shenja rilindjeje, por mund të flitet për një polici ende të “Mul”-osur!

Share This Article
2 Comments
  • Policia e shtetit ?!…Ah kjo policia!!!

    Policia nuk eshte vetem qarkullimi rrugor,por eshte dhe policia kriminale,policia e komunitetit,policia hetimore,…Pra,nese ministria e brendshme mburret me rrugoren,me gjobat e vena e te vjela…jemi njelloj si te mburremi se ‘halene e kam nderuar moderne por tani do fillojme nga kuzhina dhe me pas nga dhoma e ndenjjes dhe e gjumit’.Kjo nuk shkon aspak!

    Edhe policia rrugore eshte e destinuar te deshtoje,persa kohe nuk plotesohen kushtet e sigurise se qarkullimit rrugor,kushtet e parkimit,kushtet e cilesise se automjeteve dhe te vozitesve.Nese do te flesnin specialistat inginjera te qarkullimit prane shoqerive te sigurimit do te na zinte flama me difektet e jashtezakonshme te sigurise rrugore qe jane elementi i pare i problemeve te qarkullimit per te cilat ne gjobitemi.(Mora nje gjobe ne levizje per ndrim korsie.Faji ishte i imi qe ne krahun e djathte tw lwvizjes te autostrades Tirane_Durres ishte nje derro grope qe po ti bija permes nuk dihet se ku do te perfundoja une me gjithe makine?!)

    Krimi,vrasjet…Informimet te gjitha tregojne se si vrasesit si te vraret jane te njohurit e policise,ose ndryshe te skeduarit…Me ata te merret policia,t’i ndjek hap pas hapi,me uniforme dhe pa uniforme dhe jo te me beje kontroll e presion mua pse mund te me gjeje nje kacavide te madhe ne korskot.Le te bashkerendojne punet e zanatit te tyre midis burgjeve,prokurorive,gjykatave,komunitetit,te zgjedhurve e ‘spiuneve’.

    Policia e komunitetit…jo te bejne shetitje rrugeve e trotuareve per t’i fotografuar ne, e te themi se po punojne.Te skedojne keqberesit,hajdutet,njollat e zeza qe favorizojne krimin ordiner dhe te vezhgojne e nderhyjne duke mos u bere si jerez te ngeshem me uniforme qe kane dale xhirro…se xhirro po bejme vete ne.
    Atje ku banon Ministri u vijezua rruga dhe qe te mos parkohej ne trotuar u vendosen ne bordura ca globe betoni te lyer me boje…por dhe ata qe ruajne banesen e tij nuk kane ndaluar askend qe po i shkul e marrin xhedene si topa duke krijuar probleme te tjera…

    Dhe mund te vazhdojme me rradhe me probleme plot…Por,por…policia justifikohet kollaj…kemi probleme te sigurise rrugore,nuk mbulojme dot cdo qytetar apo rrugice,nuk…dhe ja hodhen…Pse te mos ja hedhim dhe ne?!…S’na keni plotesuar kushtet dhe mund te bejem dhe shkelje !!!

    Juve e gjeni gozhden e Nastradinit…kurse neve na paska humbur…Ne ndeshkohemi kurse ju justifikoheni!Ju justifikoheni me taksat tona dhe ne ndeshkohemi nga ‘rrogetaret’ tane…

    Dicka nuk shkon ne kete mes!!!…

    Studjoheni pak;”Me dhe te dhashe,me morre te morra”…

  • Nga studiemt e kryera deri tani mbi rolin e policise rrugore ne rritjen e rrjedhshmerise ne akset rrugore ka rezultuar se vetem me 5% mund te permiresohet situata nga nderhyrja e saj.
    Ne duhet te bindemi dhe te veprojme ashtu si te gjithe te tjeret nqe e kane filluar para nesh motorizimin, pjesemarrjae komunitetit ne respektimine ligjit dhe sigurine rrugore eshte perfundimisht mjeti me efikas dhe efiçent per rritjen e sigurise rrugore dhe rrjedhshmerine e mjeteve ne akset rrugore.
    Pra le te ndjekim shembullin e Holandes, Suedise Danimarkes, Anglise dhe te tjereve dhe te bejme diçka te gjithe ne kete tollovi te pergjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *