Bedri Islami
E kush mund ta mendonte , deri para pak javësh, se presidenti i një vendi lënë në periferinë e politikës perëndimore, një ditë do të bashkonte Evropën. Megjithëse lider i një hapësire më të madhe se Franca, i zgjedhur si asnjë tjetër, me mbi 72 për qind të besimit popullor, hokatar dhe i mençur, ai kishte qëndruar nën hijen e të pushtetshme tradicionalë, pa e ditur se koha e tij do të vinte shumë shpejt. Jo nga dëshira, por nga detyrimi.
Çmenduria putiniste bashkoi forcën e kontinentit të vjetër. Presidenti ukrainas bashkoi mendjet dhe vizionin. Arma mund të pushtojë botën, por nuk e sundon dot gjatë atë. Mendoja nuk pushton botën, por e sundon atë. Ky është shembulli i një burri që dukej kalimtar, edhe në vendin e tij, zgjedhje e përkohshme, por që tani është idhulli i qindra milionë njerëzve, të cilët e mbështetin si askënd tjetër më parë në pesë dekadat e fundit, e ndjekin, e duan dhe do të kishin dashur të ishte presidenti i vendit të tyre. Edhe Shqipëria do e kishte dashur këtë.
Çfarë e bëri presidentin Zelenski njeriun që po kthehet në mit dhe si mundi ai, burri i pazakontë, i diplomuari në drejtësi dhe aktori komedian, bir i një familje thellësisht intelektuale hebrenje, me pjesëtare të afërt të Fisit të tij të djegur e vrarë në krematoriumet naziste, të jetë tani shëmbëlltyra e liderit të pazakontë?
Nuk është vetëm lufta që e bëri të tillë. Lufta shfaqi virtytet e tij. Për të shkuar në atë që është sot nuk mund të bëhesh në një ditë dhe nuk mund të bëhesh rastësisht.
Të jesh presidenti i një vendi të madh, me më shumë se 40 milionë banorë, ku edhe në rrugët e një lagje gjen banorë të nacionaliteteve të ndryshme, e bashkë me to, edhe probleme të bartura dhe të lindura, duhet të jesh dhe të besojnë se je simboli i unitetit të vendit tënd. Të kesh qetësinë për të gjetur udhën e përbashkët dhe jo ndasitë e tmerrshme, të gjesh të vërtetën, edhe kur ajo është e zhytur në thellësitë e mërive, ndoshta shumë dekadash, të jesh me njerëzit, edhe kur ato mund të largohen nga e vërteta. Ai e dinte se president mund të emërohesh, por nuk bëhesh, duke kënduar këngë “ maje krahu”, kërcënuar dhe duke dalë nga vetja. Ndryshe nga presidenti ynë, që i kujton Amerikës se edhe Rusia e Koreja e Veriut ka raketa dhe armë bërthamore, Zelenski i kërkoi ato për të luftuar, pikërisht ndaj agresionit rus, vendit të adhuruar nga selia presidenciale. E bashkoi vendin e tij me Perëndimin, nuk e largoi atë përmes halucinacioneve presidenciale; gjuha e tij ishte e natyrshme, e thjeshtë, domethënëse dhe kumbuese. Zgjoi Evropën nga letargjia, sepse duhej zgjuar.
Zelenski u bë presidenti i vendit të tij jo nga partitë politike. Nuk ishte lideri i pakontestueshëm, as i së majtës, as i së djathtës. Nuk mori dorën e oligarkëve politikë përmes pazareve të fshehta dhe duke krijuar dinastinë e ardhshme sunduese. Ndryshe nga sa ndodhi në Shqipëri, ku çuditë politike janë shpesh herë të çuditshme. Berisha, për shembull, gjithë jetën ishte i së majtës ekstreme, por drejtoi të djathtën ekstreme. Edi Rama ishte i së djathtës, shpesh herë më radikali i saj në javët e para pluraliste, por ende sot drejton të majtën, me të cilën, veç pushtetit, nuk e lidh asgjë tjetër. Basha, që nuk është as i majtë, as i djathtë, pra asgjë, u fut në politikë nga dera e pasme dhe drejton të djathtën, duke shfrytëzuar postin barbarisht. Meta, i majti i ekstremit, mund të bëhet çfarë të duash, për hir të pushtetit. Të gjithë të pasur, sundues, në 30 vite që qeverisen së bashku apo veç e veç, nuk arritën të bëhen prijës. Dhe, si duket, nuk do të bëhen.
E mbani mend se si janë klonuar presidentët tanë?
Thuajse të gjithë janë zgjedhur përmes marrëveshjeve enigmë, pazareve, llogarive dhe janë thirrur për t’u shërbyer padronëve oligarkë dhe jo vendit të tyre. Ndaj edhe nuk kanë lënë shijen e liderëve, thuajse asnjëherë. Për të zgjedhur presidentin Topi u desh trafikimi i pesë votave të së majtës, që u shpërblyen për votën e tyre. Bujar Nishani, rrugës, ndërsa shkonte në zyrën e tij si ministër i brendshëm, ktheu drejtimin dhe përfundoi në selinë presidenciale. Ilir Meta, pas skandalit të “ njeriut me bllok”, u bë shoku i mirë i armëve dhe e gjeti veten në presidencë, nga ku kërcënon si bandit rruge.
Kur Zelenski vendosi të bëhet president nuk kishte rreth vetes media të njohura e as analistë kodoshë. Ai, si duket, edhe nga përvoja e asaj që kishte ndodhur, e dinte se media mbështet oligarkinë, qoftë ajo politike apo financiare, që janë njëlloj të rrezikshme, por nuk mbështet njeriun e panjohur, i cili, në klimën ukrainase të politikës nuk rrethohet nga lakenjtë medialë dhe nuk pret përfitimin e zakonshëm. Ai gjeti rrugën për të shkuar drejt njerëzve në rrjetet sociale, duke iu drejtuar atyre drejt për drejtë, lirisht, me gjuhën që duan dhe që e njohin. E pabesueshme ishte, por ai u bë presidenti më popullor i një vendi perëndimor e lindor, duke përmbytur një klasë të tërë politike, e cila, aq sa kukëzonte me perëndimin, aq ishte edhe e përkëdhelur në Lindje. Dhe fitoi. Në mënyrë plebishitare. Ndryshe nga sa ka ndodhur në Shqipëri, ku mediat e mëdha janë tashmë të klonuara, zëdhënëse politike dhe përfituese financiare. Ku analistët duken si zëdhënës partiakë të furishëm dhe përfitues të habitshëm. Ku shumë prej tyre marrin paga sheikësh, janë pronarë vilash, dhe, si nuk ka ndodhur në asnjë vend, emrat e tyre i gjen në listë pagesa të institucionesh që nuk kanë asnjë lidhje me median, deri në spitale, ku shfaqen si menaxherë, përmes pagave deri në dhjetë herë më të larta se sa të shefit të qeverisë. Kush mund të besojë në analistë të tillë, apo në media të mëdha që kanë pjesën e tyre në skandalin e inceneratorëve, ku pronarët janë ndërtues dhe zaptues të pasurisë publike.
Zelenski nuk e bëri këtë, rreth vetes, edhe sot e kësaj dite, nuk ka një media që mund të konsiderohet” e tij” e as analistë që lëpihen rreth fronit presidencial.
Lufta, ku cari i ri i Rusisë kërkon rikrijimin e Perandorisë së të Keqes, solli të vërtetën e madhe se lideri i vendit të sulmuar , më shumë se askush tjetër, mund të kthehet në simbolin e qëndresës.
Ai nuk e braktisi vendin, ftesat që iu bënë ishin qesharake ,megjithëse tunduese; nuk u shfaq si një super hero, por përcolli mesazhin e heroit të njeriut të zakonshëm, duke u bërë njëri prej tyre. Ai e dinte se nuk mund të bëhesh i tillë duke u çartur nga mendja, duke aluduar se do të vriste veten si Alende, apo do të kërcente mbi tanke si Vojo Kushi, por i nxiti njerëzit, përmes shembullit, të dilnin në rrugë dhe të bllokonin tanket ruse ; shembulli solli dhjetëra e qindra mijëra njerëz që e perceptuan luftën si presidenti i tyre, edhe pse rreziku ishte i madh.
Presidenti ukrainas sot është figura e njeriut që i doli zot vendit të tij përmes fjalëve të thjeshta, në kohën e duhur, duke e shumëfishuar mijëra herë veten. Duke e gjetur “ ukrainasin” edhe në sheshet e Berlinit, që u tundua nga paqja e rreme dhe filloi të marrë seriozisht luftën; në rrugët e Romës, ku e majta është e fuqishme dhe jo pak herë ka qenë mbështetje e heshtur e agresionit sllav mbi tokat ballkanike, si ndodhi në vitet e Luftës së Kosovës; në Suedi dhe në Finlandë, deri para pak javësh asnjanëse dhe të ftohta; në Shtetet e Bashkuara, që u ngutën të ftonin si mysafir njeriun që kishte vendosur të ndiqte dhe të drejtonte luftën e imponuar në vendin e tij; detyroi rajanë ballkanike të Rusisë, qeverinë serbe, të ngrinte dorën “ pro”, kur mbi 70 për qind e popullit të saj ishte kundër; në fund të fundit një botë e tërë ndjeu se kishte ardhur një kohë tjetër.
Evropa e plakur, e ndarë copërash në mendim dhe gati të shkonte drejt një ndarje të re gjeti në kohën e duhur njeriun që dëshmoi se ndarja ishte vdekje dhe bashkimi ishte jetë. Nëse ai do të kishte braktisur vendin e tij ai do të ishte një i arratisur më shumë , i humbur, një hiç.
Shqipëria ka shembuj të shumtë të braktisjes. Mjerisht. Atë e kanë braktisur edhe kur nuk janë arratisur. E kanë braktisur në fatin e saj pikërisht ata që u besuan se do të ishin dikush, e , në fakt ishin askush. Është e vështirë, në mos e pamundur të gjesh sot njerëz në këtë vend që e besojnë shtetin. Sepse shteti, shpesh herë, pikërisht kur është dashur të ngrihej, ka rënë. I rënë është edhe sot.
Sido që ta marrim, Zelenski është sot lideri i duhur evropian, jo vetëm i një vendi, por i një kontinenti.
Pak vetë e kanë pasur mbi vete këtë rol. Dhe, në këtë rast, nuk është i dhuruar. Njeriu i veshur thjeshtë, sportiv, i qetë dhe i qartë tregoi se historia e një vendi mund të ndryshojë nga vendosmëria e një njeriu të vetëm.
*****
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Ju jeni xhorxhsorista.
Nje portret i paautorizuar, antikonformist dhe real i V. Zelenskyt
Aktor komedian ne profesion behet President (rast unikal i llojit te vet).
Shtyhet nga NATO te fuse Ukrainen ne Aleance dhe joshet nga NATO se “do hyje ne histori” si ai qe sfidoi trysnine e Rusise per nje Ukraine neutrale larg NATO-s.
Behet keshtu shkaku kryesor i nisjes se sulmit te Rusise mbi Ukraine (gje qe NATO nuk e pati besuar)
Aktualisht nga me pak se 10 dite nga sulmi i Rusise, ka mbi 1 200 000 ukrainas qe jane larguar vendit dhe numri shtohet.
NATO me rastin e V. K beri nje prove nese e anetareson dot Ukrainen ne NATO apo jo. V. K. ishte masha e proves per NATO, eshte edhe shkaku i nje Ukraine tashme qe zbrazet nga ukrainasit qe i ikin proves qe deshi te bente ky Komediani V.K. sipas skenarit te NATO qe e futi ne valle Komedianin, pastaj i futi gishtin ne prapanice dhe kerkon ta mbaje me gajret qe te interpretoje ne daljet mediatike “Nje Hero i kohes sone” ne variantin Komedi
soroxhinj qe duan vetem lufte
Keta BURRESHTETASIT TANE,qe qeverisja(Vjedhja,korrupsioni,atdheshitja,voteblerja) i beri aktore komedjane..
Zhelenski ishte aktor komedjan,por Detrya ndaj Atdheut e
beri Burre shteti.
Si hebre ky nuk eshte i krishtere. Pra plani i tij eshte te fuse ne lufte boten e krishtere, duke vendosur nje rend te ri boteror, me de jure hebrenjte ne krye te tij.
Po ti mo PUSHT komunist kur u bere putinisht bolshevik?
sepse:
Zelenski eshte ne vendin e vet dhe eshte sulmuar, masakruar dhe renuar nga Putin Hitleri pa patur asnje faj, vetem nuk do qe vendi i tij t’i nenshtrohet diktatures komuniste ne dallim nga ju PUSHTAT e Enverit qe i keni nderur bythen Serbise Komuniste gjithe jeten tuaj prej pederasti
Je kerric gomari.
Bedri Islami:
BERE MIRE QE NUK E KRAHASOVE ZELENSKIN ME ZOGUN
njashtu:
Sic bene shoket e tu nga Lukunia e Jenicereve Enveriste fanatike komunistete pandreqshem ne kete forum te nerum te gazetes DITA ne ditet e para te agresionit fashist te Putinit ndaj Ukraines antikomuniste nacionaliste
sepse:
NUK DO TE BESONTE ME KUSH PER SINQERITETIN TEND DEMOKRATIKO ENVERIST
1. Zelenski ka leshuar nga burgjet e Ukraines me qindra mije kriminele dhe hajdute dhe po i armatos ndersa nje pjese e popullsise paqesore po largohet nga vendi.
2. A ka mundesi qe hajdutet dhe kriminelet te perfaqesojne pjesen “me patriotike te Popullit te Ukraina”.
3. Apo ato do shkojne ne Europen Perendimore per te krijuar “Mafian e bashibozukeve te Ukrainese”
4. Pse Zelenski nuk i rihapi shkollat “ne gjuhen Ruse ne Ukrainen Lindore”?
5. Pse nuk nxori ligje qe te pengoje gangsteret e ukraines te cilet i “bejne presion individeve qe flasin Rusisht” ne Kiev apo qytete te tjera, qe te paraqiten si patriote te shquar?
6. Me krijohet pershtypja se Zelenski:
a. Ne vend qe “ti hedhe zjarrit uje i hedh benzine”
b. Ai sherben kjo popullit te Ukraines?
c. Ne se jo, kujt i sherben ky veprim?
7. Pse, Zelenski, ka bere thirje te shkojne mercenare, aventurjere, anarkiste, apo islamiste, te luftoje per mbrojtjen e Ukraines dhe lejon qe populli i saje te emigroje?
8. A do donim ne Shqipetaret qe te na vinin kontigjente te tille mercenaresh, deri tani rreth 15,000 individe, qe pas luftes te instaloheshin ne Shqiperi?
9. Zelenski ka nje popullate prej 45,000,000 njerezish:
a. A eshte ai ne gjendje te drejtoje shtetin, populline tij?
b. Pse kerkon ndihmen e aventuriereve, mercenareve, etj?
c. Pse i nxjerr kriminelet nga burgjet sic beri Beria?
10. Historianet shkruajne se ai, krahu i djathte i Stalinit , autori i krimeve te jashtezakoneshme, nga frika se do i vinte radha per te mbajtur pergjegjesi donte te provonte se ishte Anti-Stalinist. Ai nxori me qindra mijra kriminele nga burgjet, por jo te gjithe te denuarit politik. Koleget e tij gjithashtu bashkefajtore e kuptuan dhe e eleiminuan.
11. Konkluzioni im eshte qe ne analizat qe bejme duhet ti shikojme problemet nga te gjitha kendet e veshtrimit.
Harrove te shkruash – Ju flet Radio Moska (me mbeshtetje nga Beogradi)
1. Po i ndave njerezit ne te mire e te keqij problemet nuk do zgjidhen kurre.
2. Vetem ekstremistet dhe sharlatanet demagoge e bejne kete ndarje.
3. Por ndersa ekstremistet besojne ne menyre te verber idete e tyre, ato qe jane me te djallezuar “mshehen me anen e dogmave deri sa te gjejne nje vaiant me te pershtateshem, per te mbrojtur interesat e tyre.
4. A ka mundesi te na besh nje analize pa i hedhur “zjarrit benzine”?
5. A mund ti dalish ne mbrojtje Berias?
1. Europa nuk eshte bashkuar nga ‘trimeria’ e Zhelenskit, por nga frika e BS, sot e Rusise se Putinit.
2. Zgjedhja e Zhelenskit ndodhi ne momentin e nje krize te madhe politike, ku ai dukej apolitik dhe pa pervoje, cfare ai vete e paraqiste si nje avantazh. Nuk e besonte kush qe do te zgjidhej, por ja qe kjo ndodhi!?…
3. Kur Zhelenskij vendosi te behet president, atij iu gjinden prane te gjitha mediat perendimore, sidomos ato gjermane, pra ato vllazerore. Kjo e ndihmoi shume, pasi retorika e tij ishte mjaft e varfer, si thuajse e te gjithe politikanve sot.
4. Zhelenski nuk u be president popullor! Gjate kohes se tij nuk beri ndonje gje te vecante, pervecse sa vegjetoi si oligark dhe u perpoq ta afronte Ukrahinen me shume drejt perendimit. Ai po behet vetem tani popullor, pas hyrjes se rusve ne Ukrahine.
5. Zhelenski po behet tani lider i nje vendi. Ne te ardhmen ndoshta mund te behet edhe lider i nje kontinenti (qe ia ka futur), por deri tani eshte akoma ne procesin e prezantimit te tij si lider i Ukrahines.
Rasti kumarxhiut Nano,per dy halabake te Saliut ne shtator te 98 iku ne Maqedoni,mos te flasim per Zogun.Tani imagjinoni ne rast sulmi nga Serbia ose Greqia te dali komandant Ilir Meta e te bej thirrje per te dal ne lufte,mos te flasim pastaj per Lul Hollandezin e Berishen.
Labi i imagjinatave me sulme serbe e greke, mba shenim emrin e Kryeministrit aktual – Quhet Edi Rama.
Nese per ty eshte imagjinate lufta ne Kosove dhe vrasja e ushtareve Shqiptare ne jug nga komando Greke athere shko kontrollohu te psikiatri. Greket dhe Serbet po armatosen,ato arme nuk jan per dasem po per lufte
Kurse Rame poturen, do t’a shohim te hidhet mbi tankun armik.
Dje ne Tiktok u dha nji video e nji Politikane ne Bundestagun Gjermane ,
(Gusi)
i cili mbajti nji fjalime duke zbardhur shume lidhje te fshehta te MIn.Brendshem te Ukraines se ktij Presidenti Klloun Tragjike ,
qe kane Lidhje e financohej nga Orga.te Fshehta naziste nga Gjermania e Amerika etj vende Europiane dhe me skandalozja nji Deklarate e Ministrit te Ukraines ,
qe bente thirrjeNazisteve te Shtetit Ukrainas te rrembjene armet e vrasin Ruse Gjermane Izraelite sa te mundet
dhe jovetem ne Teritorin e Ukraines !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Kerkoheni dje ne darke u dha video dhe plasini sy e veshe se kush jane kta Ukrainasit e pafajshem qe sot po i ferkojne bolet gjithe Bota Hipokrite Fashiste
Ja te gjitholloget shqipkare, perfaqesues te nje popullin idiot qe ska qullos asgje ne historine e vet qe nuk eshte i zoti akoma ne 2022 te kuptoje nocionet elementare te demokracise, qe po’ duan ti japin mend edhe te tjereve. Kür jeni kaq te zgjuar e te zote shkoni e rregulloni rregulloni shtetin e ekonomine e shqiptareve.
Injoranti ,
ktu komentohet brenda nji llogjike njerezore dhe asaj qe nenkupton kohet qe jetojme ,duke afruar Fakte jo Pellitje Hajvanesh enderrrimtare !
Nuk e di ,se kujt Nationaliteti i perket zotrote ,qe na tregoke se Shqiperia Jone s’paska “Qullosur asgje gjate Historise ”
dhe se cfar kupton ti me “Qullosje” por un di te theme se ne si Shqiperi kemi nji Histori shume me te Lavdishme e Njerezore se shume Kombe Europiane , por duhet qartesuar sepse ,
Shqiperia ka qen per dy shekuj nen Politzikat e Sulmet /Sabotimin/ Keqtrajtimin /Copetimit / Izolimit / Saksioneve te Botes kryesuar nga Kurba Plake ,qysh ne lindjen e saj si Kombe ,
cudi si anashkalohet ky Fakt nga bijt e Kurves Plake !
Nji gje eshte e qarte ,se nqs nji Kombi tjeter ne kte Planet do ishte Sulmuar kaq Brutalishte e bere nji Padrejtesi kaq e Madhe nga Kanibalet e lsaj Bote ,
madje edhe vet nji Kpmb si Gjermania ,veshtire se do t’i kishte rezistuar kohes .
Sigurishte do kritikohemi se nuk jemi duke arrritur dicka sot ne Demokraci e kemi probleme edhe ne Ekonomi ,por Bijr r Kurves Plake nuk heqin dore kurr ,se sabotuari cdo Qeverri Shqiptare si kemi pare edhe kto 30 -vjet nga bijt e Kurves Plake qe minuan Demokracine e gjithcka ne kte vend .
Ne kushte te tilla ,eshte e veshtire te zhvillohesh e perparishe ,(thote nji Llogjike Njerezore )
—–
Sa i takon pastaj Komenteve tona ktu ,kte e kam per gjithe hajvanet e Stalles ktu Dita ,
ktu Komenton secili sipas kendveshtrimit te vet e njohurive te veta ne lidhje me Situaten dhe Politikat qe ndiqen ,
Neutral ,gje qe ju hajvanet aty nuk e njihni mendimin Personal ktu dhe nqs nuk do besh pjes ne Turmen Histerike te hajvanevetqe pellasin ktu ,
etiketohesh Komunist bla bla bla nga Trut me mute qe kane hajvanet ktu ,qe nuk dalin dot nga Stani ku jetojne .
demo , ti je nji tru mut nji plak matuf e i rrrjedhur dhe shume injorante per kte Bote .
Hajt pra filloni beni tifozllikun tuaj e pellisni per X dhe Y ,si kan bere edhe ata qe ju kan dhi gjithe jetes ,prandaj jeni kta qe jeni ala sot ,servla muti.
Kushdo qe te lexoje replikat e me siperme do te stepet dhe do te shokohet. Te gjithe ju që diskutoni me nje llogjike idioti! Kujt i sherbejne me këto diskutime dhe qe hapni debate koti… por jo pa qellim, duket hapet qe ju jeni tifoze te hitlerit Putin qe vret njerez te pa fajshem nga te dy palet ne kete lufte te pa aresyeshme. Ju flisni per Zelenskin që sotë është nje President hero i Ukrainsave, nje njeri i pazakonte qe tregon trimeri dhe i ben thirrje popullit te vete te mos nënështrohet ringjalljes se Carizmit te ri…ai zgjoi tere Evropen dhe Naton dhe Perëndimin… por a munde te krahasohet ky simbol i Ukrahines me pushtetaret tane sote ne Shqiperi e per keto 30 Vite. Te Falenderoj, Bravo Bedri Islami, ju keni bere nje shkrim qe ju tregoni ne menyre të çilter, ç’fare dhe kush jane politikanet tane, qe na kane drejtuar dhe sote po drejtojne … ju keni gjetur shprehjet dhe beni krahasimet me te bukura në këtë shkrim, Te Lumte Zoti Bedri, ju uroj suksese!
Jane te porositura nga Janulla! Mos u cudit. Jane mobilizu serbet e greket, pse ca kujtove?! A mund te rrine ato pa mbeshtet motren e madhe, Rusine?!
E lexon ca thote ai greku aty siper me emrin Armir? 15000 mercenare shqiptare kane shku ne Ukraine. Po UCK-ja jone as gjate kulmit te luftes ne Kosove spati as 3000 veta!
Duket qe serbet/ruset po behen gati qe pas renies ne Ukraines te fillojne nai sulm ne Kosove! Ndoshta me preteks qe shqiptaret ndihmuan ‘nazistet’ ukrainas.
Kosova urgjent ne NATO!
Keq me vjen per Rep e Shqiperise qe eshte ne ate gjendje qe eshte. Jo me shume per ekonomine se sa per percarjen ne popull… Kur te vije dita kam frike se prape do e leme ne balte pjesen tjeter te kombit. Si atehere kur i dhame nafte Milloshevicit! Ajo damke qe i vume vetes veshtire se mund te na hiqet… Ndoshta dikur do kemi mundesi ta ndreqim punen. Te bejme te pakten te kunderten e asaj qe na nxisin greket/serbet…
Me vjen keq per ju, qe nuk jeni ne gjendje te perqendroheni, kur lexoni komentet e kolegeve te juaj ne kete platforme qe ka krijuar gazeta dita, per ckembimin e mendimeve e idevete ndryshme.
Mos e abuzoni kete mundesi qe na eshte krijuar per te mesuar nga njeri tjetri dhe ndofta te tjere lexuse e gjejne te dobishme.
OK B.Islami.Anatomia që i bëni Presidentit Ukrainas Zelenski është fatanstike.Ai do hyjë në histori si Burr-Shtetas HERO,shëmbull për sot dhe në 100 vitet e ardhëshme.Uroi që të shpëtoi gjallë nga rrethimi ogurzi Putinian.
-Shëmbulli pozitiv i P/Zelenskit më shtyn të bëj krahasim me Presidentët tanë disa b..lëpirës të KryeMinistrave arrogant, prepotent,Hajdut e Vrasës..!
-Në analizën brilante të Presidentit Zelenski nuk bëre krahasim me asnjë nga ishët tanë ose Atë aktual.Siç duket edhe Ju ishit në heshtjen zgjedhore të 6 marsit.
-Kur kjujtoi S.Berishën President më dridhet mishi dhe trupi më bëhet kokërr nga tmerri i 1996 që vodhi zgjedhjet.I 1997-tës së luftës Veri-jug.I 1998-tës i grushtit të Shtetit.Si KM në 21 janar që urdhëroi vrasjen e 4 protestuesve..etj,etj.
-Besoi Presidenti ynë aktuak aksidental kur dëgjon Presidentin Ukrainas duhet të uli kokën për Ato që ka bërë në vitet e kolltukut Presidencial.Për ti rreshtuarë Ato duhet një natë dhjetori.
-Nëse NE nuk e bëjmë sot krahasimin me liderin Ukrainas..Presidentët tanë në të ardhmen do të veprojnë si Ahmet Zagolli,S.Berisha,I.Meta,B.Nishani..që për turpun e tyre vetëm e ngrohën kulltukun Presidencial pa bërë asnjë punë të dobishme për Shqipërinë.
-Po e mbyll me kaq këtë natë të von,për ti dhënë përgjigje ndonjë Berishisti që shkroi kundër Presidentit Ukrainas Zelensky.
-FLM DITA,B.ISLAMI.
Fatkeqesi per ne shqiptaret qe ne moment kthese historike,nuk patem nje udhehqes te tipit si Presidenti aktual i Ukrahines.
Ne momente kthese historik doli nje Berishe qe nga egoja perte qene President u be vegla qorre e te gjitha qarqeve antishqiptare,ku vuri ne zbatim te gjitha planet ogurzeze sipas udhezimeve te tyre.
Po keshtu edhe ne Kosove. Edhe atje ne moment kthese historike atje nga UDB-ja u piketua Rugova si President i cili edhe ai zbatoi politiken qe ja diktoi UDB-ja .
Pra ne keto moment kthese historike , keta te dy u ben pengese kryesore per mos lejimin e pajtimit Kombetar aqe i domosdoshem, per situaten kalimtare nga permbysje e nje sistemi dhe bashkjetesen qe priteshe te behej ne sistemin demokratik.
Kur analizojm veprimtarin heroik tePresidenti Zelenski them me vete. Paskem qene popull fatkeq qe u shkatrruam nga keta kriminel qe nuk la gje pa prishur ne shqiperi vecse t`ju hape rruge armiqeve tan ne se ata do te mundeshin te merrnin nje sulem kunder vendit tone.
Sote Berisha pellet me te madhe.Ti qojm arme Ukrahines.
Po a mendon ky kriminel qe shpartalloi shqiperin dhe ushtrin e shejt shqiptare dhe armet i nxori nga depot ne rruge te madhe dhe pjesen ma te madhe e shiti ku mundi dhe sote Shqiperia eshte pa ushtri,pa arme,pa ase gje vetem nje Bravo dhe nje varre kemi ne dore e keto sa per te luftuar ndervete se gje tjeter Berisha nuk i la Shqipotarve ne dore.!
Keshtu neve sote ballfaqohemi me nje realitet qe i ben balle nje supoerfuqie te madhe , ndersa ne duhet akoma te degjojm poredhet e Berishes i cili ne vende qe te rrasej ne Burge ai akom kakariste per pushtet. Ky me qe nuk e vrau populli duhet ta eleminoi veten vete ne se ka kurojo te ballfaqohet me presidentin Hero te UKRAHINES.
Nuk dihet se iku Nana apo jo. Pore edhe ne se ka ikur eshte bere shum mire.
Ne se do vriten Nano ne kete revansh te Berishes do te behej kasaphane , dhe kjo do te linte nje histori mjafte te rende ne shqiperi.
Prandaj ikja e Nanos ishte nje levizje mjafte e mençur se Berisha ka luftuar dje edhe sote lufton per te provokuar nje lufte civile.
Nano nuk qe duke luftuar me sebet dhe e la vendin. Nanos i hapi lufte nje fudull qe ishte kobure ne doren e armiqeve te shqiperise.
Kurre mos e merrni per dobesi largimin e Nanos ne ate situat qe nuk duhej se si do te perfundointe.
Ukrainasit braktisin vendin nga lufta,
ku e ka fut vendin Presidenti i vet,
Shqiptaret braktisin vendin ne paqe,
beni dallimin ore ju milet i shkret,
Mos u qani kot pra pse ne Shqiperi,
si Zelensky President nuk ka,
Mbameni mua e mos u ankoni fare,
se lufte nga une nuk keni pa!
o Boll !
Vjen era kurvit Gjirokastres.
ANALIZE E SHKELQYER….. PER ZELENSKIN ATDHETARIN…..NJERIUN E ..VIRTYTSHEM…….QE BERI PER VETE BOTEN E TERE……QE CDO VEND
DO E DONTE PER UDHEHEQES AH ! SIKUR……POR JO NE SHQIPTARET NE POPULLI ME FATKEQ……KEMI SALIUN NANON RAMEN BASHEN…….METEN……..KETA PELIVANE TE POLITIKES……QE PUNUAN VETEM SE SI TE MAJMEN PER VEHTE…….DHE QE JANE NE UNISON ME NJERI TJETRIN DUKE U TALLUR ME POPULLIN E VET…….ASNJEHERE SHQIPERIA NUK KA QENE NJE VEND ME I PADREJTE SE SOT PREJ TURE ..ATA JA KANE SHPIFUR SHQIPTAREVE DHE SOT DUHET TE KENE SHUME TURP……TURP NGA ZELENSKY …QE I MESOI SE SI ESHTE LIDERI I VERTETE…..LIDERI I40 MIJE UKRAINASVE QE E KONSIDEROJNE VENDIN E TYRE ME TE MIRIN E BOTES KURSE SHQIPTARET DUAN TE ARRATISEN SA ME PARE ….POR SI PRANON KUSH……PER SHKAK TE KETYRE POLITIKANEVE PLEHRA ….QE HISTORIA DO TI MBULOJE ME TURP NDERKOHE QE ZELENSKY DO MARRE CMIM NOBEL PER PAQEN ME SIGURI…… BOTA E TERE DO PERKULET ME NDERIM NDAJ VEPRES SE TIJ …..
NuK u ngopet me Edi Rame,
kete Piktorin kokerr hajvan,
doni e Bes Kallak President
si Zelen ukrainsi Komedian?
Zelenskij eshte burre trim . Nuk do ta dime , mesaduket , kurr se nese neutraliteti , pra , mosfutja ne NATO do ta ndalonte sulmin rus . Sulmi ndodhi edhe pse Europa ( por jo USA ) nuk e besonte kete . Lavrovi pati deklaruar publikisht se “Europa nuk na mer serozisht” . E verteta eshte se pak kush sot beson se Ukraina do ta munde Rusine . Te gjitha duskutimet dhe komentet vertiten rreth asaj se kush ka te drejte dhe kush jo. Thelbi i heroizmit dhe i trimerise eshte te sfidosh vdekjen . Mirepo trima lindin rralle dhe vdesin shpejt . Sipas kesaje formule nuk mund te jene te gjithe trima. Te vdeseh per liri eshte nje akt heroik mjaft i levduar . Por arsyeja perse nuk versulen te gjithe per tu bere heronj te lirise eshte se jo te gjithe jane te gatshem te vdesin . Shpreja “Me mire 1 dite si luan se sa 100 dite si lepur” besoj se ha shume diskutim sepse te gjithe ne qe ketu tek klubi i lagjes , kur eshte fjala per te tjeret, jemi dakort me shprehjen e mesiperme . Por berballe vdekjes , kam pershtypje , se njeriu fillon dhe ndryshon mendim. Pastaj ka edhe nje problem tjeter kur trimi flet ne emer te te gjithe bashkesise. Ketu perfundojme tek parulla jone e hershme “NE bare do hame dhe parimet nuk i shkelim” Pra i nderuar heroi yne i dites Zelenskij lufta dhe demokracia nuk shkojne bashke .
O zoti bedri ne nje vend ke gabuar kur thua qe Vuçiçi u detyrua te ngrej doren pro , mos u trego naiv Bedri ne Beograd dhe kudo flitet serbisht ka manifestime pro Putinit dhe Rusis , por Serbia ben politik jo gomarlleqe si idjotet tan te politikes qe eksitohen si kalamaj , Serbia i gjykon gjerat , u akuzua ne BE qe nuk mund te rri me ne dy karrige , me kte veprim vuçiçi i shtrengoj fort dy karriget dhe po ne dy karrike do vazhdoj dhe esht me i preferuar se politikanet tan ne BE , ministrat e vuçiçit japin deklarata pro ruse duke filluar nga kryeministria serbe , vet vuçiçi ngre doren kunder luftes duke patur te gjith popullin dhe qeverin e vet pro Rusis , dhe kur takon Makronin ai i thot se je kandidati par per te hyr ne BE se eksitohet si bebe ngaqe presidenti serbis ngriti nje dor bashk me te tjeret , por ky kopuk nuk shikon qe qeveria Serbe esht pro ruse bashk me popullin serb , dhe kte dor e ngriten sa per te siguruar BEn , pra Serbia qe i ka nxier dhembet dhe ka dal kunder Amerikes dhe BEs gjithmon , nje her te vetme ktyre i hedh nje kock e ngre diku nje dor dhe Amerika me BEn nuk din ku ta ven nga qefi Serbin dhe presidentin Vuçiç , kjo esht politika e zgjuar serbe dhe politika bythlepirjes shqiptare , nje shtet pa industri dhe ushtri te fort esht pa dinjitet , ate komb nuk e dhjet njeri se esht si fiset zulu qe han e dhjesin , politikanet e ktyre 30 viteve kte popull dhe kte komb tek ne e kan ven ne shtyllen e turpit ka 30 vjet kta jan jashtqitja komtare .
Bedri,
Me mire te mos kemi Lufte, se sa te legeshtohemi se nuk kemi Lidere per Atdheun si ne paqe dhe ne lufte.
Pervoja tregon se Heronjte e Atdheut trajtohen si Kurvat e Atdheut, dhe anasjellyas.
Poshte “LAROKRACIA”
politikanet tane te gjithe pa asnje perjashtim kane bere pakt me DJALLIN…..pakt me TE KEQEN…..vetem dhe vetem per pasurimin evetes se tyre…..ata njeri pas tjetrit kane vepruar njesoj duke justifikuar veten se keshtu bejne te gjithe ….duke u pasuruar ne kurriz te popullit te varfer…. ne kurriz te pronareve te ligjshem duke ju vjedhur pronat….. duke vjedhur gjithshka shtetrore qe kishte te mire ky vend….u bene miljardere megjithese ishin pa breke….jo se ishin te zot jo por se diteN te bejne pakt me DJALLIN… me KRIMIN
me MAFIEN… duke e varfruar gjithnje e me shume kete popull……prandaj te gjithe KETA skane asnje lidhje me ZELENSKYN….. prandaj dhe bota i perbuz dhe nuk do ti kete kurre ne vemendjen e vet…ATA e dine mire qe mbi kurrizin e tyre rendojne KRIME… PADREJTESI…. PABARAZI EKSTREME… dhe se ne ne njefare menyre nuk na lidh gje me EVROPEN……DUHET QE DHE KY VEND TE GJEJE ZELENSIN E VET…..