Gati një tjetër PPP edhe për matësit elektronikë të energjisë?

Edona Llukacaj

Një procedurë prokurimi e hapur së fundmi për shprehje interesi ka nxjerrë në pah objektivin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për të zvendësuar matësit induktivë me matës të rinj elektronikë.

Referuar procedurës “Asistencë Teknike për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë, Elektrike, Operatorin e Sistemit të Transmetimit mbi vendosjen e Strategjisë së Matjes dhe Polikave Standarde në Sektorin Energjetik Shqiptar” nënvizohen edhe objektivat që do të arrihen përmes saj.

Ajo që bie në sy mes listës së gjatë të detyrave që do të ketë konsulenti është edhe vlerësimi i mundësisë për të kaluar në një procedurë Partneriteti Publik Privat (PPP) e skemës së “smart meters” (matës elektronikë).

Në dokument, ndër të tjera thuhet:

“Të bëhet një vlerësim ekonomik për smart meters për kategori të ndryshme të konsumatorëve duke caktuar edhe kohën për zbatimin e këtij sistemi matjeje dhe të vlerësojë prezantimin e mundshëm të investimeve në sektorin privat përmes PPP apo skema të ngjashme për sistemin smart metering”.

Në dokument shtohet:

“Në këtë raport konsulenti duhet që të nënvizojë metodologjinë, të propozoje instrumente për të çuar në fund disa procese si dhe të reflektojë nivelin e përpjekjeve që do të bëhen për të zhvilluar çdo detyrë. Kjo fazë do të mbulojë rishikimin e dokumenteve dhe instrumenteve të nevojshme për të diskutuar me palët. Po kështu do të identifikojë nivelin aktual të humbjeve të energjisë si dhe arkëtimet në sektorin e energjisë. duhet të identifikojë gjithashtu teknologjitë e disponueshme në treg për Smart Metering. Të identifikojë mbulimin me teknologjitë e komunikimit në zonat ku OSHEE do instalojë smart meters. Të identifikojë gjendjen e sistemit IT të OSHEE në mënyrë që të lehtësojë integrimin me Sistemin e Matjes Smart”.

 

e.ll./dita

Share This Article
13 Comments
  • Po qeverine pse nuk e jepni me PPP?
    Po Shqiperine pse nuk e jepni me PPP?
    Po grate e burrat do t’i jepni me PPP?
    Ju zencin mallkimet e popullit atje ku ju dhemb me shume!
    Edi Rama ,ke patur rastin te hyje ne histori si Skenderbeu,por po iken si Esat Pashe Toptani!
    Jam socialist por te mallkoj me gjithe shpirt:Vafsh ne ferr!

    • Shqiperia eshte dhene me PPP. Tani eshte populli shqipkar qe po ja fal dhe veten PPPse. Me vote te lire..
      Qeveria eshte PPP me kohe e me vakt.
      Ky popull ka marre fund

  • Mendoj se PPP-të janë shpikja më e bukur e pastrimit të parave. Mund të thoni se më mirë që para të pista le të ngelen këtu se sa të ikin. Kjo su pëlqen “agjensive ligjzbatuese” të huaja. Po si i bëhet që, për garaci për vitet që vijnë, letrat kopsiten që të shpëtojnë në kuriz të shqiptarëve taksapagues!!!

    • Ata po i grabisin hapur me dhune shteterore, ky thote po i pastrojne.
      Ata po marrin e po i bejne kular, po u pastrojne xhepat njerezve po.. E kane mundesine ti marrin hapur farw, pa u lodhur per skema te tilla konspirative se ketu as qe i behet vonw njeriu ae qeveria po e grabit deri ne kocke

      • Këtë po them por si ta zgjidhim sepse unë, ti, njerëzit e mi dhe tuajt. Kjo duhet diskutuar, dhe jo fakti që media e devijon problemin.

  • Matesit dixhitale per matjen e energjise se harxhuar jane nje nevoje urgjente e Shqiperise, se na mbyten mbifaturimet!.

  • DORI, sa here ti teket qeneferise nuk ndrrohen aparaturat matese si te energjise elektrike dhe te ujit. Sepse qeneferia nuk ti jep falas por disa fish me shtrenjte se vlera e vertete e tyre.
    Prandaj konsumatori duhet te reagoje ndaj kesaj politike vjedhjesh ne te gjitha drejtimet e mundeshme.
    Me nje mashtrues, me nje maskara, me nje hajdut, me nje demagog si EDI RAMA nuk ecet perpara, sepse e ka mendjen si te varferoje sa me shume shoqerine shqiptare, ne menyre te veçante shtresen e mesme te saj dhe ti beje te varfer duke pasuruar vetem nje grup oligarkesh me te ne krye.
    Prandaj ky pizeveng i ka ardhur koha te terhiqet zvarre neper rruget e Tiranes dhe te hidhet ne lumin “e paster” te Tiranes.
    Gjithçka po shkon ne drejtimin e duhur duke i dhene ate qe meriton ketij plehu pervers. Tung.

  • I kemi pagu nja 3-4 here keto matesat. Tani do ta paguajme prape por do paguajme dhe fatlumin qe te shtyje nja 20 vjet.

  • Ky zevendesim do te paguhet tersisht nga OSHEE apo nga xhepat e klienteve? Ne rastin e dyte kemi te bejme me abuzim ashtu sic ndodhi me sahatet e ujit te lali Dhjerit qe i rropi njerezive nga 50-200 mije leke te vjetra per sahat pa i pyetur fare. Tashme kot lodheni te gjeni hajdutet e kriminelet sepse krimineli dhe hajduti me i madh eshte shteti.O burra shoke te Dites dilni protestoni po jua mbajti tralalalja, sidomos juve qe jeni luane tastjerash…

  • Info, kush te dale ne protesta? Jo jo shqipet nuk i lane kollaj kafet e big bossave te droges ! Aty neper kafe gjithe diten i gjen shqipet ! Gjithe diten neper kafe aty ku mbytin kotesine e jetes se tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *