Policia vijon aksionin e saj në Lazarat.
Ajo ka bërë me dije se tre nga personat e bandës janë më të rrezikshmit.
Bëhet fjalë për dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko dhe Bervin Basho.
Raportohet si një prej tyre, 20-vjeçari Arbion Aliko, ka qenë edhe në Siri tek xhihadistët.
RENEA ka ushtruar kontrolle në familjet Aliko dhe Shurdhi të këtij fshati.
Ajo ka lokalizuar 10 vatra zjarri nga ku është qëlluar në drejtim të saj.
Në qendër të fshatit, rreth 200 metra larg xhamisë, janë gjetur 100 gëzhoja kallashnikovi, një granatë dhe një thikë.
Ndërkohë, grupi hetimor i policise i kryesuar nga kryeprokurori per Krimet e Renda, Adnan Xholi, i mbeshtetur nga grupet RENEA po mbledhin provat për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


