Tepër i sinqertë madje. Aq sa nuk le rast pa humbur, për të treguar se di t’i ruajë me fanatizëm “sinoret”, edhe atëherë kur logjika e ligji nuk janë në anën e atyre që mbron. Në intervistën e fundit për emisionin e Ballës, Nishani u shfaq luftarak dhe koherent në refuzimin e tij për shumëçka i është vënë në tryezë nga qeveria aktuale. Refuzon ndryshimin e ambasadorëve, megjithëse këta të fundit mund të kenë qenë negociatorë faljesh të copave të territorit tonë shtetëror, apo edhe militantë fushatash, refuzon çdo lloj tendence për të prekur një sistem drejtësie të korruptuar deri në palcë. Nishani refuzon gjithashtu të negociojë për kandidatët e rinj për nivelet e larta të gjyqësorit, rezufon të shkarkojë një shef shërbimesh, i cili nuk e ka më “besimin e kryeministrit”, siç shprehej dikur, pa harruar të ngrejë zërin me terma folklorikë edhe ndaj komenteve të rradhës, për kozmetikën që po i bën mureve rrethues të zyrës së tij.
Shkurt, kemi një president që ka vendosur “të mos lëshojë pe”. E ka marrë këtë vendim shumë herët. Qysh në kohën kur shumica aktuale endej akoma kafeneve të Tiranës, e kur vendin e qeveriste kabineti në ikje i Berishës. Asokohe ai parandjente (Zoti e di me çfarë sfere të kristaltë) “revanshin që po afrohet” dhe nuk përtonte t’ja komunikonte këtë jo familjarëve, jo stafit të ngushtë, por të gjithë krerëve të institucioneve, të thirrur në format të plotë në Presidencë dhe nën prozhektorët e mediave.
Për Presidentin Nishani nuk ka asnjë rëndësi që shumica e sotme nuk po arrin të vendosë dot asnjërin prej ambasadorëve në kryeqytetet kryesore. Që nga Uashingtoni e deri në Romë, që nga Londra e deri në NATO, qeveria duhet të punojë më krerë misionesh që në një mënyrë a një tjetër, e kanë shfaqur kredon e tyre politike. Kjo sepse Nishani nuk e pranon konceptin e thjeshtë, që krerët e misioneve diplomatike duhet të jenë të paanshëm (kush nuk e kujton si i justifikoi këshilltarët që bënin fushatë për zgjedhjet në PD!).
Është thënë shpesh këto muaj se kreu i shtetit, më shumë sesa garant i ekuilibrave institucionale dhe i unitetit të kombit, është kthyer në një rojtar të interesave të ish-maxhorancës. Bujar Nishani po investohet që kjo tezë të fitojë gjithnjë e më shumë terren. Duket se po fillon t’i pëlqejë pozita e “të rrethuarit”, në shtetin e 23 qershorit. Ndoshta e tërheqin në mënyrë të padukshme dhe instiktivisht precedentët e Bamir Topit dhe Alfred Moisiut, të cilët kanë patur gjithashtu marrëdhënie të vështira me qeveritë e momentit. Vetëm se uji nuk rrjedh kurrë dy herë nën të njëjtat ura. Ka pak gjasa që dikush ta etiketojë Bujar Nishanin “puçist” apo “horr bulevardi”. Shpresohet që ato kohë të jenë arshivuar, së bashku me personazhin që i prodhoi. Njoftojeni pak edhe Presidentin… / Revista JAVA

Nese qellimi eshte per bllokime instituciona dhe lufte Partiake, me mire ta lere maxhorancen e sotme te beje emerimet, e te paguaje kostot neser. Keshtu sic eshte po krijohet shume zhurme, ne dobi te askujt.
Desha te shtoj se Kr-Ministri nuk eshte aq i “pervuajtur” Presidenti nuk bllokon dot gjithshka dhe aq kollaj, rremuja mediatike ka mbuluar faktin se Kr-Ministri (ne baze te kushtetutes) ka ne dore shume gjera; deri tani duket me shume si “lufte ne tentative”… lereni topin ne fushen e Presidences…dhe prisni.
kur doli i forte ky raxh kapuri qe qeveris me trute e qofte largut se te vetat i ka hequr
Per mendimin tim Maxhoranca Parlamentare duhet urgjentisht te filloje proçedurat e shkarkimit te ketij te ashtuquajtur President.Jo vetem qe ashte turp te kemi nje president te tille por ashte fatkeqesi dhe shume i demshem per vendosjen e Shtetit te se Drejtes dhe zhvillimin normal te demokracise.Do te behet pak zhurme nja tre por populli do ta perkrahe shkarkimin, e tij.Ai mbetet nje ferre neper kembe te Qeverise nese nuk shkarkohet.
Se heq dot.
Ref: Kushtetuta e Shq. Pj IV nenet 86-94.Presidenti iken per tre arsye.
1) Vdes ne detyre. (fakt i kryer)
2) Tradheti kombtare apo Krim. (fakt qe do provuar)
3) Pamundesi fizike/mendore, permbi 60 dite (fakt qe vertetohet nga ekspertiza mjeksore)
Kuvendi i con propozimin Gjykates Kushtetuese. Ne cdo “shkarkim” duhen mbi 2/3-tat e deputeteve. (140/3 x 2) = 93.3 deputete.
Maxhoranca si ka keto numra, te mbyllin mendjen e te punojne me te, aq sa mund te punohet.
—
Me shume funksionon magjia e zeze sesa thirjet tona 🙂 per te hequr nje President.
Ka arsye madhore pse e mbrojne mekanizmat me te larte politike/ligjore – nga propozimi- miratimi ne Kuvend, e ne fund ngelet Gjykata Kushtetuese, qe ne raste te tilla te “terbojne” por duhen pranuar.
Me mire do ishte nje fare “zgjidhje e re” ku te sigurohet qe ne te ardhmen te zgjidhet nje Personalitet i Njohur dhe i Pavarur, sesa nje “askush” i katapultuar aty pas pazareve te uleta politike te Dy liderve Partiake te kohes. Ndoshta e vetmja forme qe kur iken nje pale, nuk terheq kemben zvarre duke krijuar ngerce e bllokime tek pala tjeter.
Jari me mustaqe tashme ka mbetur ne historine e Shqiperise si kreu me qesharak I shtetit por edhe shume I demshem.
President Presh-Kashari…
Artikull jashtzakonisht i goditur dhe plot argumenta bindese qe qeveria dhe parlamenti te
mblidhen dhe ta heqin zvarre nga presidenca si : ulok,sakat, skizofren ,me semundjen e
pa sherueshme te inferiritetit , pa asnje prestigj e dinjitet njerezor dhe se fundi mustaqet i
mban si Hitleri duke qene vetem nje amebe qelizore ne krahasim me ”kriminelin boteror ” !
Shkurt nje president mjeran !
Ketij presidenti duhet lexuar letra e zaporozhjave !
Pa u hequr i ashtuquajturi president,nuk mundet te reformohet sistemi i drejtesis ne vend,kete e di ç’do kush ne kete vend,ndaj Nishani,Berisha e Basha do mundohen me çdo kusht te mbrojne drejtesin e korruptuar,po u reformua sist.drejtesis-do vej ne burg Sala,Basha e CO dhe ky vend do shpetoi nga kthetrat e mafiozve 23 vjeçar dhe do filloi buzeqeshja e Shqiptareve..
handikap .
Turpi do ta ndjeke gjithe jeten dhe do hyje ne histori si kamikaz i shpellarit nga vicidolli.