Dërguar me SMS
në 0689073730
Dita, mirëmbrëma! Ju lexoj për ditë, por kam kohë që nuk ju kam shkruar gjë. Tani kam një problem që qytetarët e qytetit të Gramshit e kanë prej shumë vitesh. Paguajnë të detyruar nga 1, 2 apo 3.100 lekëshe në muaj për të famshmin TVSH. Na mungon sinjali. Pse duhet të paguajmë kur nuk e shikojmë sinjalin direkt?! Po vjen Botërori i futbollit. Eksluzivitet i tij. Ku ta ndjekin taksapaguesit e tij këtë event? Ju lutem, bëjeni publik rastin ashtu si duhet të jetë dhe TVSH-ja. Mbase vendosin siguresën e djegur të shpërndarësit në pikën e tyre përballë qytetit. Faleminderit! “Nga shoqata anti-TVSH”, Gramsh. Ndryshe do t’i shtojmë edhe 100 lekë në muaj kabllorit të qytetit që ta vjedhë sinjalin dhe të na japë ndeshjet e botërorit. Dhe AMA mos t’i vërë dot gjobë se e kemi paguar ne prej vitesh. Edhe njëherë, faleminderit!
