Një problem serioz me faturat e energjisë

redaktor

Letër e nënshkruar

Kamber Nebiaj, Përmet

 

Po flitet shumë për faturat me probleme të energjisë elektrike. Do të ndalem te taksa e televizorit, prej 100 lekësh e cila i bashkëngjitet faturës së energjisë. Është për t’u çuditur se taksa e televizorit i faturohet çdo subjekti që ka sahat, por nuk ka televizor: konkretisht: stalla, sharra, gurore, shtëpi të braktisura me kontratë etj. Kjo më duket vjedhje e konsumatorëve. Kur nuk ke televizor, nuk ke pse paguan. Aq më tepër që e ke paguar njëherë ën faturën e shtëpisë. Dhe aq më keq që TVSH-ja nuk shikohet, se nuk ka valë televizive po nuk pate aparat dixhital. Prandaj Ministria e Energjitikës dhe organet përgjegjëse të gjejnë një mënyrë tjetër për vjeljen e taksës së televizorit, duke e hequr nga fatura e energjisë elektrike. Pagesa të jetë transparente. Subjekti që ka televizor duhet të paguajë.

Share This Article
1 Comment
  • Plotsisht dakort ky eshte nje abuzim,vjedhje me force do e quaja per konsumatorin.Sa per TVSH do te kerkoja qe ai te mbyllej si ne Greqi ose me e pakta te ristrukturohej pasi eshte nje ciban i madh ne kurriz te popullit qe nuk e shef njeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *