Pleqtë në Tropojë, prej shumë e shumë vitesh tregojnë për një bisedë që ka bërë Dervishi i Luzhës me Ram Drag Berishën nga Viçidoli, që përcillte djalin e vet 14-vjeçar Salinë në Tiranë. Dervish Luzha, pasi u përshëndet me Ram Dragën, e pyeti: Për ku kështu rruga e mbarë, o Rama i Dragës? Ram Draga: Jam tuj çu çunin në Tiranë. Dervish Luzha : Po çka do baj aj atje? Ram Draga: Ka me msu n’shkollë. Dervish Luzha: Mos bre burrë, mos e baj kët. Aj pa shkollë dhe po e kthen Viçidolin përmbys. Po me ba do shkollë, aj ka me e djeg dhe ka me e shkatrru tre herë. Fjalët profetike të këtij njeriu të mirë e vërteton nata e zezë 22-vjeçare dhe mjerimi moral që ka pllakosur an’ e kënd vendin tonë. E vërteton politika e ndyrë, shtypëse dhe diskriminuese e shpirtligut kokëmushkë, Sali Ram-Drag Berisha. Së bashku me me falangat e tyre talebane, paramilitariste shkatërruan Shqipërinë tre herë (sikurse parashikoi Dervishi i respektuar), më 1991-1992 , më 1996-1997-1998 dhe gjatë viteve 2005-2013.
SMS në DITA në 0689073730
