Një program për Alzajmerin

anazapta

Të kujdesesh për dikë me sëmundjen e Alzajmerit mund të jetë e vështirë. Pacientët me gjendje degjenerative të trurit kanë nevojë për një mori mjekimesh, që mund të kërkojnë shërbimet e profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Por edhe për infermierët më të organizuar, mbajtja e të gjithë informacionit mjekësor që duhet për pacientin mund të jetë një sfidë. Tani një program i ri në celular ofron një ndihmë.  Alzajmeri është zakonisht një sëmundje që prek moshat e thyera. Meqë njerëzit në mbarë botën po jetojnë tani më gjatë, numri i prindërve dhe gjyshërve me Alzajmer në moshat 70, 80 dhe 90 pritet të trefishohet në disa vende deri në mesin e shekullit.
Gjithnjë e më shumë, familjarëve po u duhet të kujdesen për të afërmit e tyre me Alzajmer, një detyrë e vështirë dhe komplekse dhe shumë njerëz e gjejnë veten të papërgatitur. Kjo është arsyeja që Hebreë Home, një organizatë private e kujdesit shëndetësor në Riverdale të Nju Jorkut, zhvilloi një aplikacion të ri për iPhone dhe iPad të quajtur Balance. App-i 4 dollar që mund të blihet në internet, u ofron personave që kujdesen për pacientët informacione ndihmëse rreth Alzajmerit, përfshirë këshilla për të marrë një diagnozë të saktë të gjendjes së tyre, njohjen e simptomave dhe menaxhimin e kujdesit shëndetësor ditor për pacientët me Alzajmer, si ushqimi, larja dhe higjiena. Balance është ideja e drejtorit të programit zhvillimor në Hebreë Home, David Pomeranz. Ai thotë se app-i jep gjithashtu informacionet e fundit kërkimore mbi shkaqet dhe trajtimin e sëmundjes së Alzajmerit – të gjitha këto me synimin për të ndihmuar ata që kujdesen për pacientët me Alcajmer. Hebreë Home është një organizatë jofitimprurëse që jep kujdes, kryesisht në komunitete, për gati 75000 pacientë me Alzajmer në zonën metropolitane të Nju Jorkut. Pomeranz thotë se programi Balance është hartuar për ndihmuar përdoruesit të organizojnë ilaçet dhe informacionet e tjera për ta pasur më të lehtë të ndjekin statusin shëndetësor të pacientëve. Përmes tij, ata mund të planifikojnë vizitat me mjekun dhe të ndajnë informacione me ta për ndryshimin e gjendjes së pacientit gjatë ditës. Si për të theksuar faktin që Alcajmeri është një çështje shëndetësore globale, Pomeranz thotë se app-i po shkarkohet nga infermierë në mbarë botën. Pomeranz thotë se zhvilluesit e programit po punojnë tani për një version të tij për sistemin operativ Android. / Zëri i Amerikës

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *