Program si “Le iene”, ikën edhe “Doktori”

anazapta

Saimir Kodra na fton të qeshim me lot, me të gjitha ngjyrat e humorit të prodhuara nga ai, në programin më të ri në “Agon Channel”. Pas zhurmës së krijuar në publik dhe fiks-farekomenteve të shumta për arsyen e vërtetë të largimit nga “Fiks Fare” e “Top Channel” pas 12 vitesh, Saimiri jep këtë intervistë në media për të na sqaruar gjithçka në detaje. Nuk e mohon që paga e mirë e joshi, por edhe ambicia për të nisur diçka të re nga e para ishte arsye e fortë për të marrë këtë vendim. Në programin që pritet së shpejti, ku do të bëhet opozitë për këdo dhe gjithçka që nuk shkon mirë në këtë vend, shpesh do të prodhohet humor i zi dhe humor politik, që do i shkojë për shtat realitetit tonë. Saimiri zbulon të rejat dhe pritshmëritë ku njëra prej të cilave është edhe e ardhmja e ish kolegut të tij te Fiksi, Doktori. I pyetur rreth zërave që flasin për një largim të Gent Pjetrit nga “Top Channel”, Saimir Kodra është përgjigjur: “Genti? Aaaa Doktori… Doktorët në përgjithësi janë të pakuptueshëm, sidomos në recetat e tyre. Ofertat në “Agon Channel” i bën Bechetti. Ai di si të bëjë një të tillë, pra një ofertë të parezistueshme… E Doktori nuk është prej hekuri, oferta e “Agon Channel” e bëri që ta firmosë kontratën. Në fakt ishte një goxha ofertë, nuk mund t’i rezistonte”.

Share This Article
15 Comments
  • Tv Agon, reklamen dhe pordhet ka te medha, se do jete njesoj si TV Shijaku dhe ATN e Shaban Memise njehere e nje kohe kur Sali pinoku prej shpelles Vicidol qellonte institucionet me domate e veze

  • Qofsha i gabuar por nuk do ta krahasoja ( pavarsisht se nuk ka filluar transmetimin ) me TV Shijaku apo ATN .

    Zera jane qe kane kerkuar njerez te pasur te kene perqindje ne nje nga TV me konkuruese te kohes ne Shqiperi.

    Uroj te mos jene te nje krahu politik ( te pakten kurre me SB ) sepse nuk do te pasqyronin realitetin dhe hallet e Shqipetareve nder te tjera.

  • Cfare televizioni eshte ky Agon kur nuk e gjejme ne TV????? Ku dreqin t’a gjejme se dua me te vertete ta shoh,asnje sqarim.

  • Ky televizion “Agon” ka Perenduar para se te Agoi…
    Firma Bechetti eshte ajo e plehrave italiane te cilen na e beri peshqeshne fillim Tosi me Xhoanen qe rruajte nje dore paresh te shqiptareve…pastaj Saliu me Xenin dhe argin…
    Nga plehrat….. tek plehrat e trurit eshte laitmotivi i ketij aktiviteti!

  • Une them qe keta dy yjet e ‘fiksit’ sapo kane perenduar ne TV-Agon, nje kanal fort i dyshimte, kur mendon per ofertat marramendese qe jep.Jo gjithmone punet e mira i ben paraja e madhe.T’ja puthin pragun Top-Channel-it qe i nxorri ne drite, se aty s’kthehen ma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *