Këtë javë, një nga videot më të klikuara në Shqipëri, ishte ajo e një propozimi për martesë. Pas 4 vitesh të kaluara së bashku, kishte ardhur koha që Klajdi t’i propozonte të fejuarës së tij, Jona, për martesë. Për këtë gjë, ai improvizoi një situatë për ta surprizuar atë. Klajdi, së bashku me një shokun e tij dhe të fejuarën, kishin shkuar në një lokal pranë sheshit ‘Skënderbe’. Pas pak, ai largohet për disa minuta nga lokali. Më vonë, e fejuara e tij merr telefonatën se Klajdi kishte pësuar aksident në qendër të kryeqytet. Klajdi kishte organizuar çdo gjë ashtu siç duhej. E fejuara e tij nxitoi menjëherë për në vendin e “aksidentit”. Mes qirinjve në formën e zemrës të mbajtur në duar nga miq të çiftit, djali bëri propozimin në shesh, ku sigurisht që mori si përgjigje një “PO”. Ne të Ditës kemi folur nga afër me të dy protagonistët që kanë “çmendur” rrjetet sociale. Kishte nga ato komente që thoshin: më në fund, nuk paskan mbaruar meshkujt që bëjnë gjeste të tilla kundrejt të dashurave të tyre. Në fakt nuk ishte parë ndonjëherë aq hapur një propozim i tillë martese, ndaj veprimi i Klajdit komentua gjatë. Në këtë bisedë, çifti na tregon detajet dhe prapaskenat e organizimit të surprizës, por edhe se çfarë e bën kaq të fortë ndjenjën e tyre.
Si fillim na tregoni, si jeni njohur bashkë?
Klajdi: Praktikisht jemi njohur që fëmijë, pasi prindërit tanë kanë marrëdhënie shoqërie shumë të ngushtë. Dilnim shpesh, por shkëndija u ndez para 4 viteve, dhe vazhdon më e fortë se kurrë sot e kësaj dite…
Çfarë ju ka pëlqyer që në fillim te njëri-tjetri?
Jona: Mënyra se si me drejtohej, si më bënte të ndihesha, pasi në çdo sekondë më bënte të ndihesha e lumtur dhe e qeshur..
Klajadi: Qysh herët më ka pëlqyer thjeshtësia e Jonës, bukuria dhe brishtësia e saj.
Klajdi, pas kaq vite njohjeje, ju vendosët t’i propozonit për martesë Jonës. U menduat gjatë për këtë surprizë?
Kljadi: Ka qenë një ide e momentit, pas 4 viteve bashkë mendoja se kishte ardhur koha për të kaluar në nivelin tjetër. Po mendoja për një propozim “ndryshe”, diçka që do ta bënte femrën më të lumtur në botë. Variante të tjera kisha, por ky ishte mendimi i parë dhe që më goditi.
Ishte e vështirë ta organizonit? Kishit frikë mos Jona po zbulonte diçka?
S’mund ta them që ishte e lehtë, por dhe e vështirë jo. Mendoj se mjaftojnë idetë dhe dëshira për ta realizuar dhe asgjë nuk është e pamundur. Frika më e madhe ishte mos Jona merrte vesh diçka, por fatmirësisht kjo gjë nuk ndodhi.
Ju kishit thirrur gjithë miqësinë dhe shoqërinë… sa ishin ata bashkëpunues në këtë organizim?
Falënderoj të gjithë ata që ishin pjesë e këtij organizimi, të cilët kanë qenë të shumtë, por në veçanti falënderoj: Mimon, Anxhin, Mirjanin, Lonen, Denin, Edisonin, Enin, Kaçin, dhe Edionin.. Të më falin që nuk po i përmend të gjithë, por janë shumë.
Jona, çfarë mendove kur të thanë se Klajdi ka bërë aksident?
Jona: U tmerrova, ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës sime, pasi nuk ia kisha idenë se me çfarë do përballesha, dija vetëm që ka bërë aksident.
Kur e takove, t’u ngatërruan mendimet apo e kuptove që ishte një “kurth”?
Jona: Fillimisht u qetësova kur pashë që Klajdi ishte mirë, më pas doja të shikoja se ç’kishte ndodhur dhe shikoj vendin e përgatitur për një surprizë dhe mendova se ishte për dikë tjetër, deri në momentin që Klajdi ulet në gjunjë dhe zbulohet baneri. Aty filloi ëndrra…
E prisnit një surprizë të tillë nga Klajdi?
Jona: Ai vazhdimisht më surprizon, por këtë herë ka kaluar jashtë çdo parashikimi, absolutisht që nuk e prisja, por ka qenë një moment që do zgjasë përjetë tek unë.
U menduat të thonit “po”, apo e thatë direkt?
Kam 4 vite që jam e bindur për absolutisht po. Klajdi më bën të ndihem femra më me fat në botë.
Klajdi, kaq e vështirë ka qenë Jona për t’i marrë një PO, apo surpriza ishte simbolike në këtë drejtim?
Unë isha i bindur në një masë të madhe për përgjigjen, por dëshiroja ta ktheja atë moment në të përjetshëm, për të dy ne.
Ka pasur mjafto komente në blogje që thonë, janë habitur me reagimin tuaj. Ju si i keni marrë këto komente?
Kam jetuar një ndjenjë mikse, nga një anë më vjen keq për mentalitetin e disave që janë të mbërthyer nga “ngurtësia” apo paragjykimet, që një “burrë” nuk mund t’i ulet në gjunjë një femre, dhe nga ana tjetër jam i lumtur për vlerësimet e shumta që kam marrë. Uroj që gjesti im të jetë një motivim për të gjithë ata djem që duan t’u shprehin dashurinë partnereve të tyre.
Pastaj ka edhe nga ata fanatikë që janë skeptikë, duke mos dashur ta shfaqin kaq shumë dashurinë se jetës nuk i dihet… apo ju nuk e mendoni fare këtë?
Mendoj se duhet të jetojmë momentin, jo se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Kemi 4 vite bashkë dhe mund të them me bindje të plotë që kemi kaluar gati gjithçka, dhe pas gjithçkaje dashuria jonë forcohet çdo ditë e më shumë.
Kush është më shumë i surprizave, Klajdi apo Jona?
Absolutisht Klajdi, por dhe Jona nuk mbetet pas. Tani i takon asaj që të më bëjë një surprizë më të bukur..
Besoj keni marrë shumë komente pas kësaj videoje, cila është ai që u ka bërë më shumë përshtypje?
Kanë qenë aq të shumta sa që nuk e kemi pritur kurrë, jemi surpizuar totalisht, komentet kanë qenë shumë të bukura, të gjithë komentet aq sa nuk dimë kë të veçojmë.
Kush janë?
Jona financiere, Klajdi jurist
Jona Lahi është 22 vjeç. Ajo është studente e vitit të tretë për Financë Kontabilitet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Pjesën më të madhe të ditës ia marrin studimet dhe kurset e gjuhëve të huaja, ndërsa koha që i mbetet… Klajdi. I fejuari i saj, e ka përfunduar fazën e parë të shkollimit duke u diplomuar si jurist në Universitetin e Shkodrës. Aktualisht është duke përfunduar masterin shkencor pranë Universitetit të Prishtinës. Ai vazhdon punën si jurist pranë Hipotekës, ndërsa pas punë menaxhon një bar-kafe në pronësi të tij. Në gjithë këto pjesë të ditës mes tyre është edhe Jona.
Mund te gjente forma te tjera ky palloshi,dhe jo ti thone te fejuares se ka bere aksident.Njeriu mund ta perjetoje shume keq nje situate te tille.Propozimi per martese duhet te mbahet mend si nje nga ditet me te lumtura te jetes,dhe jo si “dita kur u tromaksa,se me thane i fejuari ka bere aksident me makine”.Gjithsesi urime.
propozim alla shqiptarçe.
i thone se psoi aksident dhe ,..ja ngrin gjakun vajzes se shkrete ,…..pastaj ja shkrin ment e kaptines.e turbullon dhe thote se e don me e marre per grue.. .
…shum romantik qonka ky juristi.
propozim Martese i bazuar ne nje GENJESHTER.
Cmendi????
A jeni ne terezi juve? Cfare i jepni kaq buje nje propozimi te shemtuar martese??????
shum bukur ,persa i perket komenteve te siperne jan pjesa e budallejve shqiptar qe nuk din te vlersojne edhe nje gje te bukur qe na shohin syt ne shqiperin ton mrapa bote.te jet shembull per te gjithe,jete te lumtur ciftit…