Një propozim interesant nga Artan Fuga

Bledar Lumani

Filozofi Artan Fuga ka ironizuar shtatoret dhe monumentet e ngritura gjatë këtyre viteve të fundit.

Ai ka dhënë një sugjerim interesant për ngritjen e disa shtatoreve, të cilat do të ishin vërtet provokuese.

Po të kisha qenë edhe më shumë pasanik, çfarë do të bëja ?

Do të subvencionoja ngritjen e shtatoreve edhe të :

1. Ballaban Pashë tradhtarit shtrirë në këmbët e Skënderbeut duke u lutur të mos e vrisnin.

2. Leka Zogun fëmijë në krahët e Mbretit Zog duke ikur nga Shqipëria.

3. Princ Vidit ulur në fronin e Shqipërisë në Durrës, pra mbi ujë.

4. Hamza Kastriotit duke parë me inat lindjen e djalit të Skënderbeut, Gjonit.

5. Mamicën mbi kalë duke prerë me jatagan koka osmanllinjsh.

6. Skënderbeun e vogël jeniçer te Sulltani.

7. Haxhi Qamilin duke puthur këmbët e Sulltanit.

8. Ismail Qemalin duke nenshkruar aktin e doreheqjes si kryeminister.

9. Tufën e deputetëve shqiptarë të 39, palaçove, duke i dorëzuar kurorën e Shqipërisë Viktor Emanuelit (Grup skulptural)

10. Mujin dhe Halilin duke bërë dashuri me zanat. (Grup skulptural)

11. Gjergjin duke u mjekuar nga e motra, shtrirë, plagosur nga plagët e Bajlozit.

12. Komandantin francez që themeloi Republikën franceze të Korçës.

13. Kostandininin mbi kalë bashkë me të motrën.

14. Malësorin Gjorg të vrarë në pritë, me titullin : PRITA

15. Ramize Gjebrenë duke e pushkatuar.

16. Emigrantin e 91, mbi dallgë duke ik nga sytë këmbët prej Shqipërie.

17. Një çam, një kosovar, një shqiptar Maqedonie, një shqiptar nga Mali i Zi, një shqiptar nga Tirana duke ndërtuar kullën e Babelit.

18. Tre vëllezërit duke ndërtuar një mur që nuk ekziston (grup skulptural) – Rozafa.

19. Rozafa duke i dhënë gji fëmijës të ngurosur në mure.

20. Fshatarin duke therrur lopën – Tufëzimi

21. Suden, duke mbledhur paratë.

22. Grup skulptural : një djalë shqiptar duke përqafuar në seks një kineze të re.

23. Prostitutën Sarah duke pozuar nudo për një pushtetar.

24. Një korrier partizan duke e vrarë shoku i tij pas shpine.

25. Mbretëresha Teutë duke instruktuar piratët ilirë të detit.

26….”, shkruan Fuga.

Sipas tij, monumentet e ngritura deri më tani, janë pa lidhje dhe duhen çuar për skrap.

Mos bëni kot monumente pa identitet kombëtar, ca burra që njihen kush janë vetëm nga gdhëndja në beton e emrit të tyre, standard, me jaka të ngritura, pardesy të kthyera në cep nga era, me shkop në dorë, pa pikë kuptimi, që as ngrofin e as ftofin, paré e hedhur për tenderim.

Çojini për skrap ato. Nuk janë art.

Na duhen skulptura që të na trondisin dhe që sa herë t’i shohim të na dridhen mishtë dhe gjunjët e të bëhemi më të mirë.

Arti është tejkalim i reales”, shprehet Fuga./b.l

Share This Article
38 Comments
  • fatkeqsia eshte qe njerzit i mpijne me mesazhet e MUL nOkes, dhe fjalet e fuges i shperndajne me pikatore!
    Fuga eshte pasuri kombetare!

    • Pastaj mund te vazhdohet me skulptura me cilesore:

      – Strazimiri duke u rrahur me rripa pantallonash me deputetin socialist ne Parlament (kjo skulpture mund te ishte tek lulishtja para Parlamentit ).

      – Gensherit duke i rene me shkelm ne prapanice Enveri. (Mund te ishte tek sheshi “Gensher” ne Elbasan.

      – Edi Rama duke u rrahur me shkelma dhe grushta keqas nga ganksteret berishas, sic ndodhi realisht ketu e nja 18 vjet me pare. (Kjo skulpture mund te vendosej para Kryeministrise, grup skulptural).

      -Arjan Cani dhe Aleksander Frangaj duke i puthur prapanicen Berishes. (Mund te ishte nje skulpture shume e bukur ne ish-Kinostudio.

      – Hajduti i Bankes me nje thes me parate e vjedhura dhe Fullani duke e ndjekur me patina, mund te vendosej si skulpture para Bankes Kombetare.

      Kurse per emrat e rrugeve, jemi te mendimit qe te kene vetem numra, dhe jo emra. Se na jane shtuar shume emrat e famshem te rrugeve te njerezve kot !

      • Po Fuga e ka bere si Nastradini maje gomarit qe numeronte gomeret –Ka harruar edhe veten :..\
        Pra : 26- Fuga ..duke folur kodra pas bregit ….loooooool

        Zakonisht monumentet e luftetareve jepen ne menyre dinamike ,dmth ne levizje bashke me kalin e tyre ….

        Ndersa monumentet e burrave te shtetit ,apo shkenceatereve etj jepen vetem me buste ,ose ne kembe

        Ndersa ato qe thote Fuga , behen ne piktura jo ne skulptura

        Porse ne skulptura jepen te tilla momente te pergjitheshme nga jeta ….si nje peshkatar duke nxjerr rjeten nga deti, apo nje vajze e re duke hedhur uje tek burimi, apo nje femije duke vrapuar , ose duke lozur , apo nje i ri ose e re .e ulur ne stol …..etj

        Ky Fuga e tregon veten tamam sharlatan e teveqel kur thote ,”i coni per skrap monumentet e deri tanishme ”

        Ka nje parim qe ta dije ky fillozofi i shkaterrimit ,qe vuan nga megallomania
        azgje nuk prishet nga ato qe jane ndertuar, sido qe te jene

        Cdo periudhe kohore ka boten e saj shpirterore te shprehur ne art dhe ne skulptura …ndaj nuk duhet prekur se ato tregojne identietin e asaj kohe …dhe jane pasuri kombetare

        Po sic duket ne kemi pasur zakonin e Fuges , qe i shakteronim ato qe kishin ndertuar brezat e meparshem dhe tani kemi ngelur pa gje fare.Si toke e djegur

        Por keta sot duhet te ndertojne skulptura te reja si atje ne qender te Tiranes, por edhe ne per sheshe e parqe te ndryshme, buze ruges etj

        Me kujtohet mua kap pare nje foto nga Vlora e viteve 60-te , ku ne Parkun Rinia te Vlores kishte pasur nje skulpture te madhe te nje peshkatari qe rekej te nxirte rjeten me peshq dhe anash tij reth e rotull ishin ca skulptura te vogla bretkosash…Dhe i gjithe ky kompleks ishte brenda nje shatervani qe mbushej plot me uje ……Ato me vone i kishin thyer e prishur ,
        Ndoshta shqipot e atyre viteve e kane bere ate skulpture , sepse aty ka qene kenete dikur, …..por dukshin shume bukur, sidomos kur shatervani mbushej me uje dukej sikur varka qendronte mbi uje dhe brekosat ishin anash ne nivelin e ujit dhe nxirnin uje nga goja –Uji ishte i pijeshem dhe venin kalamajte pinin uje tek brtekosat

        Po ashtu me pare tek Hyrja e portit ne Skele te Vlores ka qene nje skultpure e nje Marinari me bluzen e tij blu me vija te bardha , tere muskuj ne nje si tip anije dhe aty prane nje spirance e verdhe ..
        Ishte skulpture shume e bukur …
        E prishen edhe ate ….Kishin mendjen e Fuges sic duket ..lol

        Porse skulptura te tilla me motive te ndryshme te jetes njerezore, ku njerezve
        ju kujton dicka nga jeta e tyre e perditeshme mund te ndertohen kudo … ,….

  • Bravo Fuga , me gjithe mend e bukur.
    Duhet dikush tu tregoje lloj lloj debileve qe jane bere politikane se cfar duhet bere mire.

    • Me lejoni te propozoj dhe per dy Monumente
      1-Sali Berishen me celular ne dore se bashku me Zenin duke ndezur shkrepsen dhe Argiten duke numru parate.
      2-Enver Hoxhen duke dale nga varri dhe ne njern dore mban kajrafilat e kuq qe ja dergun kosovaret e Gjermanise si shenje falenderimi per furnizimin me arme qe i bene shqiptaret UCK pas 1997

  • Ai monumenti i Pavaresise te ben te skuqesh e te zverdhesh,te te ngrehet qimja perpjete,te te rrahe zemra me furi,te te dridhen leqet e te mos jesh ne gjendje te …kthehesh ne vendin tend!

  • Ai monumenti i Pavaresise te ben te skuqesh e te zverdhesh,te te ngrehet qimja perpjete,te te rrahe zemra me furi,te te dridhen leqet e te mos jesh ne gjendje te …kthehesh ne vendin tend!
    Ato pllakat e bronxit te kenaqin shpirtin! Me vjen t’i shkul e t’i mar me vete per …tja futur kokes atij qe e beri dhe atyre qe e paguan!

  • Ke harruar edhe dicka tjeter interesante dhe domosdoshmeri e kohes Prof. Fuga i nderuar,
    Ne rast se SHBA ka gdhendur ne malin Rushmoore portretet e Presidenteve me popullore ne SHBA dhe qe kane bere historine, jane krenare per kete! Ndersa ne shoqerine shqiptare -une mendoj qe te gdhendim diku ne ndonje rrepire apo mal aty ku nuk ju duket as nami as nishani ketyre palo politikaneve, palo intelektualeve dhe ato palo lidere te shoqatave civile qe na mbine ne sy kudo ne Tv, gazeta e Media te njejtet ne keto 25 vite-apo njecerek shekulli ngjasme demokraci -qe vetem llomotitin te njejtat gjera e ‘nuk bejn asgje dhe te behen simbol i korrupsionit ne emer te patriotizmit! Jemi neveritur deri ne fyt me te njejta portrete e mentalitete!
    Boll ja kushtezuan lirine ketij populli!
    !

  • Po Enverin si e ke idene e monumentit , apo tek Tour Effeli i Gjirokastres me tespije ne dore e ne kembe…apo duke u hapur bythesh me Titon, Krushovin , apo me puthje ne buze me CU en Lain , apo i shtrire ne krevat me Maon me gjethe fiku nga mbrapa…

  • EDHE JANOSH FUGA MERITON SHTATORE
    Janoshi pa per te paren here driten e tubezuar poshte majave te Eskellit, ne dimrin e ftohte te vitit 1881.
    Tre vite me vone do behej me vella Mihalin, pas dy te tjereve do kish dhe moter Borbalen e do mbyllte rrethin vicioz me me te voglin Georgy, qe nuk arriti kurre te thithte gjiun e memes qe i la jetime.
    Jetonin me ate qe perendia i kish pasuruar, rrisnin gomere e mushke pa numerim, thurnin kanistra e rrogoze kanapeje, digjnin rrenje lisi e benin thengjille, rrihnin ne kudher patkonj, zinxhire, thika, luge, tigane e mbremjeve te erreta nen tymin e rreshires kendonin e hidhnin vallen e tyre cigane.
    Ish kjo jete e tyre ne ate fund te viteve te 1880-es, ne Eskellin e harruar ne token e romeve.
    Janoshi çdo muaj, ngarkonte karvanin me prodhimet e tyre e nisej drejt tregjeve te Maqedonise e Shqiperise, shkembente mallin me miell e krunde, me kripe, me vaj ulliri e piper te zi, me veshje e postiqe mallakastriote, shiste, blinte, blinte, shiste. Nje here ne muaj per vite te tera rrahu shtegnaja e rruge here vetem e here me Georgyn, me te voglin nga vellezerit. Mihali persosej ne punimin e hekurit dhe te bakrit, ndersa Borebala kish zene vendin e nenes. Rrodhen vitet e ndodhi qe Janoshi te dashurohej me nje gjitone ne fshatin e tij drite humbur Eskell. U martua e linden dhe femije. Nuk mund te perballonte i vetem tere barren e shtepise. Vendosi te shiste Borebalen ne Itali (ashtu ishte zakoni aso kohe) e me Mihalin vendosen te largoheshin nga Eskilli, kush drej amerikes e kush drejt Shqiperise.
    E ndodhi qe me 12 majin e 1914-tes Janosh romi i Eskellit te romeve, te imbarkohej ne Antwerpin e Finlandes per tu shperngulur me familjen e Georgyn pergjithnje ne amerike.
    Mihali tashme i mjeshteruar ne punimet me kudher mori rrugen per ne Shqiperi. Kish degjuar per nje qytet ku njemije dritare vidhnin drtite tere diten e falnin drite tere naten. Tregetia lulezonte ne ate kohe ne ate qytet shqiptaresh te trysteruar nga nje mal teper i larte qe e quanin Korab. Mjeshterit e punimeve me kudher dhe baker ishin mjaft te kerkuar nga zengjinet e Beratit. Dhe aty shkoi, u martua, lindi femije, u plakerua dhe vdiq.
    Vdiq ne Beratin e njemije dritareve Mihali i Eskellit te njemije romeve cigane. U varros ne nje pllaje, mes pyjesh te braktisur. Me te tjere jo beratas qe jetuan aty si te ardhur nga larg.
    La femije ne Beratin e njemije dritareve Mihal FUGA i Eskellit te ciganeve nga toka e romeve te Rumanise.
    U rriten, u shkolluan, u bene te ditur, shkencetare e filozofe, e deri manaxhere te pushtetareve te diteve qe jetojme.
    Ishin cigane FUGA-t e Eskellit te Romanise, u bene shqiptare te Beratit te Muzakajve, paçka se kujtimet ju jane zbehur ne vite.

    • Meqenese ti lopcare edi mire historine E beratit dhe te fugajve dhe nuk ke asgje per ti ofruar publikut vec te derdhesh vrere per te tjeret dhe te fshihesh pas psedonimeve ben mire te gjesh dicka me vlere dhe jo si kayak ferrash pas shpine
      Sa per dijeni Fuga vijne nga zona kokino milos nga Peloponnesus Greece dhe jane arvanitas dhe jo Cigan ferrash si puna jote.Fuga I ka dhene Shqiperise kuvendin e lushnjes,kane punuar dhe kane qene patriote .prandaj respekt .

  • Tani ke harruar dicka teper interesante. Disa bare apo klube (grup skulpturash) me emra:
    CAPRI, MILAN, Gjiri ZHIROM, etj.

  • Ishallah i bejne skrap , sidomos bustin e hajdut Ahmet Zogollit , qe kryehajduti Berishogolli e vuri ne vend te dukshem, Turp , turp turp per Salkrimin. Le qe ku ka turp ai ,per te gjtha ligesite qe ka bere e vazhdon t’i beje !!

  • ARTAN FUGA ME IMAGJINATEN E TIJ PROVOKUESE SHKON ME LART DUKE NGRITUR SHTATORE KU SHOQERIA I KA INJORUAR PER RETHANA TE CAKTUARA TE THYESH NJE TABU ESHTE VLERE ..CDO VLERE KA NJE ARSYETIM LOGJIK PER CDO KOHE HISTORIKE..

  • KE HARRUAR EDHE NJE …….. SALI BERISHA DUKE U NGROHUR PRANE OXHAKUT TE SHTEPIA E ENVERIT, SI DHE NJE TJETER ,PO SALI BERISHA DUKE PUTHUR KEMBEN E Ahmet Zogut.

  • Dakord me Prof. Fugen-por kryeskulptura/monumenti do te ishte populli yne shqiptar i hipur ne gomar se prapthi, se dhe Haxhi Qamili, qe erdhi pas Ismail Qemal beut, rrinte hypur ne gomar pra te simbolizojme historine tone tragji-komike, qe pas Ismail qemalit “madheshtor” na erdhi/doli/nxorem ne krye Haxhi Qamilin, dhe pas Enver Hoxhes tragjik, na erdhi Sala komik dhe keshtu me rradhe kan ardhur gjithmone me komike “drejtuesit” tane “politikane” !!!!!!!!!

  • Rama basketbollist i Dinamos duke dale nga fusha qe pa perfundu pjesen e pare me 5 gabime personale. Erion Veliaj bashkelojtar qe e godet shpatullave per ngushellim.

    Ndikuar nga Masaccio: Cacciata dei progenitori dall’Eden.

  • Sugjeroj edhe nje grup skulptural, ku te trgohet figura e nje filantropi dhe disa varfanjake qe e marin me gure…

  • Tani jam krenare per ty si shok kursi ne nje kohe qe studjonim Filozofi. Ndjek te gjitha intervistat dhe shkrimet tuaja. Je i zgjuar dhe trim. Dy cilesi qe i rrine shume mire nje BURRI si ty. Pershendetje dhe mire u takofshim duke te pare PRESIDENT te ketij vendi te vuajtur. Une qe po te shkruaj jam nje nga shoqet e kursit nga nje qytet i veriut.

  • Reflektimi i Tanit eshte dhimbje per ate cfare ka ndodhe, dhe po ndodh ne Shqiperi…..ai nuk ben kompromis me te keqen, vuan dhe kerkon qe te reflektojme te gjithe ne menyren tone . Ky eshte nje realitet qe vetem nje filozof si FUGA mund te na e jape me vertetesi.

  • Te ben te mendohesh :-thote Elisabeta, …
    Gjithmone tek ne per te marre drejtimin e shtetit kane GUXUAR dhe guxojne jointelektualet e vertete ….Pse ndruhen ata te vertetet !!!!???…Pse nuk luftojne te zene pozita e pika dominuese duke e ditur edhe vete se vlejne dhe kane mundesi te japin per ATDHEUN e tyre?
    Edhe nje here qe erdhi nje dietar i madh si NOLI armiqte e Shqiperise ndihmuan ne rrezimin e tij .
    Vini re me kujdes ne shtypin blu cdo dite EDIT i drejtohen me nota kercenuese PERSONALE aq sa te ze frika se dikush po pergatitet ti beje keq.
    ….Do te mbaje pergjegjesi personale thote Luli dhe keshtu vazhdojne edhe disa pseudogazetare te RD ,55,etj
    Jane krijuar njeqind shoqata por ajo e intelekualeve mbare kombetare me mendjet me te ndritura te njohura te kombit mungon .
    Kulmi eshte kur edhe te rinj medioker te etur per pushtet kethehen ne servila pushtetesh sa qe te bejne per te v…lle kur llomotasin kot si Bogdani me Griden.

  • Meqenese ti paske mates thellesie, atehere ma thuaj ti : Mire me skenderbeun po me Mbretreshen Teuta cfare pati ? Dhe te lutem mos e hiq veten si shumice , leri njerzit te kene mendimin e tyre.

  • Tano ke harruar te besh shtatoren e Enverit duke bere bustin e Skenderbeut me mjeren dore dhe me tjetren duke ndertuar shqiprine me shkolla me uzina fabrika , hece , me bujqesi te modernizuar duke e afruar me Kosoven dhe me mbrojtje te sigurte . Zogollin me valixhet e parave mbi supe dhe ne fund Saliun duke terhequr pantollonat e Enverit me njeren dore dhe me tjjetren duke kapur valixhet e Zogut .

  • E keni idene qe nuk eshte kaq e lehte ti japesh dikujt titullon filozof. Jam i bindur se dhe vete Prof. Artan Fuga nuk ka dashur ta quani ne kete menyre. Verejtjet qe ka bere ne kete postim hane debat por nuk qendrojne ne nje nivel filozofik. te mos keqkuptohemi, kjo s’do te thote se Prof. Fuga nuk esht ene gjendje te perballet me debate filozofile

  • Nuk jam dakort me prishjen e busteve por pasurimin e tyre…!?Kurse persa i perkete mendimit apo ides se Fuges jam dakorte si ide per te ngritur buste qe te ngelen ne kujtesen e njerezve per momentet me te veshtira apo te keqia qe i ka shkakeuar individi,por edhe anet pozitive te individit…??!!Po do te pyesja z.Fuga po per bustin e “NENE TEREZES” cfare do te behet…???,po ma bustin e Zogut si do veprohet…???dhe per Enver Hoxhen qe nuk e ka futur ne list per buste,cfare te behet,te ringrihet apo jo dhe e fundit po per Sali Berishen do te ngrihet nje bust apo disa buste….??!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *