Jam i sigurt se nuk do të gabojmë për të propozuar për president të Republikes poetin Arben Duka.
Kam shumë arsye pse deklaroj një mendim të tillë në shtyp .E para : Se e kemi kërkuar qysh sa herë që presidenti të zgjidhet nga populli. Na erdhi dhe një mendim i një tufe deputetësh të cilët e duan këtë propozim. Ndërsa mendimi im është sa njerëzor e aq konkret për të propozuar qysh tani kandidat për president poetin e shkrimtarin Arben Duka. Më lejoni të rendis veprimtarin e tij të krahasuar me jetën njerëzore të poetëve.
Po, ai bën për president dhe nuk do të gabohemi se: Ka temperamentin e Eseninit, vrullin e Pasternakut dhe dashurinë e Pushkinit. Po ai ka largpamësinë e Hygojit, fshatarësin e Robert Berts. Ai ka autoritetin e ushtarakut si Heminguei, ka dhembshurin e Kutelit e të R.Qoses ka plagosjen e S.Malëshovës, eshte gjuhëtar si Çabej. Në fund është i mendushëm me cigare në gojë si Merxhani.
Më thoni ju lutem ju lexues të gazetës DITA a mbeti ndonjë sferë e jetës politike ekonomike shoqërore demokratike që nuk e ka zoti Arben Duka. Le të jetë gazeta DITA për të vendosur njeriun e pare kandidat për president. Jam i sigurt me lexuesit që ka dhe me përkrahësit që e admirojnë zoti DUKA do ta fitoj. Unë qysh sot jam ushtar i tij. Vasil Puci
