Një video propozimi për martesë, që po bën xhiron e uebeve këto ditë, na bëri kuriozë të njihnim më nga afër personazhet e saj. Historia na shfaqet pak a shumë kështu: Ai, pasi ia bëri gjakun ujë duke u shtirur sikur u mbyt në det, i shfaqet veshur me kostum, me një guaskë në dorë ku brenda qëndronte një unazë dhe i kërkon të… martohen bashkë. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në bregdetin e Radhimës. Kështu, Mario Rapaj nga Vlora surprizoi të dashurën e tij, Carson Dorsey. Bashkëpunëtor i djalit në këtë skenar ka qenë gazetari Enrik Mehmeti. Ndërsa ai ishte duke i marrë një intervistë Carsonit, ku po e pyeste se si i dukej jugu i Shqipërisë, bregdeti, vera këtu…befas Mario zhduket. Vajzën e kap paniku, ndërsa miqtë e tij thërrasin me zë të lartë emrin e Marios. Ndërkohë ai ishte duke dalë pas anijes që ishte ankoruar aty pranë, vishet dhe pas disa minutave që miqtë e tij e shpallin të “zhdukur” ai shfaqet në rolin që kishte ëndërruar prej kohësh; të djalit që propozon në mënyrë të veçantë të dashurën e tij për martesë.
Ne kontaktuam me Marion, i cili kishte mbërritur në Pragë dhe ishte duke bërë palestër teksa po flisnim në telefon me të. “Ishte një dëshirë e imja që të dashurën ta propozoja në Shqipëri e për më tepër këtë moment doja të t’ia bëja surprizë e ta filmoja. Ishte çdo gjë e menduar dhe na shkoi sipas parashikimin, sigurisht me ndihmën e shoqërisë”- shprehet Mario, i cili edhe pse e trembi të fejuarën e tij, nga ajo mori një PO të madhe.
Marii na e hodhi poshtë idenë se djemtë nga Vlora nuk bëjnë kësi gjërash për të dashurat e tyre. “ E keni gabim, çunat nga Vlora janë shumë të dashur , pavarësisht se nuk i shprehin hapur ndjenjat e tyre”, tregon ai duke qeshur.
Ky ishte vetëm një hap, thotë Mario, ndërsa për një dasmë tradicionale vlonjate, siç e do zakoni duhet të presim edhe pak, kjo për shkak të angazhimeve që çifti ka, pasi që të dy janë muzikantë dhe e ushtrojnë profesionin e tyre, ajo këngëtare lirike në Texas dhe ai dirigjent në Pragë të Republikës Çeke.
Përpos situatës së bukur që krijoi në rrjetet sociale, Rapaj është thjesht një i ri si gjithë të tjerët me ëndrra plot dhe dëshira të mëdha për artin dhe muzikën. Nëpërmjet kësaj bisede me “Ditën” do të njohim pak më shumë Marion muzikant.
Mario, sot një dirigjent i suksesshëm në Pragë të Çekisë; po në Shqipëri, kur i keni pasur fillimet tuaja?
Kam studiuar në shkollën artistike “Naim Frashëri”, në Vlorë, për piano, që në moshën 6-vjeçare, kur kam marrë pjesë dhe çmime në disa koncerte dhe konkurse të ndryshme pianistike si “European Piano Teachers Association” (E.P.T.A), “Këngët e Tokës” konkurse të muzikës së dhomës apo dhe aktivitete të tjera artistike, duke mos harruar dy koncerte recital të pianos. Në të njëjtën kohë kam kënduar dhe jam vlerësuar me çmim të parë në festivalin e fëmijëve në Vlorë dhe më pas kam marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Fëmijëve në Shkodër. Gjithashtu kam studiuar saksofonin si një instrument sekondar (kjo ishte dëshira e babait tim të cilin gjej rastin ta falënderoj për dashurinë dhe mbështetjen e tij morale që më dha) dhe kam eksperimentuar me kompozimin.
Por nuk preferove të qëndroje në Shqipëri për t’u zhvilluar më tej në degën që dëshiroje ndaj edhe u largove apo jo?
Me përfundimin e shkollës së mesme largohem në Gjermani, ku pas provimeve të pranimit ndjek për 3 semestre Universitetin e Leipzigut dhe më pas kthehem për të konkurruar dhe vazhduar Akademinë e Arteve në Tiranë, në klasën e profesorit të nderuar Alqi Lepuri (Artist i Merituar). Gjatë studimeve në Akademinë e Arteve realizova 3 koncerte me Orkestrën Simfonike të Akademisë së Arteve. Dy në qytetin e Vlorës në Teatrin “Petro Marko”, ku u mbështetëm nga një sërë institucionesh të rëndësishme si: Akademia e Arteve (nën kujdesin profesional të profesor Alqi Lepuri), Qendra Kulturore Vlorë (mbështetur nga z. Istref Dobi) e Bashkia e Qytetit Vlorë. (Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të baskisë, z. Shpëtim Gjika si dhe z. Arben Beqiri, të cilët gjej rastin t’i përshëndes), gjithashtu dhe mbështetja morale nuk mungoi si nga ish-profesorë si Vasil Çuni (nder i qytetit) apo shokë, dashamirës dhe miq, të cilët unë i falënderoj gjithashtu. Një tjetër koncert u realizua në sallën e madhe të Akademisë së Arteve Tiranë.
Çfarë ndodh me jetën tuaj artistike në Pragë ?
Ajo është tepër aktive. Ka koncerte dhe aktivitete të ndryshme muzikore, që përfshijnë të gjitha zhanret e muzikës, nga ajo kishtare dhe muzika moderne dhe koncertet që luhen nëpër sallat baroke, deri tek arenat gjigante, të cilat përfshijnë 16 mijë shikues. Ky fakt më bën të kem një jetë artistike më intensive dhe përveç frymëzimit të jashtëzakonshëm që të jep Praga si një “Qytet i Artë”, gjithashtu ambientet e ndryshme me stilin dhe larminë e tyre të japin vërtet qetësi, kënaqësi dhe më shumë dëshirë dhe pasion për të ndjekur rrugën e nisur.
Gjithçka bëhet për një… PO
Gjithçka ishte parapërgatitur në plazhin e Radhimës. Mario Rapaj, një artist shqiptar që punon si dirigjent në Çeki ka vendosur që në vendin e tij, t’i fitojë zemrën të dashurës amerikane, gjithashtu artiste… këngëtare lirike në Texas. Në fund, ai ka marrë një PO shqiptare nga Carson, e cila të gjithë këtë gjë e ka përjetuar me emocione të forta, madje nuk e ka besuar. Një deklaratë e veçantë, dashurie dhe një propozim unik që lidh fatet e dy njerëzve, pse jo një moment si ky duhet të jetë i tillë, për të mos u harruar.
Eh more djema, cfare nuk bejne shqipot per nje karte jeshile……
Te dua moj qene.
Edhe une o zagar i mutit.
Kjo ishte mesazhi i videos.
Ja beri gjakun uje
dhe pastaj i tha te dua.
Eh more Lab gjysem opinga,
dashnija nuk ka pse te imponohet ajo rrjedh natyreshem kur zemrat dhe mendjet kuptohen,dhe nuk ka pse te friksohen me inskenime te tilla prej halabaku.
O dirigjent. Kujdes se mos dhihesh ne breke per nje fshatare teksasi.
dukesh qe je njeri sh sh i shkolluar qe nga fjalori vlla…….
Mos u ngutni ,komentatore te mesiperm ,,!M,q,se cifti i dashuruar i perket anes muzikore ,,dhe momenti i shpalljes se lidhjes se tyre ligjore ,,,parapelqimi nga ana e se dashures me nje POOOOOO te palekundur ,,nuk eshte as shaka e as e tepruar qe kane skenuar kete moment te vecante te jetes se tyre !!! Si dy romantike e te dashuruar ,zgjollen detin ,dhe shume pozitive ,vendlindjen e djalit !!!! Ah sikur te ktheja rinine prapa ,per pak caste e te jetoj caste te tilla gezimi !!!! Une do te zgjidhja ne mes te detit e malit ,,te dytin !! Me pelqen shume klima malore dhe pse kam lindur e jetuar vite te shumte prane detit ,,as 2 km banesa e ime me detin e pafundme e romantik !!!! Le te urojme qe cifti te trashegohet e te pleqerohen se bashku me femije ,,niper e mbesa !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
bravooo Marjo e ke merituar bravooooo……Nje nga Diligjendet me te mir te Prages bravoo
Bo-boooo,cfar mentaliteti ne tre komentet e para ! Habitem si mund te ekzistoj ky lloj koncepti sot -ne 2014en ! Pse ky lloj meskiniteti?! Dhe me krijohet idea se duhet te jene te rinj ne moshe (krahasuar me mua ,qe jam ne te 67-at). Per ciftin : I wish to be YOU HAPPY !
Sa per propozimin : Ishte fantastik dhe shune origjinal !