Një propozim Sali Berishës

anazapta

Pse politikanët,
Lakmojnë qeverinë,
Për veten e tyre,
A për vegjëlinë?

Pse i duan çelësat,
Për gjithë ato dyer,
Për t’u pasuruar,
A për të shërbyer?

Përse që të gjithë,
E lakmojnë gjënë,
Për ta marrë për vete,
Apo për ta dhënë?

Përse politika,
S’i ndalon premtimet,
Dhe kur vegjëlia,
S’ia kërkon shërbimet?

Përse e do Sala,
Mandatin e tretë,
Do që të shërbejë,
A për qejf të vet?

Njëzëri mileti,
I thotë nuk të dua,
Nuk na duhen më,
Shërbimet e tua!

Unë të them shërbimet,
S’më interesojnë,
Ti thua-nuk iki,
Me zor do qëndrojmë!

Nëse hall’ i vendit,
Të prek seriozisht,
Pse s’punon ca kohë,
Krejt vullnetarisht?

Krejt vullnetarisht,
Më kupton doktor?!
Nga gjithë privilegjet,
Krejt të heqësh dorë!

Nga gjithë privilegjet,
Krejt të hiqni dorë,
Të jini për popull,
Vetëm shërbëtorë!

Juve kini vjedhur,
Nuk di sa të them,
Katër vjet pa rrogë,
S’e kini problem!

Ju thoni qëllimi,
Është që të shërbejmë,
Ndaj dhe gjuhën tok,
Duhet që ta gjejmë!

Do të na shërbesh,
Ne pafundësisht?
Jam dakord-po bëje,
Ti vullnetarisht!

Vetëm këtu njerëzit,
E kërkojnë me zor,
Që ta ngrysin jetën,
Vetëm “shërbëtorë”!

Që të jenë gjithë jetën,
Vetëm shërbëtorë,
Po si s’i kuptuam,
Ne këta shenjtorë?!

Po si s’i kuptuam,
Ca vite më parë,
Sala me të tjerët,
Qenkan misionarë!

Ata nuk mendojnë,
Hiç për përfitimet,
Falas i ofrojnë,
Të gjitha shërbimet!

Kuptohet që tallem,
Se kjo nuk ndodh kurrë,
Se ata të rrjepin,
Edhe ndën’ lëkurë!

Share This Article
12 Comments
  • E bukur shume… Vertet, pse nuk punon vullnetarisht per Shqiperin Saliu? Pa rroge, pa zyra, pa duart ne buxhetin e makuteris?

    • Kjo gje vlen dhe per Ramen me te tjere. Po ata pse nuk premtojne te punojne vullnearisht? A mos ata kane vjedur pak? Jo sa Sala me lukuni, por dhe te tjeret jane perzier goxha.

  • Sali Berisha do te punoje “vullnetarisht”,pasi ta beje populli sic bene GEDAFIN E LIBISE:TRUTE NE ERE!!!

  • Eh mor zoti Duka! Saliu eshte nje familje e madhe ,i biri solli nja dy dobice dhe nja dy me duket i beri me forcat e tij,e bija eshte tipike nga shpella ku lindin si bagetia cdo 9 muaj keshtu ai eshte bark i madh dhe i duhet nje mandat i trete pefamiljen.Pastaj te gjallet e Haklajve po presin,nje dite do e vene drejtesine ne vend dhe ata.

  • Duan qeverine
    Ta mjelin per dite
    Per hesap te tyre
    Qumeshti nga gjijte

    Po ta dish Arben
    Ky lloj pushtetari
    Vete jane “sherbetore”
    Populli i pari

    Ndaj dhe vete Sala
    Do mandat te trete
    Te siguroje fisin
    Gjer ne brez te tete.

    Se ky kur te iki
    Si fishek i radhes
    Do haje gjer ateher
    Kokoshin e fares

    Do ta lere vendin
    Kryp e trokellime
    Si nje zog i lagur
    Ne shi suferine

  • bab e bir he mos i ruajt zoti njeri vrases tjetri smerlap njeri malokar tjetri gomar ne djall vafshi te dy mafioza

    • o mark, po ik o burre, pse na u ngjite dhe ketu te Dita?? Ik o lanet na ler rehat, o zhurmues!

  • Te lumte dora Ben Duka! Deri me sot kjo me eshte dukur poezija me me shume ide dhe filozofi. Tamam, perse nuk ikin keta mor vlla, ju qan zemra per popullin, duket….

  • o vrases do ishte me e ndershme te kapje femite e tyre qe vrave me 21 janar dhe tu kerkoje falkje me gjith lul plehun do u vije dita e gjykimit mos kini merak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *