Çfarë i këshillohet mençurisë njerëzore në rastet kur kërkohet arritje mirëkuptimi? Së pari e mbi të gjitha shmangia e faktorëve që shkaktojnë përplasje. Së dyti gjetja e pikave të takimit mes kundërshtarëve. Së treti ndërmarrje veprimtarish që i përgjigjen një gjuhe të përbashkët. E kështu me radhë, me hapa të kësaj natyre, shkohet drejt mirëkuptimit, drejt baraspeshës e qetësisë shoqërore e shpirtërore.
Kjo hyrje didaskalike lind nga sikleti për të prekur një çështje tepër të ndjeshme, që përfshin intelektualë, politikanë, historianë e shkon deri te njeriu më i thjeshtë e më i papërgatitur për ta përballuar.
Është fjala për festimet e mëdha që parashikohet të bëhen me rastin e 70 vjetorit të Luftës Nacionalçlirimtare. Qysh prej më se njëzet vjetësh, dy qëndrime diametralisht të kundërta nuk po pushojnë së ndeshuri lidhur me vetë këtë Luftë. Në njëfarë kuptimi ajo vazhdon. Nuk po bëjmë dot pa këtë përplasje. Me aq shumë probleme të pazgjidhura që ka vendi, me një përditshmëri mbushur me gjithfarë dukurish që e bëjnë të palumtur, fatkeq, të nervozuar, të revoltuar, të mërzitur,të varfër, të lodhur qytetarin, nuk qenka e mundur të bëhet pa prekur një pikë nevralgjike të së kaluarës që e acaron më tej gjendjen.
Lind pyetja: përderisa është e pamundur të arrihet në një pikëpamje pak a shumë të përbashkët, atëherë a nuk do të ishte zgjidhje racionale të mos ngacmohet kjo plagë? Pra, a nuk mundet që në këtë vit të 70 vjetorit në vend të përgatitjes së “festimeve të mëdha” të ndërmerren studime të mëdha për një Luftë që për disa është nacionalçlirimtare, e për të tjerë luftë civile? Në fund të fundit një ngjarje, cilado qoftë (po sidomos historike), nuk mund të ndahet nga ajo ç’sjell pas. Dhe ç’solli pas Lufta Nacional – Çlirimtare qe një zhgënjim i madh. Qe e tillë sidomos për ata që sakrifikuan për të. Nuk solli lirinë e ëndërruar, as demokracinë, as drejtësinë, as lugën e florinjtë… Solli diktaturë, totalitarizëm, me të gjitha tiparet që i shquajnë këto regjime. Nuk e festojmë dot ne një ngjarje të tillë siç mund ta bëjnë vende të tjera. Në vendet demokratike rezistenca kundër kampit nazi-fashist solli liri për të gjithë pas luftës. Por edhe në vendet e “demokracive popullore” nuk solli ato rrjedhoja shkatërruese, sidomos për karakteret, siç ndodhi në Shqipëri. Nuk solli atë shpërthim urrejtjeje të fitimtarëve ndaj humbësve, atë qëndrim mizor ndaj tyre, të paparë në historinë e shqiptarëve.
Urrejtja që mbolli Lufta në zemrat e fitimtarëve bëri që “armiqtë e popullit” të shtoheshin në mënyrë të frikshme nga viti në vit, nga dita në ditë. Po të mos kishin humbur jetën në luftë dëshmorët, një pjesë e mirë e tyre do të kishin përfunduar në atë kategori. Njeriu “i ri” që u krijua pas lufte qe një krijesë false, sepse gjithçka që bëhet nën shtrëngim, nën frikë, nuk jep garanci për jetëgjatësi. Sepse në vend që ta përtërijë e shfytyron njeriun. Siç e ka shprehur më së miri shkrimtari Shefqet Musaraj, që nuk i ka njohur më bashkëfshatarët e vet, aq shumë i kishte tjetërsuar periudha e pasluftës. Siç e ka shprehur Ismail Kadareja rrezikun e izolimit, të mbylljes, kur bën me kujdes pyetjen nëse po të jetosh “si në rrethim” (parrullë e kohës së Partisë së punës) nuk del i egërsuar. Çka u vërtetua te shnjerëzimi i shqiptarëve – vite të tëra nën dhunë – të cilët, me t’u lënë të lirë, shkatërruan gjithçka që kishin krijuar me djersën e tyre.
Nuk është për t’u habitur. Atë që përfytyronte Marksi se duhet të ndodhte në socializëm: zhvillimi i gjithanshëm i personalitetit, diktaturat nuk e nxisin. Përkundrazi, duke detyruar vetëm bindje, realizojnë shpëlarje trush. Dhe ky atentat që i është bërë te ne mendimit të lirë, e që ka goditur për vite të gjata jo vetëm fitimtarët por edhe humbësit e Luftës, nuk na lë sot të jemi racionalë.
Por po e lëmë mënjanë arsyetimin. Po i drejtohemi ndjeshmërisë. Një festë që nuk është e tillë për të gjithë, një ditë që një pjese të mirë shqiptarësh, brenda e jashtë kufijve, i ngjall ndjenja të kundërta me ato të pjesës tjetër, që ngacmon plagë ende shumë të dhimbshme, sepse u solli vuajtje shumë të zgjatura në kohë edhe njerëzve krejt pa faj, siç qenë familjet e fajtorëve ( më të shumtët të hamendësuar si të tillë), pra, kjo ditë, të festohet madje me madhështi, mos tregon vallë shpirtbutësi, dhimbje e mëshirë për ato vuajtje? Apo tregon indiferentizëm, pandjeshmëri, karshillëkun e të pushteshmit? Njerëzit e ndjeshëm u shmangen gjërave që ndajnë. Dinë të gjejnë pika takimi. Propozimi i mëposhtëm këto pika takimi synon.
Pra, le të jetë kjo datë një ditë reflektimi për dëshmorët, të shumtë nga njëra anë e të paktë nga ana tjetër, por të përbashkët vdekjen, të njëjtë fatin. Kjo do t’i përgjigjej edhe slloganit të bukur e largpamës “përtej së majtës e së djathtës” .Vdekja rrafshon gjithçka, barazon gjithçka. Le ta prekë ndjeshmërinë tonë të paktën ky tipar “demokratik” i saj.
“Por kuj i flet?”, po sjell këtë varg të poetit Vinçenc Prenushi, drejtuar fluturës së pamend që joshet prej rrezikut. Me këtë metaforë i bëhet thirrje urtësisë njerëzore, logjikës së shëndoshë. Dhe me një logjikë më të shëndoshë, nuk do të na dukej utopik ky propozim.
Ndërkaq, shoh se po kaloj përsëri te mendja, te arsyetimi. Në duam t’u shmangemi paragjykimeve, në duam të kalojmë te një qëndrim objektiv, përderisa dihet sesa subjektive ishin të dhënat në periudhën e pasluftës, mund t’i rishohim të dhënat lidhur me dëshmorët. Për shembull, le të bëjmë një argumentim bazuar te shifrat, te aritmetika. Shifra zyrtare për dëshmorët e Nacionalçlirimtares është 28.000. Por ka një kundërthënie në të dhënat. Në buletinet e Luftës jepen humbje të mëdha nga ana e armikut dhe fare pak nga partizanët. Po të bëhet një numërim i të rënëve në beteja të caktuara nuk dihet nëse del një numër që i përgjigjet shifrës zyrtare. Veç asaj, nuk është e qartë nëse në termin dëshmor janë përfshirë edhe viktimat. Sepse ka dallim thelbësor mes dy kategorive. T’i drejtohemi Fjalorit të gjuhës shqipe: Dëshmor – Ai që fal jetën për liri e për drejtësi shoqërore, për të mirën e popullit e të atdheut. Viktimë – Ai që vdes a që lëndohet gjatë një aksidenti ose një fatkeqësie natyrore, nga dikush, nga një luftë, etj.
Pra, në rastin e parë kemi një impenjim të ndërgjegjshëm për të falur jetën për një ideal. Në rastin e dytë kemi të bëjmë me humbje fatkeqe jete “nga dikush, nga një luftë etj.”
Bota i bën këto dallime. Po deshëm të jemi edhe ne seriozë, po deshëm të shmangim mospërputhje të kota pikëpamjesh mes palëve kundërshtare, le të fillojmë së pari të hedhim dritë aty ku është më e lehtë e më e mundshme të bëhet kjo gjë. Te statistikat. Pastaj të kalojmë te një shqyrtim objektiv i kontributit të secilës prej figurave që dhanë jetën. Për se u flijuan? Për çlirimin nga pushtuesit e huaj, për liri e drejtësi shoqërore, për bashkimin e trojeve shqiptare etj?
Është kaq e ndryshme dhe e ndërlikuar natyra njerëzore, janë kaq gjithfarëshe nxitjet që i shtyjnë njerëzit të ndjekin një rrugë a një tjetër sa, në rastin për të cilin po flasim, nuk tregohet respekt i vërtetë për dëshmorët nëse me këtë term nënkuptohet diçka e njëjtë për të gjithë, çka bën një rrafshim vlerash. Rrugët tona mbajnë shumë emra dëshmorësh. Por sa i njohim? Sa dimë për sakrificën e tyre? Në shkollat ndodh që nxënësit të mos dinë asgjë rreth portretit të dëshmorit, emrin e të cilit e mban shkolla. Duke mos i njohur këto figura që nuk kanë flijuar pak por gjënë më të shtrenjtë, jetën, ata mbeten të largët, mbeten emra të zbrazët. Le t’i marrim në konsideratë datat e shënuara si një mundësi studimi e reflektimi.

Duke shpresuar se Donikomari do te lexoje komentet po te bej ca verejtje te vogla:
Fjalia e shkruar nga ju :
“Çka u vërtetua te shnjerëzimi i shqiptarëve – vite të tëra nën dhunë – të cilët, me t’u lënë të lirë, shkatërruan gjithçka që kishin krijuar me djersën e tyre.
..Tregohesh shume hipokrite dhe bie edhe ndonje vlere qe ka ky shkrim i juaji.
Per kulture po te tregoj dicka reale qe tregon se intelektuale dhe shqipshkrues si puna juaj keni humbur orientimin e kohe dhe hapsire.
Aq shume eshte perhapur nxirja deri ne vamprizim te periudhes 1944-1992 sa te krijohet pershtypje se byroja politike ushqehej me mishin e femijeve te cerdheve dhe kopeshteve.
Qe te kuptojne shqipfolesit si Omari histerine kombetare pas 92 me lejo te jap nje shembull”
Ne tetor 2012 u dogjen ne Shqiperi dy te burgosur politike per problemin e kesteve.Harbuteria e Berishes dhe perdhosja qe i beri atyre detyroi qe dy veta te digjeshin.
Isha jo rastesisht ne nje miting qe u mbajt prane OKB ne NY per te protestuar kunder Berishes qe provokoi djegien e tyre por per cudi te gjithe shanin regjimin e Enverit dhe asnje fjale per Berishen.
Kaluam 40 vjet nen Enverin dhe nuk u dogj njeri ne kete fare feje dhe ti ngarkosh thesin e krimeve te Enverit cfare ndodhi pas 1992 eshte e papranueshme kur shqiptaret kane pare horrorin e gerdecit,21 janarit,haklajt,otranto,1996,1997,1998.
E sugjeroj zonjen apo zonjushen qe te bente nje shkrim per ciftin mirditor qe pasi u vrane dhe u varen neper peme shkoi nje makine i mori ne ate menyre qe as qente e rruges nuk trasportohen.Ka mijra raste tilla
E nderuar Donika jemi lodhur aq shume duke share Enverin dhe sistemin e ti sa qe po te transformohej ne energji gjithe ky SHIIT-STORM nuk do kishte nevoje njeri te punonte ne ate vend.
E fundit : ky shkrim duhej botuar ne 14 maj 1991 para nje cerek shekulli ku duhej te ishte bere nje pajtim historik i shqiptareve dhe jo te behej rrokada Hidhe Enverin dhe ngrije lapidarin Zogut te zi.
Jam plotesisht dakord me ty A Hoxha.
Zonja Omari do te haje booke ne te dyja anet dhe I bije rreth e qark duke krijuar coroditje me kete shkrim si gjithe anal-istet tane te c’mencur qe ju duket vetja shume te mencur dhe mendojne se duke shkruar keto persiatje do na bejne ne te themi:Ua cfare mencurie, kurse ne themi, Ua cfare tollovije!!!!!!!!
Te pershendes, i nderuari A.Hoxha per mendimet me vlere qe keni dhene!!
Kjo kalemxhie nuk mund te besohet aspak,sepse llogjika e saj bazohet ne URREJTJEN qe ka per LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE DHE UDHEHEQESEN E SAJ PARTINE KOMUNISTE SHQIPTARE ME NE KRYE ENVER HOXHEN!!!
Propozimet e saj,qe te terhiqemi atje ku perplaqsemi,do te thote qe te pranojme shpifjet dhe mburrjet e bashkepuntoreve me pushtuesit se LUFTA NACL,KA QENE LUFTE CIVILE E JO CLIRIMTARE!!!
Dy pale ishin perballe ne ate LUFTE:
_PARTIZANET NE NJE ANE,QE LUFTUAN PER CLIRIM ,ndersa perballe tyre PUSHTUESIT NAZI-FASHISTE DHE BASHKEPUNTORET E TYRE BALLISTO-ZOGISTET!!!
Ne se ballisto-zogistet,qe u vrane ne lufte kunder partizaneve ju i quani CLIRIMTARE,atehere ju keni LUAJTUR NGA FIQIRI,ose punoni kunder popullit shqiptar!!!
Po me deshmoret e LUFTES,cfare keni moj kalemxhie serbe??
Cfare interesash ke ti dhe soji yt anti shqiptar,qe SULMONI E PERDHOSNI CDO GJE QE KA TE BEJE ME VLERAT PATRIOTIKE TE POPULLIT TONE???
Ti je nje GJARPER HELMUES,baraz me pushtuesit!!!
Koka si ty apo prinderit e tu kane qene te gjithe ata,qe ENVERI i shkoi ne SATER!!!
Mire ua beri,por harroi ca KERMA SI TY,qe nuk ju fshiu nga faqja e dheut,qe te mos vinit sot e te na numeroni DESHMORET!!!
A ka POSHTERSI me te madhe sa te ngrihet nje dite djali i shtepise e t’i NUMEROJE BABAIT SE SA LEKE E MUND KA HARXHUAR AI PER TA RRITUR E SHKOLLUAR ATE???
Keshtu ben edhe kjo kalemxhie me LUFTEN E LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE!!!
MALLKUAR QOFSH!!!
Keta te dy u dogjen vete, me vullnetin e tyre, kurse Enveri te vriste ty, familjen dhe fisin ta persekutonte, nuk eshte njesoj kjo. Enveri nuk te pyeste do me vdek apo jo, te vriste, dhe ka vrare jo pak……..
70-vjetori është i Luftës e jo i pasluftës. Paslufta si lloj pushteti nuk e ka burimin te Lufta. Lufta qe çlirimtare e nuk qe civile, sepse po të pranohet kjo çartje do të thotë që një vend i pushtuar mund të çlirohet prej pushtuesve nëpërmjet luftës civile (!!!!). Ndërsa përsa i përket numërit të dëshmorëve le të shihet, por më duket sikur të kërkohen qiqra në hell po të synohet edhe për të zbuluar shtysën e secilit prej dëshmorëve se përse e dha jetën njëri e tjetri, duke nënkuptuar shtysa të ndryshme kundër të njëjtës gjë: pushtimit. E si mund të zbulohet nëse dikush prej tyre ka qenë shtytur nga çështja e bashkimit të trojeve e një tjetër jo (këtu synohet të lihet nënkuptimi sikur për ndokënd nga dëshmorët nuk ka qenë shtysë çlirimi i vendit nga pushtuesi, gjë që më duket absurditet, a thua se ishte pushtuesi që e copëtoi Shqipërinë). Nga ana tjetër, për zbulimin e këtyre shtysave mos do pyeten të rënët, apo do pranohen si të vërteta pohimet e të tjerëve (shokëve apo të njohurve të tyre) bazuar te kujtimet (?!), po ata që i kanë patur për zemër disa apo të tërë listën e shtysave, që rendit autorja, ç’emër do t’i vinim dhe ç’vlerë do kishte kjo, cila prej shtysave është më e nderuar e cila më e turpshme?! Ta futësh diskutimin në këto hulli krejtësisht të kota do të ishte një budallallëk me brirë e do të thotë të hapësh debate të tjera edhe më të kota se këto të deritanishmet. Pavarësisht qëllimit të mirë të autores më vjen shumë keq për mendimet e gabuara që shpreh. As propozimet e saj nuk zgjidhin gjë. Ndërsa një diskutim shkencor mbi periudhën e Luftës le të bëhet, kjo as pengon e as do pengohej nga festimet e 70-vjetorit të Luftës. Sa i përket asaj se ç’qëndrim kanë mbajtur shtetet e tjerë antifashiste menjëherë pas luftës kundër kolaboracionistëve nuk ka qenë as falës, as i butë,madje mos kanë qenë më të ashpër, këtë e them thjesht meqë autorja ka përdorur krahasimin në mënyrë të padrejtë.
Reflektim me vend, a thua do t’i pelqeje Pellumb islamo-komunistit ky shkrim?
Se c`ishte lufta per pushtet ne Shqiperi gjate luftes dyte boterore,qe paslufte u quajt nacional-clirimtare,e kane percaktuar fitimtaret ne plenumin e Beratit.Ata e quajten veten -Bande Terroristesh!Sejfulla Maleshova,Nako Spiru,Tuk Jakova etj. e quajten shtabin e pergjithshem dhe repartet partizane-bande terroristesh.Enver Hoxha ne ate plenum i pranoi akuzat dhe beri autokritike te thelle dhe” parimore “.(Le ta botoje gazeta,eshte e botuar)!
znj. OMARI : glorifikimi i A.Zogut me bulevard e monument beri qe te rindizet ashper lufta e klasave qe jo pa qellim mbahet nga politika anti-kombetare shqiptare duke mos i lene kohe shoqerise e historianeve te bejne gjykim te ftohte te historise se shkuar pa pasione partizane te politikes se çdo krahu .
Artikulli i znj Omari, ka shume te verteta. Nese do shihej nga kendi [botekuptimi personal] i secilit do kishte vend per replika te ashpra, por titulli “Propozim Utopik” largon cdo premise per kundershti personale. Dua te flas per datat…me shume nisur nga fjalia e fundit a z. A. Gjongjini, i cili ka shprehur nje te vertete te pakonstueshme, nga asnjera pale. Dicka e tille ndodh shume ralle, vetem ne evente boterore apo gjithperfshirese. ” Shtetet e tjere kane mbajtur qendrime dhe me te ashpra ndaj Kolaboracionisteve! [z.a.gjongjini] Kam folur ne nje postim me pare se vendet Nordike [si norvegjia/ danimarka] ri-kthyen denimin me vdekje vetem per te denuar bashkpuntoret e Nazizmit. Dhe shume pesuan nga denimet; sot shoqeri te tilla, akoma diskutojne nese kjo ishte e drejte apo e dhumshme; por njerezit Dje, gjykuan me standartet e tyre. Dhe standartin njeriut te kohes ja japin disa gjera; Humbja, Gjaku, Lufta dhe e Drejta.
Lufta s’matet me standartet e sotme, as thjesht me numrin e viktimave. Dje, Britani e Franca ishin fuqi koloniale, qe kane gjakosur popuj te tere, qe nga Palestina, India, Pakistani, Vietnami e Algjeria [bile deri ne vitet 60-te] dhe ne numer viktimash, Stalini e Mao jane 2-3-4x me shume. Por ne ate moment e keqja me e madhe, dhe pushtuesi i te gjithe Europes ishte Hitleri. Ne shume vende, e per shume grupe kjo ka qene Lufte Ekzistenciale. Pa rober dhe rregulla xhentellmnesh; Hebrenjte u dogje ne furra, e ne Lindje krimet ishin te tmerrshme. Shqiperia, per fatin e saj, u rreshtua ne frontin anti-fashist. Kjo ka rendesi si ne planin e Historise Boterore, si ne ate Kombtare. Kush e ka guximin te gjykoje sot Partizanin e 1944-1945-ses, kur ne France u qethej koka ne publik femrave qe paten shkuar ne Oficeret Naziste, a Nordiket qe lane ne harrese femijet e bere me ta, hedhur ne institucione deri ne vitet 2000-2005, i fshehen si turp kombetar. E sigurisht denuan bashkepuntoret. Tani ti leme pretendimet; ne s’kemi as standarte Nordike e as Franceze; nese do fillohet me gabimet pas lufte ti fillojme atje.
Historine pas lufte [si date] e vendosin deshmitaret okulare dhe fitimtaret, sot eshte shume e lehte per “gjeneralet e divaneve” te japin gjykime, dje ne keto data/ festivitete, kane qene ato qe luftuan me Gjermanet. Partizanet qe ju vrane shoket ne lufte, marshuan te uritur neper male…dhe ai luftetari qe ju pre kemba/dora me sharre druri e pa narkoze. Se me pas gjerat ndryshuan, a shume u zhgenjyen, kjo nuk ndryshon e as nuk c’ben dot nje Lufte Boterore. Ne raport humbjesh per popullsi/prone [2.8%] jemi me lart se mesatarja e botes [2.4% per popullate] ne L2B, sipas shifrava te UNRRA-s. Ketu nuk ka vend per konsensus, por kundershti per hir te kundershtive. Ne fakt eshte me teper se nje diversion, ato qe pretendojne te kunderten duan ti terheqin vemendijen publikut nga hallet/ veshtiresite/ mangesite e jetes se perditshme. Nese do kishte “Zot, atje lart” PD-ja do pergjigjej per krizat e thella ku ka hyre Shqiperia dhe si iken duke lene arken e shtetit ne Borxh; nuk eshte puna e Politikaneve sot, te levizin datat “dje”
Kur jane te pa-afte per shtet, krijojne konflikte artificiale…pikerisht ne ate pjese ku kane garanci se terheqin vemendjen e Publikut. Nese do ishim Publik me Egoist; do i conim shpejt ne kazerma: Beni ate pune per te cilen ju paguajme, dhe jepni llogari per ato. Kesaj nuk ja kemi arritur akoma; Populli Yne… po sillet ne erresire duke kerkuar celesin e ketij veprimi…qe ne pamje duket shume i thjeshte por ne praktike akoma s’ja kemi marre doren! Politikane, merruni me gjerat sot e mendoni er neser, dje…ka kaluar. Politikani llafazan dhe i pa-ditur shqiptar, flet ne cdo tematike pa asnje lloj pergjegjshmerie dhe fakti real; e nuk i hyn asnje gjem ne kembe. Shume prej tyre nuk kane arsim ekonomik-finaciar-juridik apo profesion qe i sherben Politikes; aqe me pak eskperience ne jeten reale dhe sukses personal. Parlament provincial, mbushur me poete e aktore, biznesmene te dyshimte dhe qytetare te pa-pergjegjshem. Shumica te katapultuar ne karriere pa bere aspak kembet me balte ne terren. Kam permendur diku, ne grupin e larte te Politbyrose Kineze sot ka 9 Inxhiniere dhe nje Ekonomist. Duke u marre me cdo teme nga Historia ne Kordinata Avionesh, Politika Shqiptare ka zvetnuar Praktikalitetin dhe Specialistin, e vec ajo degjohet.
Me L2B boterore i kemi mbyllur hesapet, cdo ri-shikim e pretence ndaj saj (a) heq vemendjen nga VARFERIA E PERDITSHME (b) fyen kujtimin e te reneve. Si ajo gjenerate Burrash, ralle me i vjen Shqiperise. Britania, Rusia, Amerika, Franca, Polonia etj, nderojne Ushtaraket e tyre qe u vrane ne Afrike, Japoni, Burma, e ne vende jashte atdheut, ne debatojme duke u vene epitete Partizaneve qe u vrane ne malet tona e ne mes te Tiranes. Per kete s’duhet Konsensus [me respekt per znj Omari] se ka folur nje here Historia.
Zj. Omari! Per disa gjera kini te drejte. Mirepo cuditem se si nje njeri i kulturuar si ju kini rene viktime e propagandes bajate te ketyre 24 viteve, kur flisni per ” luge te florinjte” Une nuk kam mundur te lexoj ndokund ndonje dokument politik partiak qe nga 941 qe flet per kete gje. Nese ju e kini lexuar, jeni e lutur ta botoni.
Zonja Omari , me vjen keq qe i ka rene nje germe rruges , na propozon “te mos bejme festime” , por te pranojme “pushtime” ! Kjo sepse nuk na i vjen mire zonjes Omari dhe 2 % te popullsise se atehershme qe bashkepunoi me pushtuesin nazi-fashist ! Ka mend ne koke kjo shkruese ?
E ka fuqine kjo shkruese , apo kolaboracionistet apo diversantet e mbetur gjalle , te vene ne diskutime historine ? Ku e gjejne kurajon sot keta shtazarake qe te na “sugjerojne” te mbyllim gojen per nje nga momentet me te lavdishme te historise bashkekohore te popullit shqiptar ? Mos valle e gjejne akoma tek “kurajua” qe i bashkoi me nazi-fashistet dhe shkuan ne plumb dhe ne litar djemte e ketij vendi qe iu kundervune okupatorit te vendit te tyre ? Mos do te na tregoje zonja Omari se Shqiperia sot eshte e pushtuar nga te njejtet nazi-fashiste , te cileve ajo po iu jep te drejten “morale” te tradhetrise si dje , kur keta “kurajoze” nxirrnin nga shtepia shqiptaret dhe i vrisnin ne pragun e portes se shtepise se tyre pa dallim moshe seksi e bindjesh ?
Ku ka mberritur Shqiperia sot keshtu ? Ne cilin stacion sepse nuk po arrijme te kuptojme ? Cfare jane keto “vlera morale” tradhetie , pushtimi dhe ç’berje kombetare sa po merret “guximi” per propozime te tilla “per mosfestim te fitores se popullit shqiptar kunder pushtuesit ” ?
Pikerisht per kete arsye ne jemi edhe sot ne kete gjendje
Lufta N Clirimtare u be nga populli per te qene I lire
Ata Deshmore qe rane dhane jeten per Liri
Fatkeqesisht une nuk jam I tille po jam nje nga ata qe punuan per ndertimin e vendit
Eshte kulmi qe politikanet tane vendosin dhe ndajne diten e Clirimit
A i sherben vedit kjo?
Kush thote qe ishte lufte civile sepse luftohesh kunder gjermaneve dhe bashkepunetoreve mendoj qe eshte gabim
Si rjedhoje e ketyre politikaneve u arit vendosja e bustit te zogut
Lufte civile ishte ajo qe provokoi Saliu me 97
Lufte civile eshte kjo qe ben tani Lulka me Saliun qe demtojne vendin duke u mare me drogen
qe ata e kane bere per kohe te gjate
Ne me keta politikane qe njeri punon per Serbin tjetri per Grekun dhe me shekuj asnje per vendin deturimisht disa do ta quajne lufte civile
Zonja Omari ju pergezoj per mendimet e shprehura me sinqeritet dhe dinjitet.
1. Jam plotesisht dakord me ju qe te dale ne drite Lista e plote e Deshmoreve te Luftes Antifashiste te Popullit Shqiptar gjate Luftes se Dyte Boterore. Kete proces vendet e Aleances Demokratike te Britanise se Madhe dhe SHBA-ve e kane bere me kohe dhe e kane afishuar ne cdo qytet e qender banimi. Une i kam pare dhe vleresuar me syte e mi. Lista e Deshmoreve nuk do ndonje studim te posacem, mjafton te nxirren evidencat e varreve te Deshmoreve te cdo rrethi ose, po te kene humbur, te numerohen ne vend varret e Deshmoreve ne cdo varreze rrethi nga punonjesit e Muzeumeve te rretheve dhe te grumbullohen ne Muzeun Kombetar ne Tirane.
2. Me kete rast nuk ka pse te thuhet “Festim” , por “Perkujtim” te Luftes Antifashiste te Popullit Shqiptar dhe te Deshmoreve te rene ne ate lufte.
3. Luften Antifashiste Nacionalclirimtare e radhiti Shqiperine, per fatin tone te mire, ne anen e fitimtarve te Luftes se Dyte Boterore. Kete lufte e organizoi, e frymezoi dhe e udhehoqi Partia Komuniste Shqiptare. Fituesit nuk gjykohen, Ata jane fitues dhe si te tille do te nderohen.
4. Por komunistet shqiptare udhehoqen edhe Luften per nderimin e Shoqerise Socialiste ne Shqiperi, te cilen e humben. Humbesit gjykohen. Sipas gjykimit tim, komunistet shqiptare, me Enver Hoxhen ne krye, ndertuan nje sistem qeverises diktatorial, krejt te kundert me parimet e Socializmit Shkencor, nje sistem qe do te mbetet nje shembull shume i keq ne historine e Shqiperise dhe ate Boterore: se si nuk mund te ndertohet nje shoqeri socialiste.
5.Simboli figurativ i ketij sistemi diktatorial eshte Piramida, per te cilen une kam propozuar disa here ne faqet e komenteve, pasi jam jashte Shqiperise, qe te kthehet ne “Muze te Diktatures Komuniste ne Shqiperi”, objekt i cili do te pasqyroje Epoken e Partise dhe te Enver Hoxhes me te mirat dhe te keqijat e saj. Ky Muze do te terheqe me mijra e mijra turiste shqiptare e te huaj per t’u vizituar.
O Shqiptarë të vitit 2014!
Ne qe ua kemi lene Atdheun (sic e beme te gjithe bashke) ne duar,
por qe prapa e prape e pergjithnje Atdheun e kemi aty…
duket qe do vazhdojme te zhgenjehemi perjetesisht.
Kur ju nuk arrini te lexoni me qetesi Donika Omarin,
kur ju nuk doni te kuptoni perse Donika Omari arrin ne kete perceptim te cfare ka ndodhur,
kur ju i ktheheni edhe Donika Omarit kunder,
kur ju shtyheni e vini ne dyshim intelektin dhe deshiren e saj per te perkujtuar se bashku,
kur ju …nuk dalloni dot Aleatet e Perendimit Demokratik nga ata te Lindjes se Kuqe
dhe nuk kujtoheni se Aleati yne startegjik pas renies se Komunizmit eshte USA dhe jo Rusia, dhe se Gjermania dhe Italia jane tashme partnere te deshiruar prej nesh…
Harroni krimet e ndodhura? Edhe ato fare pa shkak, brenda llojit?!
Kuptojeni arsyen e papushimte dhe beni sa mund ta ndjeni dhimbjen e Donika Omarit…
Nese nuk keni energji ta beni kete, me ndjeni…e keni humbur veten pergjithnje.
Kete te kuptojme “arsyen” e pushtuesit apo te nje kolaboraciniosti “modern si ty dhe Zonja Omari ? Sa thua siper jane genjeshtra dhe justifikime nazifashisti bashke me zonjen Omari , per te mos perkujtuar dhe festuar shqiptaret fitoren mbi fashistet dhe nazistet !
Pra si Caldarisi & company dje , ashtu dhe ti me zonjen Omari , kerkoni ta vendosni shqiptarin tek bashkepunetoret e fashzimit (kur ne fakt ishte vetem 2% e popullsise dje) ose te pakten se as ka luftuar dhe aq me pak fituar kunder fashizmit !
Por gaboheni rende ! Dhe keshtu do te gaboni gjithe jeten !Liria eshte ideali me i shenjte i cdo populli ! Dhe historia do te funksionije ashtu sic ajo di , dhe jo si te pelqen ty dhe zonjes Omari !
Sa here ti qelloje te pushtohet Shqiperia edhe ne te ardhmen , do te dalin gjithnje luftetare qe te luftojne per lirine e saj , por do te dalin dhe Omare dhe si ty qe do t’i lepini çizmet pushtuesit ! Dhe gjithnje sic ka fituar , do te fitoje Liria ! Prape juve te mundur do te jeni ! Vemjet gjithnje kete fund kane !