Shesin fëmijët e tyre për të luajtur me “Candy Crush”. Edhe kjo ndodh në Kinë, ku edhe në të kaluarën një çift ishte arrestuar pasi kishte bërë të njëjtën gjë, vetëm për të blerë një iPhone. Këtë herë, dy prindërit janë arrestuar me akuzën e trafikut të minorenëve, specifikisht të të bijve, për arsye se me paratë e marra, synonin të blinin disa bonuese të lojës së famshme online, “Candy Crush”. Pikërisht, për arsye se nuk donin t’i bënin ballë shpenzimeve të kujdesit të dy fëmijëve, A Hui dhe A Mei kishin vendosur t’i shisnin te disa trafikantë në Fujian. Por ky krim i ideuar prej tyre, është denoncuar nga ana e babait të njërit prej prindërve.