“Reformatori i madh “ dhe drama e “të reformuarve”.
Ky ishte një shkrim i Agron Gjekmarkajt te gazeta Panorma, ku autori i kishte vene vetes qëllim të shpaloste “dramën e të reformuarve”(dramën tonë, pra) dhe dështimin e “Reformatorit të madh” (Kryetarit të qeverisë, pra).
Gjekmarkaj njihet si i rreshtuar qartë në rradhët e militantëve të Partisë Demokratike e, kësisoj, lexuesi e pret se cfarë do të jetë fabula e shkrimeve të tij.Kjo është normale dhe e respektueshme.Secili zgjedh botkuptimin në dritën e të cilit sheh gjithshka përreth.
Ka nga ata qëia dalin mbanë here- herë të nxjerrin syrin jashtë botëkuptimit dhe të shohin për disa caste të lirë natyrën, me ngjyra që nuk depërtojnë përmes filtrave.
Këta janë më të zotët dhe më të rrallët.E, si me të rrallët, janë edhe më të pëlqyeshmit.
Këta përpiqem të gjej përmes faqeve të shtypit cdo ditë. Ka ndonjë ditë qëia dal të gjej. Në të përditshmen, nuk gjej gjë. Ama, ato pak herë që gjej, ia vlen mundimin.
Jo se ata lloj autorësh nuk kanë njëkahje nga u fle shpirti e nga ku votojnë.E kanë patjetër. Por ia dalin mbanë të nxjerrin jashtë filtrave të shpirtit atë cepin e syrit që xixëllon mbi natyren e virgjër, mbi të vertetën absolute.
Thashë të vërtetën absolute.
Dhe ajo nuk është kurrëdy ngjyrëshe, as tre. Ajo ka të gjithë ngjyrat e ylberit dhe, këta autorë të rrallë, i përshkruajnë ato ngjyra për ne të tjerët, në pjesën më dërrmuese një -ngjyrësh: kuq, zi apo blu.
Dhe mos më thoni që nuk na pëlqen nën ndërgjegje ylberi, edhe kur nuk ia lejojmë vetes t’a themi me zë të lartë. Nuk ka dale kot shprehja që përdorim rëndom kur flasim për karakteret (përfshirë tonin), se bota është e bukur ngase shtë plot ngjyra.
Herë- herë Gjekmarkaj do kohëcoku ka dashur të duket sikur e ka nxjerrë syrin jashtë filtrave. Por në fakt, kuptohej se nuk e ka bërë vërtetë, thjesht ka tentuar të përfytyrojë se si do të ishte nëse do e bënte dhe naka treguar kështu cfarë i ka treguar fantazia.
Natyrisht, petalin e trëndafilit e ka parë blu dhe qiellin të kuq.
Por, ama më ka pëlqyer tentativa.Se, mendoja, të paktën e kanë mendje që duhet të jetëndryshe.Por, nuk e di pse nuk i zgjati shumë kjo ide.Dhe e kupton që i është shuar përfare kur lexon edhe këtë shkrim të fundit.
Unë e lexova me shpresën se kushedi, ndoshta këtë herë Gjekmarkaj iaka dalë ta shndërrojë idenë në lëvizje e të m’a bëjë këtë ditë atë të duhurën për “autorin e rrallë”.
Jo dhe jo. Qartësisht jo.
Gjekmarkaj ështëfutur edhe më thellë pas filtrave të qelqtë blu.Tani ai shikon edhe trëndafil blu, edhe qiell blu, edhe kopshtin botanic qëështë veshur në blu.
Ndaj, bota e tij virtuale është ngërthyer ndër reforma të dështuara, madje keqdashëse, të një Reformatori që vetëm lincimi i vjen hakut.
Sigurisht që jo të gjithë reformat kanë qenë re-forma. Ndonjë mund të ketë qenë de-forma.
Ama, nuk mund të jenë të gjitha de-forma.
As teoria e probabilitetit nuk të keshillon që të gjitha kokrat do t’i zgjedhësh blu. As të kuqe.
Do ketëtek-tuk ndonjë kokërr të zezë në vargun e përpjekjeve për të zgjedhur vetëm të kuqe.

Por jo, Gjekmarkaj nuk e njeh mesa duket këtë teori. Ai është i sigurtë: të gjitha tentativat e Ramës për të bërë reforma të suksesshme (dhe numri i reformave në këtë bashkësi është goxha i madh edhe për listën e reduktuar të Gjekmarkaj) kanë rezultuar me probabilitet 1 në reforma të pasuksesshme, madje, reforma kamikaze, me vullnet të plotë. Asnjë për be nuk doli gabimisht e mirë, se atëherëna i bënte probabilitetin 99.99%.
Dhe Gjekmarkaj telendiset të bëjëmë shumë sesa thjesht shpalosja e asaj që sheh pas filtrave të botës së tij. Ai rekej edhe tëna hapte sytë edhe mendjen qëtë gjithët’a shikonim me sytë e tij dramën dhe t’a kuptonim me mendjen e tij dështimin universal.
Se ndodh edhe të të shpaloset para syve “mali” e ti prapëmos të shikosh gjë. Për shembull kur nuk do të hapësh sytë. Ose kur i ke hapur por je duke parë për qefulla. Ose dallëndyshe. E pranoj, dallëndyshet ia doli të më bëjë t’i shoh, edhe pse une i shoh të zeza dhe jo blu.
Dallëndyshet e mia ndryshojnë nga ato të Gjekmarkaj, se të tijat kanë “psikologji” kurse këto të miat janë budallaqe, veprojnë vetëm me “instikte”. C’hyjnë dallëndyshet këtu?
Ah, se harrova t’a tregoj. I përmend Gjekmarkaj kur na tregon se sa e dështuar është, p.sh, njëra nga reformat, ajo territoriale. Ja si thote:
“ Nëse ndarja e re territoriale do të kishte funksionuar, mbase sot edhe kundërshtarët e djeshëm do të heshtnin…Bashkimi i bjeshkëve me detin, i bregut me kodrën, nuk solli lumturinë e pritur, vecse u zgjati psikologjikisht dallëndysheve territoret e shtegtimit”.
Tani sikurse e thua edhe vetë “…mbase edhe kundërshtarët e djeshem do të heshtnin.” Ti Agron , për shembull, ke qenë një nga kundërshtarët “e djeshëm”. Nuk heshte “sot.” Por fakti që ti sërish kundërshton, nuk tregon që reforma territoriale patjetër ka dështuar sepse kundërshtimi yt është me logjike “mbase”. Pra kundërshtarët mbase do të heshtnin, por mbase edhe nuk do të heshtnin.
Pra i dashur pishtar blu (pishtar më tingëllon me epik se llampë), je në konflikt logjike, pervecse në konflikt interesi.Minimumi, mbase duhet tëkishe pritur derisa situata e dështimit të ishte ngjarje e sigurtë.
Do thuash ti që ke fakte qysh tash. Po, po, ke fakte me dallëndyshe blu:
“bashkimi i bjeshkëve me detin, i bregut me kodrën, nuk solli lumturinë e pritur, vecse u zgjati psikologjikisht dallëndysheve territoret e shtegtimit”.
Që të bën halli edhe psikolog dallëndyshesh, nuk ma merrte mendja o Agron!
Meqë ra fjala, unë njohvetëm psikologë qëmerren me psikologët e dallëndysheve.

Por, herë- herë gjuha e Gjekmarkaj nuk është kaq poetike (me dallëndyshe, pra). Herë- herë ajo kërcet nga tensioni i mishit dhe i shpirtit nën tortura. Po,po, nga ato të ISIS-it. Sidomos kur flet për pasojat cnjerëzore të reformes në arsim, të cilën e trajton si domen të vetin.
Kujtoj, që ky denoncim i revoltuar, ky demaskim trimosh blu vjen pas votimit të reformes prej rektorëve blu, madje edhe pas zgjedhjes së rektorëve tëpagëzuar në vaskën me ujë blu e gjerësisht të duartrokitur prej gjekmarkajve&co.
Por, as këto zgjedhje të duartrokitura së fundmi (të paktën për Tiranën) nuk mundën t’i clirojnë profesorët nga kthetrat e reformës-kucedër. Ndaj Gjekmarkaj bërtet:
“maturantët që ndihen të dhunuar e poshtëruar në dëshirat e ambiciet e tyre..” ,
“ akademike të heshtur, të mbledhur kruspullnga anatemat e sidomos nga frika mos humbasin ndonjë privilegj pensioni.Te ta duket fle ende Enver Hoxha…”
Tani, që t’u qash hallin nxënësve e studenteve sot mbase do kishe ndonjë fije të drejtë.
Por, që të fitoje këtë të drejtëdo duhej që t’a nisje duke iu turrur më parë halesë ku ndodhej arsimi shqiptar para do viteve.
I mban mend besoj universitetet-kioska (full&part time), diplomat-letër higjenike, dijen-mall, mësuesin e fiskulturës që jepte matematikë, mesuesin që e hiqnin nga puna nëse merrte mungesë te mitingu,etj, etj.
Por ti këtë nuk e ke bërë.Jo për gjë,po të kompromenton “paanësine”, o pishtar.Tregon që drita që bën tiështë vetëm blu.
Nuk ndricon pamjen reale pra.E nxjerr të frikshme e pa gjak.Errëson.
Pastaj, kjo puna e krahasimit me Enverin…Hmm. Ki kujdes këtu…Do mërzitësh ndonjë në anët e tua…
Po kulmi, ama kulmi internacional, vjen kur shënjestron reformën në drejtësi si më poshtë:
“…reforma në drejtësi është më e lakuara në gojën e Kryeministrit. Aq shumë herë e ka nominuar, sa me të drejtë ndokush shqetësohet mos i ka dëmtuar dhëmbët nga fërkimi….reformën në drejtësi, që u korrigjua rrugës nga Opozita dhe LSI-ja…në fund e duartrokitën dhe e votuan të gjithë. Kryeministri u mërzit dhe mundohet ta prishë me ligjet shoqëruese…”
Me këtë “argumentim të detajuar e logjikë dërrmuese” e bëre copë-copë edhe reformën në drejtësi, njësoj sic leqendise gjithë reformat e tjera.
Se ja, edhe sikur t’i pranojmë të gjitha, një gabim të vogel nuk t’a pranojmë dot: JO:“ e duartrokitën dhe e votuan të gjithe”;
DUHET: “ e votuan pastaj e duartrokitën të gjithë”.
Eee ndryshon, ndryshon dëgjo mua…
Meqë ra fjala, nuk na the gjë fare për ndërtimet pa leje, energjinë elektrike, legalizimet, duhanpirjen në ambjente publike…apo herë tjetër shpresoj?
Le që, doli ideja edhe me aq sa ke cekur. Edhe këto 100% të dështuara, dashakeqe, kamikaze.Xhama blu, blu, blu. Madje jo, akoma më keq: xhama zi, zi, zi, zi. Errësira ka rrethuar Gjekmarkajn…
Ah, more Agron. Ma shove shpresën se ndonjë ditë do ia mbrrije të nxirrje cepin e syrit jashte filtrit. Gjynah!
Ky reagimi yt ,më sjell ndër mend vargjet e Tennyson :
“ Dikur, një ditë të mirë,
mbolla në token një fare,
nga aty një lule mbiu,
por njerëz thanë “është vec bar”.
Ma harxhove kot dhe këtë ditë duke lexuar me shpresë nëpër rradhet e tua për ndonjë provë ndryshe…
Do thuash ti po unë që ndoshta jam pas filtrave të kuq? Epo unëia dal të nxjerr cepin e syrit herë-herë e të shoh natyrën e egër e të virgjër. Të paktën, e mbaj si një ushtrim vullneti që më mban në formë.
Në fund, duke e mbyllur shkrimin Gjekmarkaj thotë :
“Këto janë reformat që nuk janë bërë kurrë më parë në vendin tonë, të gjitha për meritë të “Reformatorit të madh”! Mos e besoni po deshët! Kush ka dilemë për të keqen e vet, le të pyese vec dy maturantë.”
Une i pyeta dy maturantë Agron.
Ata më shtynë të shkruaj këto rradhë.
***********
Karikatura, nga Medi Belortaja

10 me yll.
Kamzhik . Hallall. 10me 0 jo 8 me 2 e ke bere.
Nje militant rilindjot qe kacafytet me nje tjeter militant jo per interesat e te miren e maturanteve por sepse keshtu mbase siguron ndonje lavderim nga shefi i madh dhe e katapulton ne ndonje vend ne listen e deputeteve. Helbete zgjedhjet jane prane dhe konkurrenca eshte e pameshirshme. Jepi Ilir skorpionsi jepi se partia eshte mbi te gjitha ashtu sice ka thene lideri Taulant Bau Bau.
Z.Belortaja, ME PELQEU SHKRIMI JOT.
Ky patrioti im vuan nga nje semundje teprr e vecante qe quhet ; megalomania e servilit