Një pyetje: A e njihni vlonjatin Agim Sulaj?!

editor

Aq keq është gjendja, sa, po nuk të begenisi a të erdhi në “sebep” artistik politikani a politikania e një iks force politike, ti nuk vlen as si artist dhe as si shkrimtar a poet…

Në turbullirën e madhe që mbizotëron rëndom tërë këto vite pluralizmi apo kaosi të vlerave dhe antivlerave në vendin tonë, e ke të lehtë të kuptosh “terrorin” e madh të njerëzve të politikës, gjithfarëlloj njerëzve të medias të çfarëdo krahu qofshin, për të mbizotëruar ndaj publikut dhe opinionit të tij, por më keq ama ndaj “ikonave” dhe njerëzve vërtet të mëdhenj të artit dhe kulturës, shqiptarëve të talentuar dhe të sakrificave që japin kontributin e tyre artistik dhe letrar brenda dhe jashtë vendit. Aq keq është gjendja, sa, po nuk të begenisi a të erdhi në “sebep” artistik politikani a politikania(këta të fundit veç janë pjesëmarrës dhe fjalimmbajtës, dhe kur të japin ndonjë “gradë” dhe vlerësim, këtë e bëjnë gjithmonë për të përfituar politikisht nga të gjindurit e tyre në sebepin artistik të artistit apo shkrimtarit), e një iks force politike, ti nuk vlen as si artist dhe as si shkrimtar a poet. Shkencëtar jo e jo, se kërkohen ca kushte më të mëdha që të bësh shkencë këtu tek ne. Njerëzit e mëdhenj të artit dhe kulturës në atdheun tonë të dashur, duket se kanë ngelur si shqiptarë të dorës së dytë, që nëse nuk kanë “mëshirën” e politikanëve të krahut iks apo ypsilon për të trajtuar sadopak, dhe që përndryshe quhen pozitë-opozitë, mund të jenë edhe më keq po nuk patën të paktën dashurinë e ndopak njerëzve të medias, si pushtet medemek i katërt…

Përjashtuar nja dy-tre emisioneve televizive që flasin për art dhe kulturë në programet e televizioneve tona, je i detyruar të dëgjosh, që nga mëngjesi në mbrëmje, vetëm broçkullisje politike, a demek politike të gjithkujt e për gjithfarë në këto lëmenj të mëdhenj të abuzuar, keqtrajtuar dhe keqpërdorur. Por më e keqja është kur njerëz të medias dhe politikë, si moderatorë dhe politikanë japin mend dhe të ilustrojnë për fusha të artit dhe kulturës, dhe ç’lidhje kanë ato me politikën e tyre. Po kur na hidhet një mbrëmje politikani X e po na tregonte në një fragment të broçkullitjeve të tij politike gjithë pompozitet se ç’qe karikatura!…

“- Art është edhe karikatura…!” – u hodh dhe i bëri avokaturën karikaturës së gjorë dhe moderatorja e emisionit, sikur donte ta mëshironte në sytë e teleshikuesve…

Eshtë bërë zakon të flitet dhe të reklamohet në çfarëdolloj media, faqe kulture dhe emision për x personazh të shfaqjeve televizive dhe spektakleve, artist mediokër të muzikës, apo suksesmadhi të dyshimtë sportiv, sesa për një artist të vërtetë.. Ç’bën gjatë ditës, ç’ha, ç’pi,..ç’…!

Një pyetje: A e njihni Agim Sulajn?!..Piktorin dhe karikaturistin e madh vlonjat që korr suksese çdo muaj dhe vit anembanë ekspozitave dhe konkurseve më të famshme nëpër botë?!.. A e dini që janë me mijra njerëz dhe personalitete botërore të artit dhe kulturës që e njohin dhe vlerësojnë punën e tij artistike të tij si një nga majat e artit bashkëkohor botëror?!..Disa mundet dhe këtu tek ne e njohin dhe vlerësojnë, disa nuk munden se mbase iu ka zënë sytë mediokriteti i zullumqarëve të politikës dhe gjoja-artit dhe kulturës dhe protagonistëve që na shfaqet ditë natë nga tv-të dhe gazetat.

E pra Agim Sulaj, 53-vjeçar hesht vërtet për nga fjalët, përtej Adriatikut, aty ku jeton dhe punon prej mëse 20 vjetësh në Riminin e Italisë, por ndriçon dhe flet pa fund me artin e tij të madh. Fjalët për Agim Sulajn janë të tepërta: Flet vetë CV-ja e tij e artë që ndriçohet gjithmonë e më tepër me kalimin e muajve dhe viteve, dhe nja dy tre punë të tij që po I vendosim më bashkë me këto radhë modeste si shembull. Por ama, të shohim që titujt “Qytetar Nderi”, apo “Nder i Kombit”, ju takojnë edhe këtyre njerëzve me të vërtetë të mëdhenj, dhe jo vetëm atyre miqve të kulisave dhe këshilltarëve të funksionarëve të lartë, dhe të bashkive që ikin e vijnë konjukturalisht nëpër rotacione politike! Faleminderit Agim për artin tënd dhe që ndikon jo pak të ndihemi krenarë si shqiptarë! Paç sukseset dhe jetën e gjatë!… (Portreti shoqërues: Agim Sulaj nga Medi Belortaja)

Share This Article
5 Comments
  • Nje nga gjenite e penes karikaturiste dhe satirike, shqitare ne emigrim, eshte Agim Sulaj, shqiptaret e Riminit kane nderin ta kene midis tyre, i thjeshte, me kulture te gjere, i qeshur e gjithnji ne levizje si vete peizazhet e tija, qe po mahnisin Boten, ky eshte gjeniu Vlonjat Agim Sulaj, nje shok i mire, nje prind i mire, nje vullnetar shembullor i cili u meson edhe italianeve stilin e penes se tije, nje mik i mire, nje komunikues ecelent, nje Piktor mjeshter i karikatures, nje artist i satires, e ç’te them me shume per kete gjeni se shume te tjere ne emigrim, qe memedheu yne nuk i vlerson, ndersa Bota e premion çdo muaj me cmime te para te celences. Rrespekte Gimo, pershendetje nga nje miku yt emigrant ne Rimini.

  • Sot u njoha me veprat e shkelqyera te Agim Sulajt, u mahnita me forcen e shprehjes qe mbartin. Nuk di çfarë te them ,eshte nje artist qe na ben krenar,shpresoj te beje dhe ekspozita ne Tiranë

  • Urime artistit tone te madh! Na impresionon me suksesin e tij. Ndjehemi krenare qe e kemi bashkatdhetar. I uroj jete te gjate e krijimtari te suksesshme.

  • E njihni nje fare Petrit Sulaj ose me nick name Leshko?Eshte ekzemplar i rralle ne toke.Eshte antar i kryesise se LSI,dhe mbi te gjitha eshte drejtor i Antas,ndermarrje qe manaxhon trafikun ajror,mbikalimet e avioneve mbi territorin tone.Leshko,nje idiot i lindur,me kater klase fillore (tani ka mbaruar 2-3 fakultete + master), pijanec bixhozxhi,injorant klasik,nuk ka lexuar nje rresht liber ne jeten e tij,eshte vene drejtor nga Ilir Meta vetem per te vjedhur.Dhe po vjedh mire,se bashku me kandidatin per deputet (arkitektin hajdut te shkolluar ne Itali) ne rrethin e
    LEZHES numer dy ne listen e LSI LUMTOR SHKRELIN i cili eshte bashkepunetor ne vjedhjen tek Anta te 45 milion eurove. Kemi
    arritur aty qe agjensine e trafikut ajror, me e rendesishemja ne Shqiperi drejtohet nga dy funderrina te organizates kriminale LSI.

    .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *