Një pyetje nga lexuesit dhe një përgjigje

redaktor

Zoti Adrian! Më çudit fakti që Lulashi u thotë deputetëve se “po votuat pro në Parlament, u djeg mandatet”. Ju lutem, a mund të më sqaroni: a e ka këtë të drejtë ai dhe ai i çmenduri? Mundësisht këtë përgjigje e dua të saktë. Ma merr mendja se ky ligj nuk ekziston në asnjë vend të botës. Nga F. L.

Përgjigje: I nderuar F.L., fakti që ju kërkoni ndonjë ligj edhe “nga ndonjë vend i botës” për të shpjeguar kërcënimin e Bashës për deputetët e PD-së, nuk është pa gjë. Siç mund ta mbani mend, dikur Basha përdori “ligjet angleze” për të shpjeguar shpenzimet stratosferike në Rrugën e Kombit, që për ta thënë shqip u bë Vjedhja e Kombit. Por për t’u futur në temë, do ti që moralisht Basha, ose më saktë “ai i çmenduri” qehaja i të cilit është Basha, mund të ketë të drejtë? Nëse listat e deputetëve formatohen enkas nga Njëshi, duke përzgjedhur njerëz pa zë, pa figurë, pa shtyllë kurrizore, që gjithçka në jetë ja detyrojnë atij, kuptohet që Ai i ka në dorë t’i djegë, t’i shuajë, t’i ndezë etj etj. Dhe kjo dukuri nuk është thjesht tek një parti. Nëse konkretisht do dalin ose jo nga grupi i PD-së, deputetë që mendojnë me mendtë e veta edhe pse kanë hyrë aty me mendtë e Berishës, këtë do ta shohim shpejt. Vetëm diçka: Mos mendo se “reforma në drejtësi” do ta bëjë Shqipërinë bahçe me lule! Rruga është e gjatë dhe e vështirë, por nga diku duhet filluar…

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *