Një pyetje pa përgjigje…
Duke hulumtuar historinë e Shqipërisë në 100 vjetorin e ekzistencës si shtet,rezulton se pikërisht këtë vit që ne me madhështi duhet të mburremi për bijtë dhe bijat e kombit që sakrifikuan gjënë më sublime,jetën e tyre për një Shqipëri të lire e demokratike,idelat e të cilëve shpesh herë në këto 20 vite tranzicioni edhe janë keqpërdorur nga politika për hir të saj,duke shtrembëruar realitetin historik të këtij shekulli,morëm shkas nga vdekja për së dyti e tyre,duke u shkatërruar banesën e përjteshme ,varret.
E siç është shkruar edhe më parë në media,që nga veriu deri në jug,varret e heronjve dhe dëshmorëve të kombit janë të dëmtuar, e masat që po merren janë minimale ,ose fare ,të paktën deri më tani.
Dëmtime kanë varret e heronjve të kombit,Mic Sokolit,Bajram Currit,Isa Boletinit,në Tropojë,Hasan Prishtinës në Kukës e Shote Galicës,në Krujë,apo Cerciz Topullit e Mihal Gramenos,ne jug,etj. Heroina Shota Galica ( Qerimja ), e lënë në harresë,ku e kanë mbuluar plehërat ne një cep të Fushë Krujës,,gruaja e Azem Galicës,e cila mori rreth 40 aksione luftarake kundër shkaut në Dukagjin, Drenicë, e mbarë Kosovën.
Varri i Isa Boletinit ndonëse pa eshtra,por ndodhet i copëtuar dhe i thyer . Isa Boletini është patriot dhe atdhetar i shquar,strateg popullor,organizator dhe udheheqës i levizjeve per çlirim e bashkim kombëtar, i cili në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ne betejen e Slivovës ndaj forcave osmane, kunder ndërhyrjes se Serbisë,Malit te Zi,Rusisë dhe Austro-Hungarisë në Shqipëri. Ai në ditët e Pavarsisë,ne krye të përfaqesuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit.
Këto janë akte antinjerzore që tejkalojnë elementet e kulturës së një kombi në botën e qytetëruar.Bile edhe ne vendet ku kanë sunduar diktatorët me të egër, bustet dhe eshtrat i dorëzojnë në muze që historia e kombit të mos harrohet nga brezat e ardhshëm.
Po kështu edhe varri i Mic Sokolit që perballoi grykën e topit,është thyer dhe dëmtuar në varrezat e dëshmorëve në Tropojë.Tropojani Mic Sokoli,ishte luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Luftoi kunder Mehmet Ali Pashës,Dervish Pashës ku dhe i vuri gjoksin topit të pushtuesit.E mund të vazhdojmë me varrin e Asim Vokshit,të Hasan Prishtinës i thyer dhe i dëmtuar disa herë. Ky ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare,sidomos roli i tij në Kongresin e Lushnjës, e duhet theksuar se gjithë pasurinë e tij ia dhuroi atdheut.
Shtrohet një pyetje e thjeshtë dhe logjike: A e meritojnë keta patriotë këtë qëndrim që mbajmë të gjithë ne,shoqëria në përgjithësi ndaj tyre në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar?
Kësaj pyetjeje duhet t’i jepet një përgjigje konkrete .Besoj se shteti,shoqëria shqiptare janë të vetëdijshëm se së pari nderimi në këtë 100 vjetor u takon pikërisht këtyre patriotëve dhe rilindasve që luftuan me pushkë e me penë për një Shqipëri demokratike.
Gjon Neçaj