Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
I nderuar A. Thano! Dua të përgëzoj z. Illo Foto për shkrimin “Gjyqi i Shoshorit”. Dhe me këtë rast dua të them një maraz. Unë çdo ditë dëgjoj me vëmendje emisionin “Koha për t’u zgjuar” në Njuz 24. Por, për çudinë time dhe të shumë dëgjuesve, në pesë ditët e para të javës i nderuari B. Hoxha e lexon faqen e parë të Ditës, ndërsa të shtune e të dielë në këtë emision, që ne e ndjekim për B. Hoxhën, nuk na informojnë për shkrimet e D(r)itës së syve dhe mendjes së kthjellët. Dua ta di, pse ndodh kjo? F. L.
