Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Z.Thano! Përsëri do i bëj një pyetje z.Stefani. Më vjen keq që për interesa të tua politike, mohon të kaluarën e jetën tënde. Shqiptari ka pranu pushkën e trimit se sa bukën e të horit. Në Evropë superfuqi ka qenë komunizmi i B.S. Ai sistem gabimin ta falte, të këshillonte dhe të dënonte kur nuk u bindeshe. Të pyes? Kush ka ekzekutu më shumë, regjimi i 50 vjetëve që të dilte borxhit apo regjimi aktual i pasviteve ’90, kur autori na iku në drejtim të paditur, viktima nuk identifikohet? Së fundi ne me këto thinja kujtojmë që atëhere ujku hante një qingj dhe paguante çobani. Sot jemi bërë lugat, e ha njeriu – njeriun e paguan qeni i ngordhur. Me keqardhje, të fala Daj Sami nga Kolesjani.
