Një pyll copy-paste në Holandë

anazapta

Në rrjetin social Reddit e kanë pagëzuar si pylli copy-paste. Fotoja shpjegon plotësisht arsyen e këtij emërtimi, pasi duket sikur është shkëputur një pjesë pylli, për t’u vendosur më pas në fushë. Në fakt, “Green Cathedral” është një instalacion i vitit 1987 dhe gjendet në Holandë, në afërsi të qytezës Almere. 178 pemë janë mbjellë për të rikrijuar figurën e katedrales Notre Dame de Reims në Paris. Gjatë viteve, pemët e dëmtuar janë zëvendësuar gradualisht. Aktualisht, “katedralja e gjelbër” shërben si vend ku zhvillohen martesa, rite funebre dhe ceremoni fetare.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *