Vargje të nënshkruara
Kapo Labi
Ditë, ky 21 qershor
iku si qershor të tjerë
kriminelë edhe kusarë
ulën kokën si të dh..erë
Aferim o himarjotë
injoruat Asfalinë
me Tërbaç e vranishnjotë
krah për krah me Labërinë
Vlora ime flakë e kuqe
ballë lartë siç e nise
me hajdut e kriminelë
kurrë s’bëre kompromise
Gridë kthehu në Tiranë
se Durrësi nuk të votoi
Shko tako Lulash belanë
S’dihet ku do përfundojë
Ranë bastionet një nga një
nga Delvina, te Kavaja
Çoni Salën në urgjencë
se mos na i bi damllaja
Nisu shpejt për në Holandë
O Lul’i Salës me huqe
Shif të kapësh ndonjë bandë
Te vitrinat dritë-kuqe
Urime e punë të mbarë gjithë fituesve
Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë
