Nga Fatos Tarifa
Botuar në DITA
Japim e marrim të krijojmë një shoqëri më të mirë. Deri më sot nuk kemi arritur ta bëjmë këtë. Disa thonë se nuk dimë; të tjerë thonë se nuk dinë ata që na qeverisin. Por cilët janë ata që e kanë qeverisur dhe e qeverisn këtë republikë? Si dhe nga kush janë zgjedhur për të qeverisur? Ne dimë të ankohemi, dimë të shajmë, dimë t’ua hedhim fajin të tjerëve, kujtdo që nuk e duam, ose që nuk na pëlqen. Por harrojmë se ne, si qytetarë, jemi po aq përgjegjës për këta politikanë dhe qeveritarët të këqinj që kemi pasur e kemi, sa janë përgjegjegjës edhe këta të fundit për llojin e qytetarëve që ne jemi. Ne vetëm shajmë. Ne mbetëm duke u thënë atyre që zgjedhim të na qeverisin me votat tona “IK”. Nano ik! Berisha ik! Rama ik.
Dy të parët ikën. Nano me vullnetin e tij; Berisha i detyruar. Rama mbeti. Partia e tij fitoi zgjedhjet për të tretën herë radhazi. Ai do të jetë kryeministri i këtij vendi për një mandat të tretë. Kjo, shumë njerëz i tremb; shumë të tjerë e shohim mandatin e tij të tretë në krye të qeverisë si një garanci për realizimin e reformave të nisura.
Tani, në fokus është vënë përbërja e kabinetit të ri qeveritar. Një pjesë e mirë e qytetarëve (ndër të cilët bëj pjesë edhe unë), besojnë se përqindja kaq e lartë e grave në poste ministrorë është një tregues (shumë) pozitiv; të tjerë thonë se emërimi e një numri kaq të madh grash në qeveri është thjesht një mënyrë, përmes së cilës Rama kërkon të përmirësojë imazhin e qeverisjes së tij, medemek ta bëjë atë të duket si një qeveri “skandinave”.
Unë mendoj se secila palë ka një argument. Gratë shqiptare kanë munguar për një kohë të gjatë në skenën e politikës shqiptare, duke lënë të papërfaqësuar siç duhet gjysmën e popullsisë së vendit. Mos më thoni se interesat e grave në organet e pushtetit vendor, në parlament apo në qeveri i kanë përfaqësuar burrat. Duke mos u dhënë grave vendin që meritojnë në politikë dhe në vendimmarrje, shoqëria shqiptare, një shoqëri thelbësisht maskiliste, është privuar deri më sot nga shumë kontribute të vyer që do të kishin dhënë gratë me njohuritë dhe aftësitë e tyre për të krijuar një shoqëri më të mirë.
Gratë e Aristofanit
Ideja e krijimit të një shoqërie cilësisht më të mirë përmes kontributit aktiv të grave në politike dhe në vendimmarrje nuk është një ide skandinave, as një ide që lidhet me modernitetin. Ideja e një shoqërie më të mirë sesa ajo ekzistuese, që do të karakterizohej nga më shumë rregull, më pak konflikte, më shumë qëndrueshmëri dhe më shumë harmoni sociale, është një ide e lashtë. Një ndër mendimtarët e parë që ka dhënë vizionin e një shoqërie të tillë ka qenë Aristofani, i cili, edhe pse në formën e një satire, në komedinë e tij Një asamble e grave (shkruar në vitin 391 para Erës së Re), e përshkruan shoqërinë e Athinës klasike si të ishte një shoqëri socialiste dhe feministe.
Përmbajtja e kësaj komedie, e cila duhet lexuar si një kritikë e thellë ndaj ligjeve, zakoneve dhe sjelljeve të grekëve të asaj kohe, me pak fjalë, është kjo: Gratë e Athinës ndërmarrin një lojë të guximshme. Të veshura e të maskuara si meshkuj, ato hyjnë në asamblenë e qytetit, e cila dominohej nga burrat, dhe votojnë që t’ia japin drejtimin e pushtetit grave, pra vetes së tyre. Pas kësaj, ato do të ndryshojnë ligjet e vjetra dhe do të krijojnë një shoqëri të re, në të cilën, të gjithë qytetarët janë të barabartë.
Qeverisja e shtetit prej grave ishte e vetmja gjë që nuk ishte provuar deri atëherë. Në këtë komedi, Aristofani e përshkruan Athinën si një shoqëri më të mirë, qeverisja e së cilës u lihet në dorë grave. Ai shkruante: “Le t’i lemë gratë të qeverisin qytetin!…Mjafton të kujtojmë se, duke qenë nënat e ushtarëve tanë, ato do të donin t’i mbronin ata sa më mirë që është e mundur…Përsa i përket administrimit të thesarit, gratë janë ato që e dinë më së miri vlerën e parasë…Një grua nuk mund të manipulohet nga askush, nëse ajo është në rolin e drejtuesit—vetë gratë janë mjeshtre absolute të manipulimit…Gratë janë krijesa shumë inteligjente dhe e dinë mirë se si bëhen paratë; [përveç kësaj] gratë nuk i nxjerrin sheshit të fshehtat mbi ato që ndodhin në festivale, ndryshe nga burrat, të cilët, kur janë në asamble, i nxjerrin sekretet sa majtas, djathtas”.
Duke ua lënë në dorë qeverisjen e Athinës grave, këto do të kryenin funksionet që zakonisht i kryenin burrat; ato do të ishin anëtare të jurive, ndërsa burrat do të qëndronin në shtëpi dhe do të merreshin me punët që zakonisht i bënin gratë. Kjo do të ishte “një ditë e madhe për Athinën, një lajm i shkëlqyer”. Kjo do u jepte fund “të gjitha ligësive dhe mashtrimeve”; nuk do të kishte “më prova të rreme, as spiunime”. Në një Athinë të drejtuar nga gratë, “nuk do të kishte më grabitje në rrugë, as zili për fqinjin, as varfëri dhe as shpifje”.
“Gratë e Edi Ramës”
2412 vite pas Aristofanit. Është një gjë shumë e mirë që gratë përbëjnë shumicën dërrmuese të kabinetit të ri qeveritar në vendin tonë. Unë e mirëpres dhe e përshëndes këtë, edhe për shkak se disa prej tyre më është dhënë rasti t’i njoh në punën që kanë bërë ose bëjnë, siç përshëndes edhe kandidaturën e zonjës Lindita Nikolla për kreun e Parlamentit të vendit. Edhe pse Nikolla nuk do të jetë e para zonjë që do drejtojë organin më të lartë legjislativ të Shqipërisë, ajo është ku e ku me zonjën Topalli që e mbajti këtë pozitë për tetë vite me radhë deri tetë vite më parë. Ajo drejtoi si “burrë”, jo si grua.
Aristofani kishte të drejtë kur u atribuonte grave ato cilësi që përmendëm më sipër. Gratë mund të bëjnë në politike, si dhe në çdo sferë tjetër të jetës e të veprimtarisë profesuonale e shoqërore çdo gjë që bëjnë burrat, shumë herë edhe më mire sesa ata. Këtë është e vështirë ta mohosh. Unë mendoj, fjala vjen, se gjatë katër viteve të fundit, dy prej të cilëve në kushtet e një pandemie globale, Ogerta Manastirliu ka qenë një ministre e shëndetsisë shumë më e mirë se të gjithë burrat që e kanë drejtuar dikasterin e saj në 26 vitet që i paraprinë mandatit të saj.
Edi Rama e di këtë po aq mirë sa shumica prej nesh. Por ai ka meritën që është i pari kryeministër shqiptar që u beson grave kaq shumë portofole. Për këtë unë e respektoj.
Por, unë do të dëshiroja më shumë se kaq. Unë do të dëshiroja, të paktën, tri gjëra të tjera:
(1) Që presidenti i ardhshëm i Republikës së Shqipërisë të jetë një grua. Një grua në krye të shtetit shqiptar do të jetë pothuajse a priori shumë më e mirë sesa presidenti qe kemi sot dhe sesa ai që kishim para tij.
(2) Që gratë në kabinetin qeveritar të marrin më shumë përgjegjësi për dikasteret që drejtojnë dhe për punën që kryejnë, duke mos u mjaftuar të bëjnë çdo gjë që do, ose që u thotë kryeministri. Duke punuar për realizimin e programit qeveritar, çdonjëra prej tyre lipset të ndihmojë me njohuritë dhe përvojën e vet dhe të sjellë e papenguar kontributin e vet personal në realizimin e atij programi. Vetëm kështu bën kuptim të flitet për “punë në ekip”, një koncept që kryeministri Rama e përdor vazhdimisht.
(3) Që, më në fund, në krye të qeverisë shqiptare të jetë një grua—dhe të jetë kjo kryministre grua që zgjedh anëtarët burra (ose gra) në kabinetin e saj. Edhe për këtë ka ardhur koha.
Dhe mund të mos kemi një “asamble të grave” si ajo për të cilën shkruante Aristofani, por një qeveri të drejtuar nga një grua e zonjë, që do i shërbente krijimit të një shoqërie më të mire në Shqipëri se kjo që kemi sot.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Tarifa ben naivin e shtirur dhe ben paralelizma mes komedise Aristofanit te shkruar 4 shekuj para Krishtit “Nje asamble e grave” dhe nje qeverie Rama ku grate e zgjedhur prej tij jane ne rolin e garnitures perreth fronit tij.
Nje krahasim i kesaj qeverie femerore Rama me haremet e Sulltaneve turq do ishte krejt e sakte.
Garnitura per nje palaco si ty qe ke frike te shkruash nen emrin tend.Te duhen shtate breza te arrish nivelin e manastirliut me shoqe dhe po ja arrite.
Nuk dime Fatos nuk dime te bejme as shtet as shoqeri civile, nuk dime te jetojme ne komunitet. Jemi mendjemedhenj kur na genjen mendja se i dime te gjitha por fajet i kane te tjeret. Ky popull nuk nxjerr dot njerez civile qe te drejtojne dhe qeverisin kete vend. Shiko Fatos se cfare nxjerr universiteti ku jep mesim(po ashtu dhe gjithe universitetete tjere private dhe shteterore), Formon vetem plehra shoqerore,nxjerre studente qe hyne tranguj dhe dalin kastravec. Keta jane brezi i viteve te mevonshme. Si mund te behet komuniteti me keto lloj plehrash njerzore. Dhe fajin dhe pergjegjesine e kini ju dhe shume te tjere si puna tende qe bejne te njejten gje. Jemi shoqeri e semure dhe e infektuar keq qe je zot e di se si mund te sherohet ky komb i mjeruar. Ata pak qe jane te sakte marrin leckat dhe ikin dhe do te vazhdojne deri sa koketrashet dhe kokefortet e Shqiperise te shuhen. Jemi popull i semure per te mos thene te pjerdhur prej kohesh.
Mbete tere jeten lolo oborri,por nuk arrin te kuptosh qe te mbushesh qeverine me femra nuk eshte aspak zotesi,ne se kjo sasi femrash nuk perfaqeson realitetin ne shoqerine shqiptare,por eshte thjesht nje shije personale e nje mashkulli qe ka uzurpuar me sofizma PS-ne,qe i eshte nenshtruar pa piken e turpit,moralit dhe idealit kombetar!
Sot PS-ja eshte shnderruar ne nje bande kolaboracionistesh ne sherbim te nje SUNDIMTARI te eger qe e urren popullin e tij te mjere!
Shume e sakte! Ajo qe mund te korrigjoja eshte vetem ne fjaline e fundit. Le ta urreje kete popull, kjo nuk i prish kujt pune, rendesi ka te punoje per kete vend dhe brezat e ardhem! Si dhe qe ky popull nuk eshte me sot aq i mjere, sepse e ka kapur veten dhe ka filluar te lyeje -si jevgu- bythen me vaj, pervec kesaj eshte bere edhe cinik dhe arrogant! Rama eshte produkt i kesaj shoqerie!
Ma shpjego pak si ka mundesi dikush që urren popullin e vet të punoj per vendin dhe brezat e ardheshm ??? Je komplet i djegur . Njerez si ty ka nevoj partia dhe edvin rama . Ato femra ai i fut se i ka me kollaj ti urdheroj. Po ti ku mer vesh nga grat .
Ai Po flet per grate me dinjitet e diploma me merite Jo per ato si grida suma qe njeh ti
Cudi,qe dy apo tre nga ato, duhet te cfaqeshin me ferexhe,si kumbaro.xhacka e ndonje tjeter,pasi trute e tyre,ndihen te mbeshtjella fort me te,cka justifikohet nga bemat e tyre.
Nje karrige me lart,qendron kryeveziri,me shallvare dhe me atlete europiane,nje perzierje teper banale,per te bere politiken europiane te dites,brenda folkut te vet,i cili ne te vertete eshte nje rufjan i zgjuar,i ditur dhe shume puntor,por humbet cdo skrupull,kur behet fjale per karrieren e vet.
Edhe ne kete rast prej femini,mbasi u thote te gjithe meshkujve arnautas,qe jane me poshte se femrat e ketij vendi,dhe pritet me llogjike,qe mbas kesaj ti lere postiqen e vet nje femre te emancipuar dhe te zonjen,qe per hir te vertetes ka jo pak nga ato,ai as zevendesin e vet nuk e zgjedh femer,por mashkull.
Dhe per me tej,duket qe rama,postiqes,se kryevezirit nuk ka per tju ndare,deri sa ajo te dale jashte perdorimit ,nga shurra e prostatit te vet,ne moshe te madhe.
Nje zevendesues potent,prej kohesh i tij do te ish kryetari aktual i Bashkise se kryeqytetit,i cili ka cfaqur gjithe komponentet e nje politikani dhe shtetari cilesor shume dimensional,bile dhe me tej se ato te Rames,sic eshte trimeria dhe mosha e re,kaq domethenese kjo per nje poltikan pragmatist,ne keto dekada teper te trubullta.
Mirpo sqepi i qukapikut vazhdon te vigjeloje,perjetesisht postiqen e kryevezerit tone.
Nga gabeli i Athines , jenucer i perulur i kolonel Janulles , @Vasili , nuk presim e nuk kemi per te pritur kuuurre asgje te mire ! Ai fle me laptopin nen koke dhe ne cdo artikull qe mendon se iu prish pune me shume shqiptareve , shperthen me tere fuqine e pordheve te tij , duke mos kuptuar qe cdo fjale e tij ben efekt te kundert dhe i fryn zjarrit te urrejtjes se perjeteshme te dy vendeve fqinje !
Nje kafshe e llastuar,qe i ka perbuzur,poshteruar,keqtrajtuar femrat ne jeten e vet,s`mund te merret etalon per emancipimin e Pushtetit,,(lere shoqerine),pervecse HYPOKRIZISE.
Femrat qe afron Rama ne pushtet jane sherbetore oborri ose gra haremi.
Asnje prej tyre nuk ka personalitet.,
Ay mund te beje c`te doje me to ,(edhe mund t`i rrahe ne zyre) dhe ato mos bejne gek.
Madje edhe mashkujt qe ka ne qeveri jane nga ay takem.
JAM DAKORD ME TY O LOLO
ESHTE DICKA E MIRE
TE JENE GRATE NE PUSHTET
VEC KAPOSHI NGA TRUTE FAKIR
O Bole, grate e Rames ne qeveri nuk jane as per imazh, e as shenje pozitive si te pelqen ty e disa te tjereve.
Ato jane aty vetem se Edvini eshte kurvar, kaq e thjeshte eshte nyja gordiane qe rrekeni ta zgjidhni me sofizma.
Që gratë, si mesatare, kanë veçori më të mira se sa meshkuj, kjo nuk ka diskutim. Janë më pak të korruptueshme se sa burrat. Imagjinoni sikur Berisha të ishte grua, nuk do të kishte vulgaritetin e tij, si më katër snajpërat. Por, këtu bëhet fjalë për ministrat, pra për individë të veçantë. Ka nga ato ministra që e kanë justifikuar veten, por të bësh përsëri ministre Kumbaron, e cila ishte më e dobta në qeverinë Rama 1, kjo nuk është gjë e mirë, pavarsisht që Kumbaro është grua. Shqipëria çalon në lidhjen e kontratave me Konçesion, gjë që sjell humbje nëpër gjykata, si ajo e Italianit, apo Bashkim Ulaj me hidrocentralin e Valbonës. Duhet profesionalizëm në drejtimin e Qeverisë dhe kur ndrohen ministrat humbet eksperienca dhe fillohet trajnimi nga e para. Nuk mjafton vetëm titujt shkollor, duhet eksperiencë, që të mos bëhen gafa që duhet t’i paguajnë taksapaguesit. Nuk duhet ecur me dukuri sipërfaqsore, sa burra dhe sa gra, por duhet analizuar çdo ministër për postin e vet, se çfarë eksperience ka. Rama ka qenë piktor, ashtu si Berisha doktor, dhe drejtojnë apo kanë drejtuar Shqipërinë. Ata eksperiencën e krijuan duke drejtuar, por ministrat që ndrohen për pak vite, kjo nuk funksionon. Ata duhet të kenë eksperiencë dhe nuk duhet në nisemi, sa gra dhe sa burra.
Korigjim me mungonte fjala grua titullin e shkrimit z sociolog e ke gabim. Nuk e di realisht apo te pelqen ta shkruash nuk arrij ta gjej.Po te ishe ca me i madh , nja 100 vjec, po te shetisje nga jugu ne veri te Shqiperise ne cdo shtepi do takoje burrat e shtepise dhe nje grua qe mbante varur ne brez nje celes. Ishte shenja e fuqise. KIshte kaluar fuqia nga nje brez tek tjetri.Kanuni brenda shtepise zbatohej nga mbajtesi i celesit dhe jo nga burrat. Kalo ca kohe duke studjuar z Sociolog gjej cfare lloj gjendje eshte kjo maredhenie ne shoqerine shqiptare dhe pastaj emertoje
titullin e shkrimit z \sociolog e ke gabim.
Nuk e di, realisht apo te pelqen ta shkruash, nuk arrij ta gjej.Po te ishe ca me i madh , nja 100 vjec, po te shetisje, nga jugu ne veri te Shqiperise, ne cdo shtepi do takoje burrat e shtepise dhe nje grua qe, mbante varur ne brez nje celes. Ishte shenja e fuqise. KIshte kaluar fuqia nga nje brez tek tjetri.Kanuni brenda shtepise zbatohej nga mbajtesi i celesit dhe jo nga burrat. Kalo ca kohe duke studjuar z Sociolog gjej cfare lloj gjendje eshte kjo maredhenie ne shoqerine shqiptare dhe pastaj emertoje
Aristofani flet per nje periudhe kur qeverisjet e kishin çuar Athinen ne rrenim; kur pasurite komunitare (te parbashketa) ishin bere objekt vjedhjeje, shperdorimi, korrupsioni e pasurimi per ato. ( siç po ndodh me qeverisjet tona) Komedia e Aristofanit prashtron , nder tjera,idene e permbysjes te kesaj gjendje.
Ne nje dialog gjejme kete shqetesim “grashe parlamentare: ” Perse vjedhin? Nuk mungon peshku, nuk mungon mishi, nuk u mungon asgje. – Nuk vjedhin se nuk kane, por vjedhin sepse jane vjedhes, pergjigjej tjetra, dhe gishti drejtohej nga qeveritaret meshkuj…
Pyetja, qe lind ketu: A do te jene ne gjendje “shendetesore” te shtrojne kete pyetje qeveria e grave – Rama3 dhe, nese po, cilin do pyesin? Dy “kadinjte”, Ahmetajn e Gjiknurin….?!!!
Gjithsesi, nese Rama do kish terheqe ne qeveri edhe djem me vizion te ri shteti dhe shoqerie, do ta shihja kete si nje ndarje nga ajo klase intelektuale, akademike e politike qe ne ate sistem “argumentuan shkencerisht” tufezat dhe arezat, ndersa ne kete sistem u bene bashkeautore te ketij kapitalizmi delinquent. (gjithmone pale me pushtetet qeverisese deri ne krim)
Por jo! Fakti qe Rama nuk ka asnje argument, ka çuar ne ate qe kjo strukture gjinore qeverie te ngjaje me shume si nje kotec pulash me kater gjela “race”.
Nese Rama e ka studjuar kete zgjedhje si nje qellim para mjeteve apo mjet para nje qellimi te tij, edhe Makiaveli do kish ngele i shastisur…
Grate jane me te rregullta ,me serioze ne pune ,
me te pergjegjeshme se burrat ne ate vend .
prandaj KM ka ber veprimin e duhur me kte zgjedhje ne Qeverrin e tij .
Un jam pro Grave ne Pushtet madje edhe Presidente
sepse na nxiu faqen ,para Botes ai mut ne Presidence
Nuk jam kondra, nuk jam kondra të vendosen graria nëpër poste drejtuese kudo në qeverisje, por
Burrat që janë ca më poshtë në dhe varen prej tyre “luajnë vallen e korrupsionit” për bukuri poshtë “fustanit” të këtyre grave drejtuese. Nuk e besoj se Rama i zgjedh gratë në poste drejtuese për çështje intime marrëdhëniesh me to, pasi Rama nuk e ka problem të zgjedhë femër për punë marrëdhëniesh intime edhe pa qenë në poste drejtuese vendosur prej tij. Pa fakte nuk duhet të flasim.
Por, unë si budallë katuni që jam, këmbëngul tek bindja jeme se gjithçka është kot, një “vërë në ujë” pasi gratë janë shumë më tepër ziliqare ndaj njëra-tjetrës, kanë smirë shumë më tepër se kanë meshkujt njëri-tjetrin.
Po Po Tarifë ZEZA e gjete , O Shejtan – Budalla që kujton se “Bota Rrutullohet rreth teje dhe PINOKUT tjetèr Agim Nesho” !! O NËNE O NËNE Tarifë ZEZA dhe Agim Nesho béjnè si FODULLA , si ARROGANTË , si DËNGLAXHINJË , si KARAGJOZË dhe të ÇAJNË TRAPIN si MBURRACAKË me llogje Kavaje !!! O NËNE O NËNE 2 HAJDUTË të PAFYTYRË si Agim Nesho dhe Fatos Tarifa , JU japin mend SHQIPTARËVE pèr gjithçka dhe bèjnë si FILOZOFË , TEOLOGË dhe GJITHOLOGË , por në të VËRTETË jané HAJDUTË të RËNDOMTË dhe të PËSHTIRË , që kanë ABUZUAR me DJETAT në kurriz të POPULLIT SHQIPTAR , kur kanè qenë AMBASADORË LESHI në USA !!!!!
Ku ishin dhe me cfare merreshin popujt e tjere kur Greket dhe Ilyret krijonin Theatro,Dhrama,Komodhia,Tragodhia?
Apo hanin Banane ne peme?Kur Greket dhe Ilyret kishin Alfabet Greke,Kerthizen e Botes qe quhej Delfi nga vjen dhe fjala Adelfia (vellezer turqisht) barbaret e Evropes qe mbeshtesin Osmanet dhe turkoallvanosat hanin njeri tjetrin per mish.
Bukur Profesor!
Mendime Te shprehura kaq qarte e kendshem.
Ish studenti juaj,
Sander
E njeh gruan e pare te Rames?
PARALELIZMI ME QEVERINE SKANDINAVE ESHTE MIJERA VJET LARG……..MINISTRESHAT TONA JANE QESHARAKE NE KRAHASIM ME TO MEGJITHESE JANE TE REJA ….TE PASHME…….kjo me duket kriteri kryesor qe ka RAMA si piktor ne perzgjedhje……ska gje se ministrja e brendshme italiane eshte nje grua ne moshe……tereza may kryeministre anglise……..grua evjeter…..guvernatorja e bankes qendrore amerikane 70 vjec….pse nuk ka AMERIKA gra te zonja te reja te bukura per ti vene ne kto poste. ? POR ATY ZGJIDHET ME I MIRI ME I ZOTI dhe nuk ka agje tjeter te ndikoje ne kte perzgjedhje si ketu qe patjeter duhet te jeshe pjese e klanit……plus duhet te jeshe e re…….ARTA DADE eshte nje emer qe do na nderonte si ministre jashtme nje grua qe nuk flet kurre kot….. e zonja ne kte post…. ZANA GUZHOLLI….e shkelqyer si financiere…..etj….. me emra te tille po….ne do ti afroheshim stilit skandinav por jo me kto kukullat me kurdisje te RAMES pervec njeresMANASTIRLIUT qe eshte me te vertete puntore dhe e zonja per postin qe mban….te tjerat jane aty per arsye te tjera ……..
Po me atë Manastirliun e DHJEVE FARE , O KOMENTUES “e verteta” ?? !! ?? NDRIKULLA MANASTIRLIU èshtè HAJDUTE e ÇERTIFIKUAR dhe Monka e ZEZË e LSI , tha qè Edvini i THËRRET me PSEUDONIMIN LULESHTRYLLE !!
MOS të FILLOJ pastaj me KORRUPSIONIN , VJEDHJET dhe GRABITJET që kjo KORBË E ZEZÉ Manastirliu ka bèrè dhe po bèn !!! KORBA Manastirliu po kryen GENOCID me TESTET e TAMPONIT qè po ja u bèn FËMIJÈVE 1-2-3-4 VJEÇ , dhe TAMPONET janè tè INFEKTUARA me VIRUSE !!! DHE kjo KORBÈ E ZEZÈ do ta PAGUAJ kètè shumè shumè SHPEJT !! LÈRE pastaj me ÇMIMET e TAMPONEVE , qè ka futur MONOPOLET e saj dhe tè SHËMTIRÈS tjetèr PLAKÈS Rakacolli me 5 RROGA MUJORE !!! 25 €URO e lart NJÈ TAMPON nèper DOGANA , PORTE dhe AEROPORTE , nè tè kundèrt mbi 50 MIJÈ SHTETAS SHQIPTARÈ dhe tè HUAJ NUK kalojne dot KUFIRIN ANASJLLTAS , dhe kèto KOMPANITÈ KRIMINALE tè TAMPONEVE , janè MONOPOLE tè KORBAVE tè ZEZA Manastirliu dhe Rakacolli që shumè shpejt do DÈNOHEN me GENOCID nga GJYKATAT USHTARAKE !!!!
NUK dua AS tè OFENDOJ dhe AS tè hiqem sikur jam mè i ditur sesa ti Komentues ‘e verteta’ , por kèto qè tè thash janè 100% të VÈRTETA pèr KORBÉN e KORRUPTUAR Ogerta Manastirliun HAJDUTEN e URRYER !!!
E prishe me Zana Guxhollin, ore « e vërteta ». E njeh se kush është Zana Guxholli, financiere « e shkëlqyer »për xhepin e vet, por jo t’i lësh çelsat e financave të Shqipërisë. Ajo është me aktivitet që në fillimet e viteve 1990 dhe kudo ku ka qenë e ka katranosur, ashtu si PD-istët e tjerë. Për këtë pyet Genc Rulin, se ai e njeh më mirë.
Të lumtë pena F.Tarifa.Ky është Edi Rama që unë adhuroi për veç punëve të mira në çdo fushë edhe në vlerësimin e GRUAS si forcë e madhe që përfaqson 50 % të popullsisë.
-Duke zgjedhur në Qeveri 70 % Gra,Jo si numur por si progesioniste,ER thyen edhe një rekord tjetër në përfaqsimin gjinor.
-Grat e emëruara në detyrat Ministrore në mandatin e tretë,janë të zgjedhura me mënçuri,Përkushtim,Perspektivë.
-Unë nuk dëgjoi çthot Salizmi e militantët e tij.Ka 30 vjet që shpura e tij nxin çdo gjë të mirë që bën Rama në Bashki e Qeveri.Eshtë populli që e voton.Ndaj PD nuk votohet se nuk njeh punën LNÇL,Gabimet,Nuk vetKorigjohet.Kjo është fatkeqsi për opozitën që e mban peng një kafshë,Dallkauk,Konfliktual,Shpifs,Hajdut,Vrasës..!
-FLM DITA,F.Tarifa.
Njè TEST KRIMINAL TAMPONI JO më shumë se 2 €URO në Maqedoni , Greqi , Itali , Mali Zi , kurse BUSHTRRA HAJDUTE Manistirliu 25 €URO në SHQIPËRI dhe po ZHVAT dhe RRJEP SHQIPTARËT !!!?!!!! KU është SPAK dhe LEPURI Arben Kraja që flet vetëm për PAGA të MAJME të SPAK , por NUK NDËSHKON KORRUPSIONIN dhe VJEDHJET !!!!! 50 MIJË SHQIPTARË dhe SHTETAS të HUAJ UDHÈTOJNË ÇDO DITË JASHTÈ SHQIPÈRISÈ , OSE ANASJELLTAS FUTEN në SHQIPÈRI , dhe 50.000 × 25€URO = 1 MILION e 250 MIJË €URO !!!!
KÈTO MILIONA €URO me TAMPONET KRIMINALE i marrin MONOPOLET e MAFIES që ka CAKTUAR KORBA Manastirliu dhe KORBA tjetèr Rakacolli me 5 PAGA MUJORE (4 në SHTET dhe 1 në PRIVAT) !!
I QUAJ TESTE KRIMINALE , se përveç DETYRIMIT që èshtè KRIMINAL , duke i DETYRUAR NJERËZIT pèr ta bèrë , por e DYTA është edhe MË E KEQE dhe po e QUAJ GENOCID , sepse TAMPONET janë të INFEKTUARA me COVID të MUTACIONEVE të tjera dhe lloj lloj INFEKSIONESH të NDYRA , që kanë futur HORRAT dhe KRIMINELÈT që i kanë prodhuar këto TAMPONE !!!! MJERË ai BUDALLA që pronon të béj TAMPONET KRIMINALE !!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖
KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES
SHQIPÈRIA në RREZIK ⚖ SHQIPËRIA në RREZIK ⚖
nga Politika KRIMINALE dhe e KORRUPTUAR 31 VJEÇARE !!!! PD + PS + LSI = ORGANIZED CRIME , CORRUPTION , CRIMINAL , MAFIA , KILLERS , THIEVES !!
TËT VETMIT NJERËZ të BESUAR SOT pèr SOT në SHQIPÈRI që e DUAN SHQIPÈRINË ❤ dhe POPULLIN SHQIPTAR ❤ janë , AVOKATI SPARTAK NGJELA ❤ dhe AVOKATI tjetèr i NDERUAR ALTIN GOXHAJ ❤
Presor tosin e kam patur profesor marksizmi ne politeknikum, ore e shpifur dhe ai vete fliste si papagall, e degjoj dhe sot nuk e di cfare emri ti ve , por eren e ka te qelbur gjithsesi