Dy mijë skulptura të artistëve ndërkombëtarë kanë krijuar një qytet të vërtetë prej akulli. Është pikërisht Festivali i Skulpturave në Akull dhe Borë i Harbinit, provinca në verilindje të Kinës, e cila në dimër përballet me temperatura 30-40 gradë nën zero. Fotoja i përket ceremonisë së inaugurimit, ndërsa festivali pritet të mbahet deri në fund të shkurtit.