Një raketë siriane trondit Qipron

Edona Llukacaj

Një raketë ka shpërthyer rreth orës 1 të mëngjesit të kësaj të hëne në Qipron veriore, duke shkaktuar një zjarr malor.

Besohet të jetë një raketë S-200 e prodhuar nga Rusia, një aleat i rëndësishëm i Sirisë dhe udhëheqësi i saj Bashar al-Assad. ndërkohë rrëzimi besohet të jetë shkaktuar nga manipulimi i teknologjisë. Humbja e objektivit ka rezultuar në rënien e raketës rreth 300 km larg destinacionit.

Dihet se këto reketa po përdoreshin nga forcat siriane, mbrëmjen e kaluar, kundër sulmeve ajrore izraelite ndaj Damaskut.

Nuk raportohen të lënduar, por sulmi i paqëllimtë do të ngrejë shqetësime në Qipro – një destinacion popullor për turistët, sidomos britanikët, si dhe për trafikun e lartë ajror në këtë zonë.

Shpërthimi u dëgjua edhe në distanca të mëdha, ndërsa banorët në kodrat përreth, rreth 15 km nga kryeqytet,i u tronditën nga ky shpërthim.

Mbeturinat e  gjetura tregojnë se raketa është e ngjashme me atë që u rrëzua në Gaziantep të Turqisë, në korrik të vitit 2018 raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *