Qeveria e sotme erdhi ne pushtet duke valevitur disa flamuj. Njeri nga keta ishte ai i antikorrupsionit. Pas ketyre viteve te qeverisjes, ky flamur tashme ka mbetur ne gjysem-shtize. Korrupsioni lulezon ne Shqiperi dhe na sfidon rëndshëm të gjthëve.
Nuk po merrem me çështje si Durrës Kukës apo cështje të ngjashme ku flitet për miliarda abuzime dhe ku politika lufton me dhëmbë e me jetë njerëzish që të provojë versionin e vet.
Do merrem me dicka fare “të vogël”, por që flet shumë. Për mua është shembulli që sfidon më haptas demagogjinë anti-korrupsion.
E kam fjalën për një reflektim që m’u ngacmua duke pare me kujdes disa targa makinash. Të gjitha makinat e shtrenjta kane targa te ashtuquajtuara “te fortesh”, targa me shifra te njejta ose pak a shume te njejta. Kjo me beri te vras mendjen si eshte e mundur. Normalisht targat jane ne seri dhe pastaj si ta kesh fatin.
Pastaj nje shok me shpjegoi qe me pak para mund te zgjedhesh edhe targen. Dhe ky shpjegim i tij me beri te kuptoj si na qenka puna e targave. Kete mikro-korrupsion e shikojme rrugeve çdo dite dhe nuk besoj se i ka shpetuar njeriu. Apo edhe për këtë duhen prova dhe gjyqe dhe afate hetimore?
Email nga adresa: [email protected]