Letër e nënshkruar,
Hazbi Dida
Një mëngjes, para tre vitesh me regjisorin Mehmet Xhelili, rastësisht takova një grua të thjeshtë, ishte Flutura Açka. E kisha parë në emisione të ndryshme televizive, kur fliste për botimet e fundit dhe jepte këshilla për librat më të lexuar. Ishte pikërisht, ajo “Flutura e qeshur e televizionit”! E kam parë edhe herë të tjera, por jo në kafe, kurrë pa libër, një libër a fletore nën dorë. Kjo ishte Flutura, grua studioze që gjatë gjithë kohës rrethohej nga familja, librat dhe bota e saj. Prandaj, Fluturës i jap të drejtë dhe them se, akuza e Gjergjit ishte tejet e rëndë edhe pse mbrojtja e Fluturës mbase nuk ishte ideale. Por veprimi i saj është i justifikuar qoftë si poete, edhe si femër.
