SMS në DITA
në 0689073730
Lexova artikullin e autorit M.Nano dhe m’u krijua përshtypja se autori që s’e ka bosh barkun, fluturon në botën e ëndrrave dhe për të na bindur se mendimi i tij rreth çështjes Berisha është i thelluar, citon dhe Obamën. Por realiteti që na rrethon s’është ëndërr. Ujku është ujk e s’duhet lënë të livadhisë në vathë e të kërkosh në emër të “ligjit të madhërishëm” qiqra në hell, që çdo gjë të analizohet me mikroskop. Në një shtet, sado të fshihet e vërteta, ka patur e do të ketë veç një pushtet, po varet kush e ka atë, kapitali apo puna. Institucionet e ndryshme s’janë gjë tjetër veç pjesë organike të një organizmi që quhet shtet, që i vë në lëvizje, komandon një pushtet, pushtetin e asaj klase që ka në duart e saj pushtetin ekonomik e politik. N.Y.
