Një reagim për shkrimin e z.Fule

anazapta

Email në adresën

[email protected]

Zgjerimi i Bashkimit Evropian – cili është kuptimi i tij sot? – pyet z.Stefan Fule në artikullin që lexova sot në DITA. Kuptimi? Është teorik, e në nivele akademike. Që nga Britania në Gjermani diskutimet janë pa fund. Z.Fule për këtë paguhet, “zgjerimin”. Puna është të shikojmë në sy realitetin. Europa është në rrëmujë. Si euro-skeptik i bindur mendoj se nuk e ka të gjatë. Pse? (1) Pa strukturë (bashkim politik), s’ka bashkim ekonomik. (2) Në 150 vjetët e fundit kemi pasur 6 herë “bashkim monedhe të Europës”, të gjitha kanë dështuar. (3) Ndryshimet në kulturë, histori, konceptualitet, mënyrë të bëri punësh etj.

Shqipëria po e kërkon shumë Europën, por le të bëjmë dhe llogaritë (me aq sa bëhen). Psh:- ne hyjmë në të pas 12 vjetësh, e në vitin 14-të, Europa e Bashkuar ç’bashkohet. Ç’mund të bëjmë ne? Sigurisht do merremi me krizën siç ndodh; por shtetet nuk veprojnë si njerëzit, ato duhet të bëjnë studime në afate 20-30 vjeçare, duhet të kenë “Contingency Plans” ku nesër detajet mund të jenë në variacion, por thelbi/skeleti është parashikuar. Respekt për z.Fyle, por sot kur Britania e shume shtete janë në pikëpyetje, ekonomistët Gjermanë kanë filluar të zgjohen [megjithëse janë i vetmi vend me suficit nga Europa dhe përfitojnë]. Franca kërkon rishikim të Shengenit; ekstremi i djathtë është në rritje, dhe bile vende të vogla po thonë: Europa mund të na fundosë; nuk duhet besuar 100% në të… Pra në këto kushte, ne si shqiptarë të paktën të mos shkojmë aty duke u zvarritur e me gjuhën jashtë.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *