Një recetë e thjeshtë mund të jetë efektive kundër celulitit. Përbërësit e saj janë: kastravecat, specat dhe gazpaço, të njohur për efektet e tyre pozitive në shëndetin tonë. Specat përmirësojnë kushtet e enëve të gjakut, ndërsa kastravecat favorizojnë daljen e ujit jashtë organizmit. Por si përgatitet një recetë e tillë?
Për këtë ju duhen 600 gramë kastraveca, 1 spec jeshil, gjysmë speci i kuq, gjysmë speci i verdhë, piper jeshil i ëmbël, 100 gramë kos, një tufë kopër, dy feta bukë sanduiçi, vaj ulliri, uthull e bardhë, kripë dhe piper.
Lani koprën dhe priteni hollë. Qëroni kastravecat dhe ndajini në feta. Hidhini në frulator së bashku me vajin e ullirit, uthullën, kripën, pak piper dhe pak kopër të grirë. Bashkë me to futni edhe disa kuba akulli dhe përziejini deri sa këta të fundit të shpërbëhen plotësisht. Më pas, vendosni pijen në frigorifer.
Ndërkohë, prisni specat me ngjyra dhe një spec djegës dhe shtoni kosin. Përziejini mirë dhe lyeni me to bukën e thekur.
Tashmë keni një tost dhe një pije që redukton efektin “lëkurë portokalli”.
Efektet pozitive të përbërësve
Përbërësit e gazpaços me kastraveca dhe speca janë shumë efektivë në luftën kundër celulitit. Specat janë të pasur me bioflavonoide, të cilat përmirësojnë gjendjen e enëve të gjakut dhe të stomakut në tërësi.
Ndërsa kastravecat përmbajnë një substancë shumë efektive për ata që duan të dobësohen. Kemi të bëjmë me acidin tartarik, i cili nuk i lejon karbohidratet të shndërrohen në yndyrna, por i nxjerr jashtë organizmit.
Gjithashtu, kastravecat luftojnë grumbullimin e ujit në organizëm. Kjo është arsyeja që mjekët ua rekomandojnë femrave gjatë ciklit, pasi konsumimi I tyre redukton fryrjen dhe toksinar që mblidhen në organizëm, kur eliminimi natyral i tyre vështirësohet.
Por edhe piperi është i njohur për aftësinë për të djegur yndyrën. Ai stimulon tretjen dhe ndikon në mbajtjen e formës fizike.
Ndërsa kosi përmban fermentët laktike, të cilat ndihmojnë florën intestinale dhe përmirësojnë përthithjen e substancave ushqyese. / G. Sokoli
