Një requiem për drejtësinë e pamundur

anazapta

A t’i besosh preambulës së Kushtetutës: “Ne, Populli i Shqipërisë …me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut … vendosim këtë Kushtetutë” etj?

Që të protestosh për të drejtën tënde, plumbin ballit e ke pafajshmërisht. Madje edhe nëse të qëllon të kalosh rastësisht në bulevardin e njeriut dhe të koalicionit të gabuar. Pafajshmërisht, ti do përfundosh kufomë me plumb rikoshetë, e për ty do kujtohen në ndonjë përvjetor. Cfarë ka mbetur nga drejtësia në demokracinë tonë kushtetuese? Nga të gjitha veprat, fjalët, doktrinat, vendimet e dhëna për të sqaruar idenë e drejtësisë? Apo misionin e gjyqësorit?  Për pavarësinë e gjyqësorit jo qëllim në vetvete, por në funksion të drejtësidhënies. Për drejtësidhënien që jepet në emër të popullit. Për garancitë e mekanizmat në duart e operatorëve të drejtësisë, që të rivendosin rendin e duhur të vlerave e të të drejtave.  Për ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Për shtetin e së drejtës, dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Për rolin e gjyqtarit dhe gjykatave… E të tjera broçkulla serioze. Çfarë mbetet për të gjithë të vrarët e pakallur të drejtësisë së munguar shqiptare? Një requiem për vdekjen e saj të paralajmëruar.

 

Opinion i nënshkruar: Yllka Lamçe

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *