Një rrëfim mbi përçarjet alla-Berishë

anazapta

Faleminderit, Gazeta “Dita”, për mendimin që japim. Doja të shkruaj për një ngjarje që më ka ndodhur në vitin 1997. Nga Vlora të shkoje për në veri ishte shumë e vështirë. Isha i ftuar për një gëzim familjar nga një familje në rrethin e Pukës. Unë si njeriu më i afërt atje, isha i shoqëruar nga vëllai e një kushëriri ynë.

Shkuam me makinë me targa tëTiranës, se me targa të Vlorës nuk bëhej fjalë. Sa arritëm afër familjes u habitëm me njerëzit te ajo familje, kur shkuam s’gjetëm njerëz. Që ta kuptojë gjithë publiku ç’kish ndodhur. Kur po shkonim afër, një anëtar i asaj familje, pa ndonjë të keq, kallëzoi se po vjen Vlora. Të gjithë sa qenë u shpërndanë si rrufe dhe morën armët, zunë pozicionet. Nuk e di nëse e kuptoni ku dua të dal. Ne shkuam për dasmë, ata menduan se shkuam për luftë.

Pra, kjo ishte politika e Sali Berishës. Sa keq! Në ’97 një gazetar mediokër ka botuar dhe një libër për ngjarjet e asaj kohe “Vlora ‘97”, të shkruajë çfarë ndodhi. Gjithë përmbajtja e librit flet për veprimtarinë kriminale të qeverisë e asaj kohe. Por Saliu si njeriu më kriminel dhe i korruptuar i dha një post këtij autorit të librit. Dhe ai u ble si gjiza që ka erë të keqe. Si dhe disa gazetarë e analistë të tjerë me fytyrë meiti që dalin e na gënjejnë në çdo ekran e gazetë që Saliu i ka në pronësi. Faleminderit!

 

SMS në DITA në 0689073730

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *