(Ese për një çështje juridike civile)
Bulevardi i dëshmorëve të kombit “ Zogu i Parë » (sikurse e quaj në gjuhën time private) është i shkretë. Disa makina policie anash trotuarit, policë që devijojnë qarkullimin te Ura e Lanës dhe te Presidenca, si edhe forca të ndërhyrjes së shpejtë instaluar poshtë ministrisë së drejtësisë – ja çfarë shoh.
Kuptoj se liderë të komunitetit çam, shoh edhe ndonjë deputet, te oborri i ish-Piramidës, po grumbullojnë disa dhjetëra gra, vajza të reja e djem të rinj, disa veshur me kostume të bukura popullore. Në sfond vë re portretin e madh të Presidentit Papulias, që me sinqeritet e them e kam pasur shumë për zemër qëkurse erdhi për vizitë te shtëpia e aktorit komik me banim në Fier z. Fuat Boçi. Më duket shumë human qysh atëherë.
Çamët janë paqësorë dhe nuk duket se ka shumë nevojë për aq forca rendi për të garantuar atë miting pëllumbash paqe dhe njerëzish të urtë dhe të edukuar. Por, s’i dihet, them me vete, ndonjë provokator i futur mund të bëjë ndonjë dëm që ta paguajnë pastaj marrëdhëniet shqiptaro-greke që në thelb e kanë ndikuar aq shumë jetën tonë.
Është e bukur Greqia, janë interesantë grekët, sa herë kam shkuar jam pritur me mikpritje të spikatur, kanë gjetur veten me mijëra e mijëra shqiptarë aty. Histori madhështore…
Ndal këmbët dhe dëgjoj oratorët. Sa herë bëhet fjalë për çamët më kujtohet me nostalgji fëmijëria ime.
Tahir D. ky shok i mirë fëmijërie
Pothuajse jam rritur nga Tahir D., me të cilin kishim miqësi familjare për disa dekada. Ishte një çam i ardhur nga eksodi i fundit të Luftës së Dytë botërore, sa bukur i këndonte këngët shqiptare dhe greke të Paramithisë, qante për ato vise, i qante vallet greke dhe çame kur ngrihej të kërcente në dasma a ziafete, gjithë njerëzit donin Tahir D., heroi i fëmijërisë sime, fliste një shqipe të çuditshme me theks grek, i besës sa s’ka më, njerëzor si ai, një familje paksa e trembur si trumcakë që furtuna i kishte hedhur në vend të huaj…, ca fëmijë të urtë e të edukuar, të gjithë biondë.
Pres të kuptoj ndonjë gjë nga fjalimet, por nuk marr vesh asgjë. Cfarë bëhet këtu ? Dikush i drejtohet Presidentit të urtë Papulias duke i thënë se “me moshën që ke bëj një veprim në të mirë të çamëve… “. Por, çfarë lidhje ka mosha e Presidentit Papulias ? Pastaj, pse akte individuale janë aktet politike madhore? Dikush tjetër i kujton Presidentit të urtë Papulias se ka pirë qumësht në gjinj nënash çame, prandaj duhet të bëjë aktin e mirëpritur. Po çfarë lidhje, them, ka të pish qumësht gjiri nga nëna çame, me sjelljen politike kur je në një post? Nuk kuptoj për bé asgjë…
Nuk di nëse heroi dhe super-njeriu Tahir D., çami im i fëmijërisë, do të kishte folur kështu. Nuk besoj të kishte folur kështu as në një dasmë.
Pyes veten me shqetësim, aty mbështetur pas një peme në atë ditë me diell: “Çfarë po i kërkojnë dhe kujt po ja kërkojnë ? Një çami apo zyrtarit më të lartë grek ?” Sepse duke e bërë Presidentin e urtë grek gati-gati një çam, krijohet përshtypja se kjo qenka një çështje mes çamësh, mes shqiptarësh pra. Pse biem në monolog shpesh në të folurin politik dhe mediatik ? Flasim me vete sepse nuk dimë të dialogojmë me të huajin. Pse harrojnë këta njerëz të mirë, patriotë të madhështorit Tahir D. dhe familjes së tij bionde, se zoti Papulias ka ardhur si President i një shteti të huaj pra nuk ka kuptim të dialogosh me të si me një çam. Por, se mos është vetëm kjo që nuk kuptova atë ditë të bukur me diell mes një mitingu paqësor me njerëz veshur me kostume të bukura popullore dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë që qëndronin të gatshme të ruanin qetësinë publike nga ndonjë provokator.
Prej kohësh kur bëhet fjalë për fatet e familjes të Tahir D. që qante për Paramithinë e tij pas gotës së parë të rakisë në dasmë dhe pas gotës së dytë niste këndonte këngët greke e çame të krahinës së tij, nuk kuptoj shumë gjëra. Nuk kuptoj as historianë, as politikanë që më duket se e ngatërrojnë keq duke e kokolepsur çështjen. Tahir D. vuante për Paramithinë e tij. Por i besonte shprehjes se kur Mali nuk shkon te Muhameti, duhet të shkojë Muhameti te Mali. Tahir D. nuk shpresonte t’ia sillnin Paramithinë e tij në Tiranë, as kur bëhej çakërqejf, nuk shpresonte një çudi të tillë, ai donte të shkonte esëll a paksa i dehur nga malli te Paramithia e tij.
Tahir D. më ndihmon të kuptoj
Çfarë nuk kam kuptuar kurrë? Mbase faji është imi që nuk i kam hyrë kësaj çështjeje me themel për t’u sqaruar. Nuk kuptoj se përse Presidenti Nishani kërkon thjesht anulimin e të qenurit të ligjit të luftës pa e trajtuar çështjen krejtësisht ndryshe.
Kush ia bën fjalimin ?
Në vitin e largët 1940 Shqipëria nuk ekzistonte fare si shtet sovran dhe i lirë, por bënte pjesë në territoret e Viktor Emanuelit. Lufta ishte me Greqisë dhe Italisë fashiste. Grekët e shkretë ishin viktima dhe luftuan me trimëri për muaj të tërë. Nuk i hodhën armët brenda dy ditëve. As mbreti nuk i braktisi në çast. Ca kolaboracionistë që shpallën se Shqipëria do të ishte në luftë me të gjitha ato shtete që perandoria italiane do të ishte në luftë nuk përfaqësojnë asnjë shtet të pavarur shqiptar. Shteti shqiptar i pavarur nuk ekzistonte as realisht dhe as juridikisht. Kolaboracionistët përfaqësonin perandorinë fashiste italiane jo sovranin e lirë popullor. Ky ishte statusi juridik i shtetit në atë kohë dhe si i tillë duhet trajtuar, besoj, nga ne. As i shkonte ndërmend ndonjë shteti shqiptar sovran t’i shpallte ndonjë luftë Greqisë. E pse ta bënte ?
Pra, nuk është thjesht puna te anulimi i ligjit të luftës me Shqipërinë, puna do ligjëruar ndryshe besoj unë. Ky ligj lufte ashtu sikurse është formuluar nuk fokuson fare logjikisht shtetin e sotëm të pavarur shqiptar. Po fare, fare. Ndaç të rrijë në fuqi, ndaç të mos rrijë në fuqi, le ta pësojnë italianët poqe puna, por shteti shqiptar jo, sepse nuk ishte fare palë ndërluftuese. Kurorën e sovranit shqiptar kolaboracionistët dhe spiunët e gjithë kohëve ja kishin vendosur në kokë perandori roman.
E kam lexuar ligjin e luftës dhe jam munduar të shoh se ku janë pasojat që pengojnë juridikisht t’u kthehen pronat çamëve. Atje thuhet, mesa di të lexoj, se nënshtetas të fuqive armike pësojnë sekuestro të pasurive. Luftë hesapi, shfaros të shfarosim, plaçkit të plaçkisim.
Çfarë është realisht Tahir D.?
Po dale njëherë… Tahir D. nuk ishte fare nënshtetas i perandorisë fashiste italiane në atë kohë, as i Shqipërisë të pushtuar që nuk ekzistonte fare si shtet sovran. Kur nuk je sovran nuk ke asnjë përgjegjësi. Je si njeri me tru të bllokuar, dhe asnjë ligj nuk të mban përgjegjës. Tahir D. ishte çam, i fesë islame, i dashuruar pas kulturës greke dhe artit grek, me identitet kulturor dhe gjuhësor të dyfishtë, edhe grek edhe çam – shqiptar, pra një margaritar ndërkulturor.
Por, amà ishte nënshtetas grek. I plotë. Pikë qytetarie shqiptare apo italiane nuk kishte. Tjetër identiteti kombëtar shqiptar i nënkulturës çame, e jona po aq sa edhe e Tahir D., shqiptar i kulluar, tjetër nështetësia, ajo që njeh shteti grek, çdo shtet në fakt. Dhe Tahir D. ishte grek, shtetas grek po aq sa Akili ishte qytetar i një shtet – qyteti grek.
Pra, nuk ka pikë lidhje ligji i luftës me pronat e çamëve, së paku me pronat e Tahir D. në Paramithi, një arë në cep të lumit, një kasolle bagëtish dhe disa ullinj. Qante për to kur dehej qytetari grek me shpirt gjigant çam, grek, shqiptar, që kur ngrihej në valle ngrinte flakë përpjetë zemrat e dasmorëve apo festonjësve.
Le të rrijë ligji luftës sa t’i dojë qejfi, le të kënaqen patriotët grekë sa të duan, ai s’ka asnjë lidhje juridike, them unë, me pronat e shtetasve grekë me subkulturë çame.
Çështja çame është një çështje e brendshme e Greqisë mike, nuk besoj se ka lidhje juridike me ndonjë marrëdhënie mes Shqipërisë dhe Greqisë. Është një problem i brendshëm grek dhe jo një problem marrëdhëniesh ndërkombëtare. Problem marrëdhëniesh ndërkombëtare e bëri logjika e luftës së ftohte, por në fakt Shqipëria nuk hyn fare aty. E shumta shteti shqiptar ka vend të interesohet për shtetasit e huaj me identitet kombëtar shqiptar, sikurse janë çamët, po aq sa duhet të interesohet për shqiptarët e Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Kaq. Por, hesapet dhe të mirat çamët si shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi i kanë me shtetet ku ata kanë qenë ose janë qytetarë.
Tahir D., ky bashkëqytetar i Sokratit
Unë mendoj ndofta gabim, por me besnikëri ndaj faktit që edhe unë ndihem çam sepse më ka rritur familja e Tahir D., dhe nuk e harroj këtë fakt derisa të jem gjallë, kthimi i çështjes çame në një çështje të marrëdhënieve shqiptaro – greke e ka penguar më shumë sesa e ka ndihur zgjidhjen e problemit çam. Ngatërruar pastaj me çështje kufijsh e territoresh që edhe nëse ka vend debatesh historianësh nuk ka fare lidhje me çështjen e pronave të çamëve. Po fare, fare. Po të kisha qenë si personi që ka shkruar fjalimin e presidentit tim do të kisha shkruar se çështja çame është një çështje e brendshme mes qytetarëve grekë, pra mes shtetit grek dhe qytetarëve grekë që janë çamët. Si ? – e ndjej formalistin që pasi bën vetullat çark ngre gishtin akuzues përpjetë dhe të shan, pështyn, ofendon : O injorant, o jo-historian, o ironik, a nuk e di se çamët janë qytetarë shqiptarë ? Ku jeton more i papërgjegjshëm ! Po e shaj, mallkoj veten time, përpara sesa Patrioti i Madh të hedhë breshërinë e ofendimeve ndaj meje.
Po dale dale, se injorant mbase edhe jam, por Tahir D. e kam njohur mirë. Tahir D. e la historia brenda një nate jashtë, pa shtëpi dhe katandi. Qindra kilometra kishte bërë Tahir D. dhe Panajot Pano (sipas të thënave të familjarëve të Tahir D., por mbase historia e të madhit Pano është një delir fëmijërie për mua dhe s’ka gjë të vërtetë) për të ikur nga Paramithia e ardhur në Shqipëri. Për t’i shpëtuar rrebesheve dhe epsheve luftarake që në kohë lufte grijnë e presin, masakrojnë. Pas një kohe iu dhanë qytetarinë shqiptare. Kjo nënkuptonte një dhënie por dhe një marrje të detyruar. Shteti totalitar ashtu është. Ka nevojë të citoj Hannah Arendin? Të jep mbrojtje, por të merr lirinë. S’mund të bënte ndryshe edhe me çamët e gjorë, as me Tahir D, as me Panajot Panon. Por, edhe Tahir D. nuk mund të bënte ndryshe, ose duhej ta pranonte “dorën e ngrohtë“ të shtetit totalitar, pra të merrte me pahir qytetarinë shqiptare, ose të endej maleve të Gramozit në dëborë derisa shpirti t’i dilte urie a trupi t’i grihej nga masakrat e luftës që kurrë mos u përsëriste më për të dy popujt tanë të lashtë, mijëra vjet jetuar bashkë. Çamët si Tahir D. ishin qytetarë grekë, me pahir i bënë qytetarë shqiptarë, pra u detyruan të braktisin shtetin e vet, ja u zhvatën qytetarinë greke. Vallet e Tahir D. dëshmonin sigurinë e tij në Atdheun e vet kulturor, por në një shtet të huaj, kurse sytë e tij të zinj dhe të lëvizshëm, me frikë, shprehnin marrjen e lirisë, i kishin marrë gjënë më të shtrenjtë sipas Sokratit, qytetarinë e shtetit të vet, Greqisë së vet të dashur.
Që Tahir D. të mos ketë më brenga
Tahir D. e donte Greqinë. Po aq sa edhe Shqipërinë. Ai kishte frikë ta thoshte këtë. Ideologjia e kohës e detyronte me dhunë dhe ligj që të harronte shtetësinë e tij greke dhe të fshihej e strukej pas kombëtarizmës totalitare të asaj kohe, pas Luftës së Ftohtë, duke u përdorur si mish për top në marrëdhëniet e ngrira shqiptaro – greke të atyre dekadave ku disa tela me gjemba dhe piramida ndanin fatet e dy popujve duke e kthyer kufirin në ferr.
Po të më dëgjonte sot Tahir D. unë do t’i thosha se ti bën mirë që kërkon të drejtat e tua, edhe unë bashkë me ty, si detyrim fëmijëror, i kërkoj në mitingje a ku të duash ti. Nuk i tradhtoj kurrë miqtë, sidomos kur janë keq, sepse kur janë mirë s’kam kohë t’ua var shumë…Por, pse i lidh kot historitë e tua me një ligj lufte që nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë ? Pse pohon se ligji i luftës pengon kthimin e pasurive të tua? Nuk kanë lidhje fare. Një avokat i mirë ta fiton këtë gjyq kur të duash ti në çdo instancë gjyqësore ndërkombëtare. Është thjesht çështje civile. Ato fitohen ose humben gjyqësisht. Çështjet territoriale dhe gjeopolitike as nuk fitohen e as humben me gjyqe. Jo më kot ke njëzet vjet që të sorrollasin. Kërko të të kthejnë gjënë më të shtrenjtë sipas Sokratit, nënshtetësinë greke, Ai, i madhi, pranoi më mirë të helmohej, pra t’i jepte fund jetës, sesa të humbiste shtetësinë vet fillestare. Mos mungo të më hedhësh edhe mua në gjyq se të kam dhënë me detyrim e dhunë një shtetësi që nuk e kërkove, pra të hedhësh në gjyq edhe shtetin shqiptar që të bëri tërthorazi të humbasësh nënshtetësinë greke. Sigurisht shtetin totalitar dhe jo atë demokratik. Por, vazhdim i njeri tjetrit janë gjithsesi. Në gjykatë edhe shtetin grek ku të kërkosh kthimin e shtetësisë. Mund të bëhesh pak edhe pak apatrid për disa kohë. Hidhe tutje pasaportën shqiptare. Gjendja do të bëhet dramatike sikurse bëhet në prag-zgjidhjeje që mund të marrë dekada. Veprat e guximshme për t’u zgjidhur kërkojnë kurajë. Njësoj si Tahir D. vrapoi qindra kilometra si marathonomak për të ardhur te kombi mëmë, si fëmija i trembur nga rreziku vjen në gjirin e nënës. Por, rreziku kaloi tani. Nëna duhet ta kuptojë, edhe fëmija. Pasi të rimarrësh nënshtetësinë greke, pra do të rifitosh atë që ta morën padrejtësisht me dhunë të dy shtetet e asaj kohe, mund të vish të jetosh përsëri në Tiranë si aga, në vendin tënd, por edhe në Greqi si efendiko. Voto në dy vende, sikurse bëjnë pafund shqiptarë sot. Jetojmë në një epokë tjetër, nuk ka arsye të mbetemi robër të deklaratave të luftës së ftohtë. Edhe presidentin e urtë Papulias e ngacmojnë fare kot në privatësinë e tij fëmijërore duke i kujtuar qumështin e nënës. Nuk i bëhet mikut kjo. Pasi të marrësh nënshtetësinë greke bëju deputet edhe në Athinë edhe në Tiranë. Juridikisht është e mundur. Paradoksi i lirisë.
Gjykatat ndërkombëtare dhe Evropa e kuptojnë këtë gjuhë sepse mbi atë kod janë ngritur. Mbi këtë bazë rinis një pistë të re Tahir D., i nderuar, kudo që të jesh, shpresoj se më dëgjon, në Tokë a në Qiell, dhe pasardhësit e tu do të jenë ura miqësie mes dy popujsh që asnjë furtunë nuk ua pengoi fqinjërimin shekullor.
Përndryshe harroje këtë mesele, hajde rri këtu me mua në pleqërim, si në fëmijëri, si qytetarë shqiptarë, dhe mos u përdor kot në mitingje pa kuptim e lidhje aty poshtë piramidës që të manipulon, shtyp dhe përdor në hierarkinë saj të ftohtë ku vetëm përkohësisht rrëshqet mureve të mermertë dhe të rrjepur duke provuar ankthin e hedhjes në rrëpirë fëmijë guximtarë.
Bukur z. Fuga.
Shkruar me ndjenje dhe mendje.
Mire ben qe pyet, kush ia shkruan pacavuret Presidentit?
Ju e dini shume mire se kush ia shkruan, dhe besoj se nuk eshte nje pyetje, eshte thjesht nje klithme zgjimi per Nishan Mehmetin dhe nishanllinjte e tjere, axhaminj te politikes shqiptare.
Pershendetje
1. C’fare lidhje kane fotografite e Arvanitasve me Camerine, e vetmja lidhjejane qe jane therur me njeri tjetrin, Arvanitasit ne mbrojtje te Krishterizmit dhe Helenizmit dhe Camet ne mbrojtjete Perandoris Osmane dhe Islamit. Lexoni internet “zerin e Camerise” Camet mburen qe luftuan kunder Arvanitasve.
2. Stema e shoqates Cameria eshte kopjuar (dhe shtremberuare verteta) nga Dhrahmia e lashte monedha edhe e Epirit, ne ate monedhe emri Piro shkruhej ne Greqishte “Pirro mbret i Epirit” (menje gramatik te paster te sotme Greke) dhe Jo “Piro mbret i Camerise”, (shiko ne internet).
Dhe Bota doni qe tju besoje……Vetem injoranteve te pashkolle mund t’jua shisni keto Peralla.
Pyetje dogmatike(C’fare lidhje kane fotografite e Arvanitasve
me Camerine)!!!!
Atehere mund te thoni edhe per flamurin shqiptare
qe cfar lidhje ka ky flamur me shqiperine???
sepse eshte flamuri i bizantit,,, apo jo.
Atehere mund te thoni edhe per ortodokset shqipetare
qe cfar lidhje kan me shqiperine??? se jane ortodoks
grek.
Atehere mund te thoni edhe clidhje ka vorjo epiri
qe eshte territor shqipetare??? eshte territor grek.
E keshtu me shembuj te atille ne pafundesi.
Atehere ju drejtoj un nje pyetje cfar eshte e “verteta”??
Jam i sigurte qe nuk je ne gjendje te me japesh pergjigje,
sepse nuk je ne lartesine e Artan Fuges qe te japesh
nje pergjigje filozofike per te verteten.
Kur lexon kete Fugen , e kupton arsyen perse ne shqiptaret e kemi krijuar shtetin kaq vone , dhe pse nuk dijme te bejme shtet
Thoshte nje diplomat serb ketu ne New York para nje viiti ne nje takim
me politikanet amerikane se “….shqitparet jane popullsi jo shtet -formuese ,sepse nuk kane aftesine e Mendimit konceptual ne eprgjithesi dhe per formimin e shtetit ne vecanti…”
Ne fakt kete mungesen e aftesise per shtet-formim tek kombi jone e kane vetem intelektualet tane , sepse jane intelektualet ata qe me idete e tyre krijojne shtetin per cdo komb
–Intelektualet tane per shkak te personalitetit prej zvarraniku nuk harijne te mendojne aq lart sa te krijojne ne mendjen e tyre aftesine per shtet formim
Ata mbyten ne kafen e tyre te perditeshme,duke vene mbi te gjitha te drejten e tjetrit dhe duke shkelmuar te drejten e kombit te tyre
Psh ky Fuga i akohet Idrizit , pse Idrizi i tha Papulias qe tregoje veten njehere se je dhe moshe e thyer
Idrizi ja tha shume mire per ta diskretiuar kete president te nje vendi armik, i cili megjithse ka gjak shqiptar, dhe biles cam
nuk ka bere asnje percapje per te zgjidhur problemin e cameve qe u masakruan ne menyre te padrejte nga nje shqiptar tjeter sherbetor i grekeve
Dhe nqs Papuliasi do thoshte ndonje fjale te mire per camet nuk do ishte i pari ,sepse gjithe keto vite Partia Komuniste greke ka deklaruar dhe deklaron kudo te drejtat e cameve dhe padrejtesite qe ju jane bere atyre nga klasa politke greke
Dhe Idrizi ja ka bere shume mire qe ja ka plas ne fytyre Papulias ,
sepse nuk diskutohet fare qe Papulias eshte nje zedhenes i politkes kriminale greke kunder Shqiperise, por eshte soft -spoken, dhe cfaredo qe ti thuash ti atij , ai nuk te zgjidh
Ky filozofi na thote se kjo puna e prones nuk ka lidhje me ligjin e luftes ……
Une cuditem se si e merr mundimin ky te shkruaje ne kete menyre kur edhe vete greket e pranojne faktin se Ligji iLuftes e bllokon pasurine e cameve , nen pretekstin e pasurise se bashkepunetoreve te nazizmit te cileve per kete arsye ju eshte konfiskuar pasuria ….
I thoni ketij fillozofit para se te shkruaje dhe te kaloje ne orgazem per greket te lexoje njecike me shume per historine e maredhenieve midis nesh dhe grekeve
Biles edhe ne keto dite, qe na paska vajtur ky Fuga dhe paska gjetur atje greket shume te mire …jane bere nga greket me mijera krime te pajustifikuara duke vrare emigrantet shqiptare te pafajeshem
Shto pastja faktin qe ushtria greke i ben reshtoret me kengen :…..me zorret e shqiptareve do bejme litare…
Apo kompozitoret greke bejne kenge qe shajne direkt Shipqerine duke thene :..gamuto Alvania etj etj
Dhe me cudit edhe ruga qe jep ky Fuga per te zgjidh problemin cam, problem qe nuk eshte vetem sepse ka dhjetra bejlere te Kolonjes qe i kane pronat ne Greqi , si gjyshi im pershembull dhe nuk i merr dot , se shteti grek nuk te qas fare…
Ose edhe Te vesh ne gjykatat e Europes per te gjet pronen tende eshte nje ndermarje shume e madhe
Ruga e VETME E zgjidhjes se problemit cam esht ngritja e ketij problemi ne parlamentin Europian
Kur ju tha njehere zonjes Pack problemi cam , ajo u skandalizua dhe tha _Si ka mundesi qe ky problem nuk eshte trajtuar me pare ….
—
Pra problemi cam Zgjidhet vetem po te ngrihet dhe te behet ceshtje e dites ne Parlamentin Europian , sepse qeveria greke mban nje ligj nje kirminal lufte kunder Shqiperise, dhe me ate ligj i shpall edhe femijet kriminel lufte ,duke mos ju lejuar te drejten e trashegimit te prones se tyre
Aty kerkohet e drejta e prones, se Cameve dhe nuk ka rendesi fare se ca shtetesie kane camet
Per shtetesi ata marin ke te duan , ndersa pronen nuk ke te drejte tja marresh tjetrit me vendimet e asnje lloj parlamenti
Edhe ne lidhje me ceshtjen e Mbretit , ky fillozofi nuk e dikerka se mbreti i Greqise vertet ne fillim ishte kunder Italise,
por pastaj u be pro Hitlerit dhe ishte pro nazizmit —
Ne fakt pavaresisht bombave tymuese qe hedh ky vullnetari i grekut me emrin Fuga
duhet qe shqiptaret ta kuptojne se asnje problem , absolutisht asnje , nuk mund te zgjidhet ne bisedime dy paleshe me greket,
por vetem me ndermjetesimin e pales se trete , qe duhet te jete EU
Ndryshe bisedat me greket jane njelloj sikur bisedon me murin
Ata jane nje popullsi thellesisht antishqiptare, dhe biles ata te gjithe pa perjashtim nuk na njohin ne si komb –por na klasifikojne si gjysem grek dhe gjysem turk __Per greket nuk kak omb shqiptar, sepse ata jne te gjithe nen efektin e kishes se tyre kriminale e cila ben ligjin
Ndaj nuk ka kuptim te bisedosh me dike qe nuk te degjon, por kerkon qe vetem ti ta degjosh
Ata do kerkojne gjithmone te avancojne ne kerkesat e tyre duke kerkuar sa me shume vare per ushtaret e tyre imagjinare , do kekrojne te marrin detin, do mbajne te uzurpuar kishen tone perjetesisht , nderkaq qe midis nesh keto kerkesa do na i paraqesin si normale keta Fugat qe kemi ne mes tone…..
Une nuk e kutpoj perse ky e merr gjithe kete mundim duke ju bere elozhe grekeve,
kur ne i shikojme perdite armiqesine e grekut te thjeshte dhe te shtetit grek e te kishes greke
Ne shikojme perdite kerkesat e neveriteshme qe ben politka greke me varet imagjinare te ushtareve te saj,,me politkanet greke qe shkojne ne Permet dhe Himare dhe ju bejne thirje njerezve atje per lufte …..
Ne sot jetojme ne nje kohe demokratike dhe keto ceshtje te gjithe intelektualet duhet te kerkojne ti zgjidhim nepermjet EU-se,
sepse EU eshte albitri me i pa anshem dhe me demokratik i kesaj Europe moderne
Jemi ne Europe..Kemi probleme –ok Hajde i zgjidhim me arbiter te EU-se,
se ne keto probleme nu kmund ti zgjidhesh me ate qe i ka krijuar keto probleme
Eshte njelloj sikur ti te shkosh dhe ti kerksh hajdutit te shtepise qe te te japi ato qe te ka vjedhur …
Nuk ka llogjike ti kerkosh hajdutit te te japi ate qe te ka marre
Ti duhet te shkosh ne gjykate dhe atje ka nje ndermjetes -gjykatesi qe vendos kush ka te drejte
E tilleduhet te jete edhe zgjidhja e problemeve tona me Greqine –Duhet perdorur gjykatesi EU , se ndryshe eshte pune e kote
Ne fund do thosha se Perse keta ,filozofet si pune e ketij Fuges apo edhe e ca te tjereve e trajtjne njeriun shqiptar me percmim dhe i thurin elozhe fqinjit tone grek
qe ka ne kuriz nje te kaluar kriminale kunder vendit tone ,si ne rastine cameve
ashtu edhe ne luften qe bene ne gusht te 1949, kur donin te pushtonin jugun tone ..?
Eshte me te vertete e habitshme qe si mund te kete akoma qenie me shpirt kaq te ulet prej skllavi ne keto kohe moderne ?
Dhe ne te njejten kohe eshte edhe indinjuese se si njerez te tille marin mundimin qe idete e tyre te percudnuara tja servirin popullit tone ……
Se cfare ke shkruajtur o Raimond vlonjati as vete nuk e kupton e jo me te kuptosh A.Fugen,qe me thene te drejten ka shkruar ne menyre shume realiste dhe dhe aspak pro greke dhe anti shqiptare si duan ta perkthejne ca idiote si puna jote. E kam te qarte se tipave si puna jote (qe fatekeqesisht jane shume) u rrine fiks politikane te tipit Sh.Idrizi,por duhet ditur qe keto lloj politikash qe ben ai dhe keto lloj komentesh qe ben ti vetem per i perkasin nje lloj shtrese goxha te trashe te shoqerise sone: Injorances!
Te ktheva nje pergjigje pa sharje sic ke bere ti, por keta e kane hequr
Zoti Fuga un personalisht i kam lexuar nja dy libra qe
ju keni shkruajtur ” Briret e dhise” dhe “RRota e mundimit”
Jeni nje person shume i nderuar qe flisni pr ceshtjen came
sepse lartesia e mendjes filozofike eshte edhe pak lartesi
e narcizismit, e them narcizismit sepse si ka pas thene
Sokrati, qe per te jetuar i vetem duhet te jeshe ose
kafshe ose zot, kurse Fridrich Nietzsche tha qe Sokrati
ka perjashtuar nje mundesi te trete qe mund te jeshe
kafshe, zot, ose filozof.
Kur e tere historia e kultures mblidhet para syve tane si
nje lemsh idesh edhe te keqija edhe fisnike, edhe te verteta
edhe te rreme, dhe ai filozof qe e shikon kete vrull valesh
provokon pothuajse pershtypjen sikur e ka zene deti,
kuptohet se cfar ngushullimi gjendet ne idene e nje
filozofi qe shndrrohet: ky filozof zbulohet gjithnje e me
shume ne shndrrimet dhe ne fatet nje populli qe nuk din
se ku te shfryje pafuqine dhe pa-perkrahjen e tij. Dhe e
gjitha kjo e disa shkrimeve pseudo dashamirese, nuk eshte
vecse nje mekanike e verber , e nje loje e ndersjellte
forcash qe nuk kan as kuptim dhe as qellim.
Nuk eshte e zakonte qe Profesor i Universiteteve te
beje shderrimin e kendveshtriminn metafizik-pothuajse
nje veshtrim i hedhur nga lartesia e nje fari mbi detin e
historise – ne te cilin gjete ngushullimin tuaj si filozof
dijetare teper historizues; nga kjo ide nuk duhet te
pezmatohesh , sado e gabuar te jete ajo. Vetem ai qe
si SOKRATI dhe PLATONI , mohon zhvillimin dionozik
nuk ndjejne asgje nga mjerimi i ketij terbimi historik,
Prandaj edhe narcizismi filosofik, shdrrohet, si nevoje
per ta pranuar ate, dhe ngaqre nuk ndjen asgje,
me te drejte mund tia lejoje vetes qe te talle ate.
fjsla arvanite rrjedhe nga Albane-Arbane. Beji dy klase shkolle pastaj merru me internet. Albanet jane identitet e jo krahine, dhe sa per luften fetare e ke te dikumentuar ne histori kryepeshkopim ortodox we i puthi unazen sulltanit.
Komenti u fshi nga moderatori per arsye etike.
Bukur fort o njeri i mencur dhe mendjendritur,zoti Fuga.
Me bukur e me drejte e shkoqur nuk ka si trajtohet ky problem,ky “lemsh” i tejthurrur.U ke vene pikat mbi “I” te gjitha aspekteve te ketij problemi ligjor,njerezor dhe shpirteror. Dialogu i mencur me Tahir D. eshte nje arritje brilante e psikologut,gazetarit dhe shkrimtarit.T’i duash camet eshte me mire duke u folur “camerisht”: aty ku u djeg e t’u japesh mend te kthjellta!Idete dhe propozimet e zotit A.Fuga jane te drejta e te vetmet qe do te conin ne zgjidhjen e problemeve te Camerise dhe cameve.Perndryshe “lemshi” vazhdon te perdridhet e te ngaterrohet pazgjithmerisht.
Ju lumte z.Fuga por dhe Ju Pitarka.15 VJET JAME DUKE THENE HAPINI DOSJET E ARSHIVES SE kUVENDIT pOPULLORE TE REPUBLIKES SE SHQIPERIS TE VITEVE 1952-1953 dhe do te gjeni gjithe familjet Came te kthyer nga Greke ne Shqiptare me Leternjoftime,pra me nenshtetesi shqiptare duke ja djegur dokumentat greke.Problemi eshte shume i thjeshte.Prlamenti te anulloje ate ligj dhe ti kthehen leternjoftimet greke popullsise came.Sa per mendjeshkurterin parafoles camet arvanitas kane qene dhe jane e njejta popullsi.ARVANITAS-ARBANET-ARBANITAS.pERSHENDETJE.
Komenti u fshi nga moderatori per arsye etike.
AI LINDI NE ESKELLIN E NJEMIJE FRYMEVE
Janoshi pa per te paren here driten e tubezuar poshte majave te Eskellit, ne dimrin e ftohte te vitit 1881.
Tre vite me vone do behej me vella Mihalin, pas dy te tjereve do kish dhe moter Borbalen e do mbyllte rrethin vicioz me me te voglin Georgy, qe nuk arriti kurre te thithte gjiun e memes qe i la jetime.
Jetonin me ate qe perendia i kish pasuruar, rrisnin gomere e mushke pa numerim, thurnin kanistra e rrogoze kanapeje, digjnin rrenje lisi e benin thengjille, rrihnin ne kudher patkonj, zinxhire, thika, luge, tigane e mbremjeve te erreta nen tymin e rreshires kendonin e hidhnin vallen e tyre cigane.
Ish kjo jete e tyre ne ate fund te viteve te 1880-es, ne Eskellin e harruar ne token e romeve.
Janoshi çdo muaj, ngarkonte karvanin me prodhimet e tyre e nisej drejt tregjeve te Maqedonise e Shqiperise, shkembente mallin me miell e krunde, me kripe, me vaj ulliri e piper te zi, me veshje e postiqe mallakastriote, shiste, blinte, blinte, shiste. Nje here ne muaj per vite te tera rrahu shtegnaja e rruge here vetem e here me Georgyn, me te voglin nga vellezerit. Mihali persosej ne punimin e hekurit dhe te bakrit, ndersa Borebala kish zene vendin e nenes. Rrodhen vitet e ndodhi qe Janoshi te dashurohej me nje gjitone ne fshatin e tij drite humbur Eskell. U martua e linden dhe femije. Nuk mund te perballonte i vetem tere barren e shtepise. Vendosi te shiste Borebalen ne Itali (ashtu ishte zakoni aso kohe) e me Mihalin vendosen te largoheshin nga Eskilli, kush drej amerikes e kush drejt Shqiperise.
E ndodhi qe me 12 majin e 1914-tes Janosh romi i Eskillit te romeve, te imbarkohej ne Antwerpin e Finlandes per tu shperngulur me familjen e Georgyn pergjithnje ne amerike.
Mihali tashme i mjeshteruar ne punimet me kudher mori rrugen per ne Shqiperi. Kish degjuar per nje qytet ku njemije dritare vidhnin drtite tere diten e falnin drite tere naten. Tregetia lulezonte ne ate kohe ne ate qytet shqiptaresh te trysteruar nga nje mal teper i larte qe e quanin Korab. Mjeshterit e punimeve me kudher dhe baker ishin mjaft te kerkuar nga zengjinet e Beratit. Dhe aty shkoi, u martua, lindi femije, u plakerua dhe vdiq.
Vdiq ne Beratin e njemije dritareve Mihali i Eskellit te njemije romeve cigane. U varros ne nje pllaje, mes pyjesh te braktisur. Me te tjere jo beratas qe jetuan aty si te ardhur nga larg.
La femije ne Beratin e njemije dritareve Mihal FUGA i Eskellit te ciganeve nga toka e romeve te Rumanise.
U rriten, u shkolluan, u bene te ditur, shkencetare e filozofe, e deri manaxhere te pushtetareve te diteve qe jetojme.
Ishin cigane FUGA-t e Eskellit te Romanise, u bene shqiptare te Beratit te Muzakajve, paçka se kujtimet ju jane zbehur ne vite.
Esse e mrekullueshme, politiko-letrare. I drejte ne kendveshtrim, paqesor dhe human, me nje gjuhe te pasur e stil qe formon konturin elegant. Pergezime z. Fuga per frymen dhe modelin e marredhenieve te njerezve dhe shteteve.
Artan FUGA filozofi i vetem shqiptar!Sikur te ishte 1/10 e shqiptareve me shpritin dhe mendjekthjellesine e Fuges edhe Shqiperia jone do te ishte ndryshe.
Pershendetje,duke mos hy ne detale po cek disa te verrteta me te cilat ne shqiptaret mburremi ,e qe nuk do te duhej,esht një hanje qe thot se”e verrteta esht me e cuditshme se imagjinata”.Psh.ktu vjen ne shprehje thanja e GJergj Fishtes ….Pal Paloka I biri I hutit qe eshte be argati I mutit,psh.I till ishte Ali Pash Tepelena me disa shqiptar te tjere….etj.etj.etj….,!.Analizojeni me shume pastaj gjykoni,te tjeret perfituen nga argatlleku yne.
Artan Fuga eshte njeri i ditur dhe me kulture, jo vetem filozofike. Por mendja dhe shpirti i Fuges nuk vlejne per zgjidhjen juridike te nje ceshtjeje.
Ligji i luftes eshte ligj lufte edhe me Shqiperine. Shqiptaret e Camerise jane masakruar per ti larguar nga trojet e tyre. Se ata duhet te ishin te krishtere, perndryshe nuk mund te quheshin grek. Masakra u zbatua per ti shperngulur dhe motivacioni ishte se bashkepunuan me ushtrine pushtuese italiane. Fatkeqesish motivi i perzenies me dhune nga trojet e tyre eshte edhe sot motivi pse ata nuk mund te kthehen ne trojet e tyre dhe te marrin pronat e tyre. Pronata jane vene nen sekuestro konservative dhe praktikisht jane tjetersuar per kete shkak, domethene se nje popullesi e tere ka qene bashkepunetore e nje shteti qe pushtoi Greqine.
Me poezi, filozofi apo folklor nuk zgjidhet problemi i nje populli te perzen nepermjet terrorit fizik e psikologjik. Greqia, Evropa apo e gjithe bota demokratike nuk funksiononjne sic deshiron A. Fuga, une, ti, i nderuar lexues dhe shume te tjere. Nese do funksionin sic ne deshirojme, atehere nuk do kishim me problem se totalitarizmi, qe paska qene shkaku i problemeve te krijuara, nuk ekziston me.
Mirepo, Greqia, Evropa dhe bota demokratike funksionon sipas ligjeve, madje shume te rrepta. Ligji eshte ne fuqi per aq kohe sa me nje ligj tjeter nuk eshte abroguar. Kaq gje e dime edhe ne qe nuk jemi jurist. Greqia domkratike, qofte ta quajme te Sokratit, qofte ta quajme te Miciotaqit, paralamenti i saj le ta abrogoje ate ligj. Nuk duhen me shume se 10 minuta per ta abroguar. Keshtu i qeteson camet dhe gjithe shqiptaret e tjere. Pastaj nuk kemi pse dalim as ne mitingje dhe as shajme ndersjelltazi ne greket dhe greket shqiptaret.
Mendoj se Tahiri, miku i Artanit, nese e ka lexuar kete shkrim do gezohet shume per konsideratat shume te ndjera te Artanit, por nuk besoj se do jete dakord te ndjek udhen qe i rekomandon miku i tij.
“Ligji” i ashtuquajtur i luftes i 1940 i drejtohet mbreterise italo -shqiptare dhe jo Republikes se Shqiperise, ai ishte dekret i firmosur nga mbreti dhe nuk ka kaluar ne parlament. Dekreti i 1987 i presidentis Karamanlis,firmuar nga kryeministri Papandreu, e hoqi gjendjen e luftes (praktikish ky ligj ka rene qe me renien e mbreterise italo-shqiptare ne 1943), ai ka te njejten fuqi me dekretin e 1940. Atehere cfare abrogimi kerkohet nga parlamenti kur ai nuk u mpleks as heren e pare as te dyten? Prona e cameve eshte sekuestruar me vendim gjykatash si colaboracioniste dhe nuk ka lidhje me “ligjin” qe nuk egziston. Edhe me Italine Marreveshja e 1946, qe eshte analoge me ate te 1996 me shqiperine e hoqi gjendjen e luftes me Italine. Por nuk kemi degjuar te ankohen italianet se nuk e paska abroguar parlamenti ligjin ne fjale.
Moj safo nga ishulli lesbo
perse i ngatarron gjerat qellimisht, qeverriA greke
i prezantoi amasades shqiptare ne athine, ne 1996
me kerkese te kesaj te fundit, qe ligji i luftes ekziston.
Kur thoni qe Cameve ju sekuestruan pronat si
kolaboracioniste, edhe ketu ja ke fut pordhes
kot, sepse e din ti sic e din edhe ato si puna jote
qe camet nuk u perzune sepse ishin kolaboracionit
por sepse ishin shqiptare, por ta marrim per te
mirqene qe na paskan qene kolaboracionist, si
mbas logjikes tende edhe grate, femijet, pleqt,
ishin kolaboracionist???
Po keni llogjike ju mor, po besove, tek perralla
2000 vjecare, po perralle mbetesh.
Mendoj se Tahiri, miku i Artanit, nese e ka lexuar kete shkrim do gezohet shume per konsideratat shume te ndjera te Artanit,
pse nguron europa te vej ne vend padrejtesine ebere se bashku me greket?
ka shkaqe?
greket jane shkaktaret dhe ata duhet te korigjojne politiken me shqiptaret e shqiperine.
Zoti Fuga nuk e di ckeni menduar kur shkruani hidhe pasaporten Shqiptare merr Greken dhe zgjidhen problemet. Shko ne gjykate dhe avokati ta fiton ceshtjen.( kush e paguan kete??)
Eshte krejt naive te mendosh kete zgjidhje kur camet si lene te kalojne kufirin.
Cameve si japin vize jo ti jepet pasaporta nga pala Greke.( ata duan dhe jugun e Shqiperise)
Jane te perzene , te grabitur dhe ne fund te padesheruar.
Shkrimi e jep krejt thjesht zgjidhjen, por harron me dashje apo jo qe keta Greket e dashur nga kendveshtrimi yt , po sorollasin me qindra mijera Shqiptare per nje leje qendrimi kur ne te gjithe Europen vendasit tane kane marre nenshtetesine per te njejten perizdhe kohore.
Ata mund te rrine Shqiptare sic jane dhe pronen ta fitojne ne se Greqia do ishte me te vertete shtet demokratik keshtu po e marrin gjermanet ne Poloni, Ceki, Sllovaki etj.( keta spo marrin pasaporta te ketyre vendeve per hater te pronave)
Camet nuk ishin me te keqinj se vete nazistet.
Shkrim vleresues per ate mikun tend por nenvlehtesues per inteligjencen Shqiptare dhe
realitetin historik.
Problemi i Cameris eshte nderlikuar shume dhe prandaj sot ka shume kendeveshtrime qe e ndelikojne ate.Njezit shprehin shpresa dhe pikpamjet e tyre te ndryshme,mme shpresa se do te ndikojne ne gjetjen e zgjidhjes se saja.Po ppritem qe ate ta zgjidh Papuliasi dhe grekeria, mjafton te kujtojme krimet qe beri grekeria ne Trojene pafajshme,nga rrembimi i nje gruaje (me deshiren e saj…).Odisene denoj Perendija (gjate kethimit ne shtepi,per gjate 10 vjetve…).Por sot “nuk ka perendi…” qe te marri hakun e cameve qe u vran dhe u perzun nga pronat e tyre…”Thone se ka Organizat te Kombeve te Bashkuara! Ka Bbashkim Europian! Ka Gjykat Nderkombetare…! Camet e shkret kerkojnne drejtesi,sepse sot njerzimi eshte qyteteruar dhe do te mund te gjendet drejtesiia…se prandaj dhe iku Zoti,sepse qyteterimi gjoja do t’i zgjidhte vete te gjitha problemet midid njerzeve!!!!
Por njerzimi akoma nuk eshte bere i njerzishem;prandaj genjehen njerzit dhe presin drejtesi nga Gjykata Nderkombetare”.apo nga Presidenti i Greqis???!!
Mire o profesor Fuga e ben analizen per problemin cam e per shokun tuaj te femijerise.
Greku me dhune i perzuri camet, ne ate gjendje ata lane tokat e tyre dhe si refugjate u dynden ne dheun ame, ku u pranuan me dashamiresi, mbas lufte nuk munden te ktheheshin me ne tokat e tyre dhe vendosen te qendrojne aty ku i mbajten jo si refugjate, por si bije te tokes ame.Nuk mund te liheshin pa nje dukument identifikimi, per aq kohe sa ishte e pamundur kthimi ne tokat e tyre, dhe me kete ju thoni qe shteti diktatorial u mori shtetesine. Jo profesor, nuk ua mori shtetesine greke, por i identifikoi si shtetas shqiptare, shtetesi qe e gezojne edhe sot, besoj se e keni mese te qarte qe ne gjithe ato vite te “diktatures” ata nuk mund te ktheheshin ne tokat e tyre e te rimerrnin shtetesine greke, te cilen nuk po munden ta marrin as sot ne shtetin demokratik grek e shqiptar. Cfare spjegimi i jepni ju profesor kesaj gjendje, te ishin akoma pa karte identiteti edhe sot, sipas argumentave tuaja keshtu i bije te jete. Te pakten sot jane te lire nga shteti i sotem shqiptar te marrin shtetesine greke, nuk kane pengesa nga diktatura, dhe nuk po e bejne dot. Ju u beni thirrje atyre, qe shteti i Enver Hoxhes ua kishte me te keq qe i pranoi dhe u dha toka e dukumente identifikimi per te jetuar ne token ame jo si refugjate, pa dukumenta identiteti, pa certifikata pronesie etj te shkonin neper shkolla e pune pa identitet. Jo profesor i te drejtes sociale, nuk mund te ndodhte e s’mund te ndodhe keshtu, sipas llogjikes tende,po. Por ju e nje takem si puna juaj, per t’u bere te besueshem, u duhet te shani diktaturen. Besoj se edhe vete camet, pervec ndonje syresh, kane qene dakort qe te kishin edhe shtetesine shqiptare, se ate greke deri tani nuk e kane marre, megjithese kane kaluar mbi 70 vjet nga koha e debimit te tyre nga Greqia. Me cfare dokumenti do t’i identifikonit ju ata sot profesor, po te mos kishin shtetesine shqiptare?
Komenti juaj me duket shume me vend Grigor.
Nuk e njoh kete A. Fugen po ky ja ka mbushur kot fare me duket me kete artikull.
I preke greket o filozof!Lufte hesapi,cfaros te cfarosim,populli cam me identitet te dyfishte,edhe grek edhe shqiptar,problemi cam eshte problem i brendshem i shtetit grek me qytetaret e tij.Kur lexoj keto mbrockulla mendoj, qe filozofi po ben interesantin,sikur nuk e njeh tragjedine e kesaj popullate thjesht shqiptare,me gjuhe,kulture,identitet,rrace,autoktoni,troje,teritor shqiptare.Ketyre shqiptareve u ra per pjese te perfshihen padrejtesisht ne shtetin grek gjate luftes ballkanike,ashtu si u perfsjine shqiptaret e kosoves ne shtetin e Serbise dhe me vone nen Jugosllavine mbreterore.Se si mund te jete problem i brendshem i shtetit grek problemi i cameve ndaj te cileve u ushtrua genocid dhe spastrim etnik,kete vetem filozofi e thote.Ai cami Tahir ishte shume prekes si personazh sepse `e donte Greqine sa Shqiperine`,,, qante per kenget greke dhe shqiptare,po cfare jane camet jevgjiter,qe te kujtojne me nostalgji doren qe i masakroi,qe te duan Greqine qe i cfarosi njesoj me atdheun te cilit i perkasin?qytetare te botes mbase jane rraca e evgjiterve qe qajne per kenget greke,por jo shqiptaret e Camerise.Ai Tahiri duhet te jete jevg,megjithese profesori filozof e ka kallaisur bjond,por ka edhe evgjite bjonde si ..
do na ndihmoje amerika gjermani dhe anglia ta marrim camerine eshte e jona.greket jane legena jevgjer bile jevgjer bjonde se jane rritur nen perkedheljen e rraces bjonde.mos u merakos o lisdushk do ta marrim .ki besim tek perendimi i cili e ka ne plan kryesor shqiperine e madhe.pershendetje nga nje jevgjit shqiptar jo bjond.
vdekje jevgjeve jobjond dhe bjond.jevgjit dava lisdushqesh jane o lisdushk.nuk duam asgje greke.as kenge as ushqime as prift as njerezit greke as sport asgje.
cameria eshte shqiptare do ta marrim.o lisdushk beje nje xhiro me autobushttp://www.verkehrsmittelvergleich.at/fahrplan/tschamerie/
o gregor
mire do ishte qe para 1960 cameve te mos u ishin marre pashaportat greke dhe njekohesisht te kishin dhe ato shqiptare me te cilat i pajisi shqiperia.sot ata nuk do te kishin probleme fare sepse do te quheshin shtatas greke.ku jane pashaportat greke te cameve sot qe i dorezuan neper degat e brendeshme neper rrethe.ato pashaporta nuk jane prone e shtetit shqiptar por e atij grek.kete te kerkojne camet cu be me pashaportat e tyre se aty mori drejtim tjeter puna.
ne o gole do ta marrim camerine do apo nuk do armiku sic morem kosoven.njerezit per nje moment edhe gabojne por kur kthjellohen mesojne se camet jane njerez te mire te dashur te beses tregetare te zotet pro perendimore kunder komuniste.camet jane njerez te mrekullueshem te shkelqyer trima biznesmene nacionalista gjithe vetite me te mira te njerezimit te njerezit e kesaj krahine i gjen.ne nuk pyesim fare per dava jevgjish greke qe na kane marre camerine.ne kemi mbretereshen e anglise qe e do fort camerine kemi vellezerit e tesasit kemi gjithe ata qe e duan camerine.rrofte popullicam
PERSHENDETJE . CAMET JANE TURQ . TURKO SHQIPTAR