Një rrëfim për respektin

redaktor

Letër e nënshkruar,

Ymer Lumshi

 

Si pensionist, më bie rasti të udhëtoj me urban në Tiranë. Dhe koha e solli që më 21 qershor 2015, pasdite, u nisa nga Fabrika e Miellit me linjën Kombinat-Kinostudio. Në çastin që hipa në autobus, ai ishte plot dhe nuk kishte vend ku të ulesha. Në moment një djalë rreth të 40-ve u ngrit menjëherë nga sedilja dhe më ofroi që të ulesha. E falënderova për gjestin dhe e pyeta: “O djalë, dua të di nga je, për të bërë të njohur se kush ma bëri këtë nder!” Ai, me një buzëqeshje plot humor: “Quhem Lefter Llozhi, jam me prejardhje nga Dukagjini i Burrelit. Tani banoj këtu në Tiranë, në Babrru në një apartament me qira. Kam punuar si emigrant në Greqi rreth 18 vjet. Bëra ca para, u ktheva në Shqipëri dhe bleva një lokal ku punojnë dy djemtë e mi. Dhe kemi akoma punë që të blejmë ndonjë shtëpi”.

Po le ta çojmë bisedën me Lefterin në fillimin e këtij shkrimi, te respekti që kanë moshat e reja për personat e moshës së tretë. Më ka bërë përshtypje se sa herë udhëtoj me urban publik, të rinj dhe të reja, porsa shohin të moshuar që rrinë në këmbë, ngrihen menjëherë dhe lirojnë vendin. Bashkëbiseduesi im e shtjellon problemin dhe më gjerë. Ai thotë: “Ne si emigrantë në dhe të huaj, jo vetëm punojmë e paguhemi, por pa para marrim dhe edukatën e kulturën, si të sillemi me njëri-tjetrin, si të komunikojmë, si t’i ndërtojmë marrëdhëniet në familje”. Doja ta vija në dukje këtë rikthim të respektit dhe edukatës në sjellje ndaj të moshuarve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *